Vështrim/Analizë

Ylli Meçe: Populli edhe mund të dënohet, por Saliu kurrësesi

POPULLI MUND TË DËNOHET, POR SALIU …. KURRËSESI JO !
—–
Nëse shekujt që do të vijnë do shkruajnë historinë e individëve më gjaksorë e të pa shpirt, të gatshëm që me flakë zjarr e me hekur të derdhin tërbimin e tyre, pa dyshim që Sali Berisha do të renditet i pari në listën e zezë të kombit shqiptar dhe ky njeri i paisur me gjithë ligsitë shpirtërore, portretin e vet e ka të tillë, që dhe piktorët më me famë botërore nuk do guxonin dot t’i vizatonin surratin. Neroni i Romës së lashtë, deomos para tij do dukej si një liliput nga që ai dogji Romën, teksa Sala fatëkeqësisht, pasardhës i një geni te degjeneruar pellzgesh i vuri flakën gjithë Shqipërisë. Krakteri i tij agreso – impulsiv ,i komanduar nga neurone të çakëdisura, për të qenë kudo e kurdoherë i “pari” i të parëve, nën maskën e një patriotizmi të shtirur, për të larë zullumet e veta prej tre dekadash e ka bërë atë të dalë jashtë kontrollit. Po pse, cilat janë arësyet që Saliun dhe pse nuk e ka kafshuar asnjë qen, ai po bën si i tërbuar ? Zaten ai i tillë ka qenë që hershëm, por me zerat që kanë filluar të qarkullojnë kancelarive të fuqive të mëdha për rolin negativ të tij në çthurjen dhe egjenerimin e shoqërisë , përzierjen në krime me përmasa makabre të kombinuara këto me një korrupsion të pa ngopur në interes të vet dhe familjes së tij, bënë që vet Evropa dhe Amerika të mendojnë se tashmë ky është jo vetëm një figurë e konsumuar, por qëndrimi i më tejshëm i tij në politikë do të përbënte dhe një precedent te rrezikshëm për shoqërinë. Kështu që në kushte të tilla atë e shpallën “non grata”. Mesazhi nga Paqesori i Amerikes dhe Atlantiku evropian ishte i qarte : Saliun nxirreni në pension, lereni të qetë dhe nuk duhet ta dënoni. Ne vërtetë kemi folur për peshqit e mëdhenj, por nuk kemi folur kurrë për peshkaqenët . Fundja mbajeni si mostër “. Kjo ishte njëra anë e medaljes, por Amerika dhe Evropa nuk i patën bërë mirë llogaritë madje nuk e kanë ende të qartë e nuk e kanë kuptuar se ku ri dot i qetë Saliu pa zullume? Fudja çfarë i bëri Amerika atij trapit, Tramp ? A nuk tentoi dhe ish presidenti i vet Amerikës te ushtronte dhunë mbi Kapitol ?! Saliu ende nuk është i bindur qe Amerika… e ka seriozisht me të, apo jo ? Frika e përzier me pasigurinë e vet personale dhe të familjes së tij i ka fut tmerrin deri në palce. Dihet mirë se njerzit mizorë janë dhe frikacakët më të mëdhenj. Veç Sala nuk është aq budalla sa te jep përshtypjen me shikimin e parë. Ai e di fort mirë, se e gjithë kasta drejtuese e piramides shtetërore qoftë ajo e dikurshmja e PD-se dhe aleteve te saj, por dhe kjo aktualja e PS-se ,pra kupolat e tyre dhe jo njerzit e thjeshtë, janë të degjenerur, te zhytur teresisht ne afera dhe korrupsione tronditëse të dukshme e të padukëshme. Shkarkimet që ka bërë Rama ndaj disa drejtuesve dikasteresh të kabinetit te tij e deri te zvendesi i k/ministrit, si motiv kanë patur jo vetëm pa aftesinë e drejtimit, por dhe denoncimet me fakte të aferave korruptive të tyre në bashkëpunim me drejtuesit e koncensioneve apo dhe kompanive të ndryshme te vendit apo te huaja që operojnë brenda Shqipërisë. Në gjithë këtë megakorrupsion të madh kombëtar per tre dekada të jetë vallë Rama figurë e pa perlyer ? As që mund të mendohet, ja pra pse dhe xha Saliu e luan fot jo vetëm kartën nacionale dhe pastertisë së figures se tij morale, por ajo që të habit më shumë është fakti se njeriu me shpirtin më të pistë bën thirrje, për pasterti shpirtërore. Rolin e demagogut, kryemashtruesit, hipokritit, kusarit dhe vrasësit