Komenti

Xhevat Gjini: Pavarësia ekonomike si tregues për shkallën e pavarësisë politike të një vendi

(“Reciprociteti” me Serbinë!)

Gjatë vitit 2020, po thonë mediat, Republika e Kosovës paska importuar rreth 170 milionë euro mallra nga Serbia. Shumë a! Kurse gjate vitit 2021, Kosova shqiptare paska importuar nga vrastarja e saj, Serbia, 300 milionë euro mallra (qenka dyfishuar)!!! Ndërsa, Kosova jonë e dashur, paska eksportuar gati 2 milionë euro mallra në Serbi!! Mjerim e vetëposhtërim sa s’ka më!! Kosova shqiptare është shndërruar në treg të Serbisë pa qenë fare pjesë e projektit për “Ballkanin e hapur”!! S’ka çka hapet më shumë se kaq një vend!! Dhe, të vjenë me plas kur dëgjon qeveritarë, politikanë, opinionistë e media, duke nxjerr zjarr nga goja kundër ndonjë koncerti që mund të mbahet nga ndonjë këngëtar i muzikës serbe në ndonjë qytet si Korça a në ndonjë qytet tjetër!!
Janë soji i këtyre që dërdëllisin në media a në foltore institucionesh “kundër” Serbisë, që s’po “kërkon falje për krimet dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve, duke “harruar” se pjesë e asaj fushate gati 100 vjeçare persekutimesh, dënimesh me burg, terrori e represaljesh kanë qenë edhe strukturat kolaboracioniste të Kosovës (me shqipatrë) dhe mijëra shqiptarë tjerë bashkëpunëtorë e hafije të tyre dhe, asnjëri prej tyre deri sot, nuk ka kërkuar falje për krimet që ka kryer ose për pjesëmarrje në ndjekjen, kallëzimin, torturimin, dënimin dhe vrasjen e veprimtarëve të Lëvizjes Kombëtare… Populli ynë ka thënë më së miri fjalën e tij për këto situata e për këta kolaboracionistët : “BUKA E BOTËS LAKU I KOKËS”. Topi se luan!
Duke patur këtë situatë dhe këtë marrëdhënie me Serbinë, që nuk po ngopet duke blerë armë ofanzive për ta (ri)vrarë Kosovën shqiptare, nuk po çuditem hiç me fushatën që është (ri)ndezur e ka marrë zjarr kunder Levizjes Kombëtare dhe programit të saj thellësisht liridashës e çlirimtar dhe demokratik e përparimtar, kundër Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe luftës çlirimtare të UÇK-së, posaçërisht, dhe kundër çdo vlere kombëtare shqiptare, liridashëse, përparimtare, demokratike dhe emancipuese, përgjithësisht… Ata, që kanë ngrën dhe që hanë “bukën” e Serbisë dhe të qarqeve e vendeve tjera shoviniste “natyrshem” kanë qëndruar dhe po qëndrojnë gjithnjë e më hapur edhe sot e gjithë ditën në anën e gabuar të historisë… Që të ndrrojnë krahun dhe anën duhet t’u ndalet “buka” e Serbisë dhe e qarqeve dhe vendeve tjera shoviniste dhe antishqiptare. E kuptueshme që, ky “ekuilibër” vendoset me shtet, me ligje dhe me politika shtetërore e jo me fushata rrjetesh sociale…