War in the city. Bombardment civilian districts. Modern war.
Komenti

Xh. Gjini: Atë që dikur nazizmi i bëri popullit rus po i bënë sot Rusia putiniste popullit ukrainas

ATË QË I BËRI DIKUR NAZIZMI POPULLIT RUS PO I BËNË SOT RUSIA PUTINISTE POPULLIT UKRAINAS!
Dikur Rusia (Bashkimi Sovjetik) e Leninit – Stalinit rrezatonte shpresë për popujt e robëruar dhe shpresë për proletariatin botëror. Bashkimi Sovjetik u kishte njohur popujve të robëruar e të shtypur nga Rusia cariste të drejtën e krijimit të republikave të tyre deri edhe të drejtën për vetëvendosje, deri në shkëputje. Edhe atëherë Perëndimi ishte kundër Rusisë (BRSS-së) por, për dallim prej luftës së tashme pushtuese, e drejta ishte në anën e popujve të ati bashkimi të madh në BRSS-së…
Bashkimi Sovjetik kishte mbajtur barrën më të madhe në Luftën Antifashiste, duke u bërë shpresa e madhe edhe për mposhtjen e nazifashizmit…
Kurse sot, Rusia e Putinit, me një egërsi-barbari të njëjtë ose edhe më të madhe se ajo që bënte Gjermania hitleriane kundër popullit rus dhe tjerëve në Leningrad, Stalingrad…, po shkatërron, vret, djek e dhunon popullin e Ukrainës!! Ku është dallimi midis ushtrive të Hitlerit, që mbanin të rrethuar popullin e Leningradit, që shkatërronin e rrafshonin me artileri, raketa dhe avion Stalingradin, dhe ushtrive të Putinit, që po mbajnë të rrethuar miliona njerëz të pafajshëm, po hedhin në erë me raketa, bomba dhe artileri pallate, shtëpi dhe qytete të tëra?! Mund të themi se ushtritë e Putinit dallojnë nga ato të Hitlerit me potencialin më të madh shkatërrues që kanë dhe me përdorimin e kësaj fuqie shkatërruese ndaj një populli që nuk pranon t’i nënshtrohet e dorëzohet ambicieve të tij pushtuese me qëllim të restaurimit të perandorisë ruse!!… Shikojeni sot qytetin e shkatërruar të Mariupolit, të kthyer në gërmadhë (fantazmë)! Barbaria putiniste që po sheh bota ditën me diell në Ukrainë, do të dështojë me turp para heroizmit të popullit ukrainas që po lufton për lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e tij. Bota e civilizuar duhet ta ndihmojë edhe më shumë Ukrainën…