Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Privatizimi apo shteti ligjor

Prishtinë, 6 shkurt 2021 (ripublikim)

Në vitin 2001 e pyetën dekanin e ekonomistëve të tregut të lirë, Milton Fridmanin, për privatizimin në vendet dikur socialiste: “Një dekadë më parë, përgjigjej Fridmani, kisha vetëm tri fjalë për vendet socialiste në tranzicion (restaurim të kapitalizmit, shen. im): privatizoni, privatizoni, privatizoni! Por, e kisha patur gabim, thotë ai. Doli se shteti ligjor është më i domosdoshëm se privatizimi”, përfundon Fridemani komentin e tij për privatizimin dhe shtetin ligjor… (Francis Fukuyama: “Ndërtimi i shtetit – Qeverisja dhe rendi botëror në shek. XXI”, faqe 46.)

(TRAFIKIMI I PASURIVE NË EMËR TË PRIVATIZIMIT DHE RRËNIMI I SHTETIT LIGJOR!)
Në dy shtetet e Shqipërisë: në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës, në emër të privatizimit u shkatërrua, u grabit, u përvetësua dhe u trafikua pasuria kombëtare nga një grusht banditësh politikë, kolaboracionistesh dhe mafiozesh!! Qellim themelor i ketij fare soj “privatizimi” ishte rrenimi i bazes ekonomike, rrenimi i mbrojtjes dhe dobesimi-rrenimi i shtetit dhe autoritetit te tij…
Ne vitin 2001 e pyeten dekanin e ekonomisteve te tregut te lire, Milton Fridmanin, per privatizimin ne vendet dikur socialiste: “Një dekade me pare, pergjigjej Fridmani, kisha vetem tri fjale per vendet socialiste ne tranzicion (restaurim te kapitalizmit, shen. im): privatizoni, privatizoni, privatizoni! Por, e kisha patur gabim, thote ai. Doli se shteti ligjor eshte me i domosdoshem se privatizimi”, perfundon Fridemani komentin e tij per privatizimin dhe shtetin ligjor… (Francis Fukuyama: “Ndertimi i shtetit – Qeverisja dhe rendi boteror ne shek. XXI”, faqe 46.)
Ky koment i ketij ekonomisti me ideologji borgjeze ishte i vonuar per Republiken e Shqiperise! Mirepo, ishte tamam ne kohe per Kosoven e sapoçliruar… Klasa politike, po te mos verboheje nga lakmia per para, pushtet e lavdi (politikanet e rinj) dhe po te mos ishte me hipotekat e kolaboratores se zellshme + lakmia per t’i shtuar pasurite e tyre (klasa e vjeter kolaboracioniste) do te bente privatizimin me shume kujdes dhe vetem ne interes te zhvillimit ekonomik e te mireqenies se popullit te Kosoves shqiptare… Si u be, si u perdor, per kend u be e kujt i sherbeu “privatizimi” ne Kosoven e Shqiperise e pame te gjithe…