PRANËVERË BALLKANIKE APO DIMËR RUS (Ripublikim)
Prishtinë, 5 mars 2019
Perballja e dy Fuqive te Medha boterore: SHBA-ve dhe Rusise ne Iliri-Ballkan po behet gjithnje e me e hapur. Shumica e popujve ne Iliri jane te “rreshtuar” pas “pranveres amerikane”… Deri tash vetem Serbia dhe “republika Serbska” e Bosnjes jane “rreshtuar” pas “dimrit rus”. Rusia ka me shume se nje shekull e gjysme qe eshte ulur kembekryq ne Serbi. Qysh se ka ardhur “pranevera” amerikane ne Kosoven shqiptare (sidomos!) trokitjet e “dimrit rus” ne dyert e vendeve te Ilirise jane bere me te shpeshta dhe me te forta… Keto trokitje u degjuan ne Malin e Zi, ne Maqedoni, ne Kosove… Ato po degjohen keta muajt e fundit me shpesh e me fuqishem ne Republiken e Shqiperise, mu ne Tirane! Keto trokitje dikush i quajti “pranvere shqiptare”, por javet e fundit po duket ashiqare se jane trokitje te “dimrit rus”… Dorezimi i mandateve te deputeteve nga PDSH-ja dhe LSI-ja e Sali e Lulzim-Monika Berishes dhe perpjekjet per dhune e vandalizem e provuan katerciperisht ate qe ishte si dyshim… Eshte hera e pare ne historine politike bashkekohore qe nje parti a me shume parti opozitare dorezojne mandatet e deputeteve dhe dalin ne rruge e perpiqen ta marrin pushtetin me dhune, zjarr e vandalizem! Shembulli i tyre, i frymezuar nga “dimri rus”, ka paralajmerime se do te ndiqet edhe nga opozita serbe ne Malin e Zi…
Mirepo, per fatin tone, shumica absolute e shqiptareve po e kuptojne se kjo nuk eshte “pranvere shqiptare”, por “dimer rus”. Kjo u pa edhe sot ne protesten e ftuar nga Sali-Lulzim-Monika Berisha. Nuk kishte asnje me shume se 2 000 veta. Kryesisht militante fanatike ose pjesemarres te paguar me meditje… “Dimri rus” nuk u pranua as ne Maqedoni dhe as ne Mal te Zi. Edhe Greqia nuk e pranoi. Shqiptaret po e refuzojne e do ta refuzojne edhe me teper se kaq… Keto trokitje te “dimrit rus” po degjohen here pas here, kur me shume e kur me pak, edhe ne Kosoven shqiptare! Prandaj, kerkohet vemendje dhe syqeltesi! Kombit shqiptar te zezat e te keqijat i kane ardhur dhe po i vijne kryesisht nga Serbia, mike per koke e te ciles eshte Rusia… Kjo eshte arsye e mjaftueshme qe kombi shqiptar dhe institucionet e tij politike e shteterore t’i thone nje JO te madhe “dimrit rus”!…
add a comment