gjakftohtë në skenat e artit dramaturgjik nuk mund ta luante asnjë aktor në botë, më mirë se sa e luajti Saliu, që kur se ai u shfaq për herë të parë në skenën politike shqiptare. “Hekuri rrihet sa është i nxehtë” thotë populli, por ndodhin dhe pradokse të tilla që kur u nxeh Saliu e u skuq si hekur, ai filloi të rrahë, vrasë e gjakosë popullin e vet. Janë ende mbi letër mbi arkiva me firmë e me vulë të gjithë urdhërat e tij dhe sejmenëve të tij në “vitin Salian 1997” për të mobilizuar popullaten e kreshnikëve të veriut, kundër labërisë po aq heroike të jugut, janë ende me firme e me vulë fazat e operacionit ndeshkimor kundër popullit rebel te Vlores dhe elementeve te skeduar në rebelimin popullor. Janë ende me firme e me vulë urdherat e jerarkeve Gazidede, Zhulaler Koçeker, Çopaner, sikurse dhe urdherat per perdorimin e Lendve helmuese luftarake, apo bombrdimin qe duhet t’i bënin Vlores, nga ajri e nga deti, janë ende të pa groposura në dheun e antikitetit epitafet e varreve të të rënëve nga te dy palët, si nga strukturat represive te shtetit( te cilet dhe ata ishin bijtë tanë), por dhe bijtë e popullit. Janë e ngelen të rralla në histori që prej lindjes së nazizmit dhe fashizmit që shteti me makinerinë e tij ti hidhet popullit të vet. Në të gjithë historinë e kombit tonë qysh prej antikitetit te lashtë e deri në kohet e sotme moderne, kurrë nuk pat ndodhur që shteti me egërsinë më të madhe, nën ndikimin e një të çmenduri pathologjik të çmendej dhe vet shteti. Vetëm për këto ai qysh para një çerek shekulli i duhej i dhënë drejtësisë kombëtare apo dhe ndërkombëtare për genocid e krime e gjakderdhje me përmasa të mëdha. Po pse nuk ja dhane drejtësisë Saliun por e lanë që dhe në vitin 1998 te organizonte grushtin e shtetit dhe kush e lejoi? Atë e la vet Evropa dhe Amerika, sepse ai ishte agjent i mirfilltë i tyre dhe ata e donin Saliun. E donin, sepse vetem një ish komunist i degjeneruar si ai( dhe kurrësesi komunist të vërtetë) , mund ta kryente dhe ta çonte deri ne fund misionin e ngarkur për rrënimin me themel te te gjithe arritjeve të kohës së socializmit. Atyre nuk u leverdiste që proçesin e të ashtuquajtures ”demokraci perndimore” ta udhehiqnin ish kulakët apo ish ballisto-zogistet, sepse ata ishin te diskretitur ne popull nga E. Hoxha, madje dhe nga vet aleatet e medhenj e për me teper që vet Evropa dhe Amerika në konferencën e Potsdamit ( 1945 ) kishin vendosur qe te gjithe b/puntoret me nazifashistet ti jepeshin drejtesise. Ja pse u duhej Saliu. Por Sala i karikuar më shumë nga çduhej me ndjenjen e “kultit të madhështisë” dhe pse si një korb i zi që qëndron mbi hurin e një gardhi… i duket vetja shqiponjë mali dhe me nismat e fundit kërkon t’i tregojë gjithë opinionit të brendshëm dhe te jashtëm se ai është ende i gjallë e në këmbë, një faktor i rëndësishëm i politikës, këmbëngules stoik, deri ne sakrifikim te jetes (kuptohet jo jetës të tij) por të tjerëve, për te relizuar çdo objektiv që i i ve vetes e sidomos kur behet fjale per te djegur e per te vrare. Turmat e qorollepura të ndikuara ende nga fjalimet e tij patetike e te ekzaltura duke perfituar nga plagët e shoqerisë apo dhe nga pa aftësia e socialisteve që më të shumtit janë pushta të korruptuar në të gjitha fushat, si të politikes ashtu dhe te ekonomisë, kanë marrë zemer dhe pse u ka humbur vula. Saliu dhe pa vulë firmos e vulos vet, ai nuk pyet askend, as SPAK-un sepse eshte ai vet drejtesia, as shtetin sepse eshte vet shteti as ligjin sepse ai është vet ligji, nuk pyet askend sepse ai eshte “Ai” dhe mbi të ska njeri. Disa i gënjen mëndja se Saliu kaq e pat. Ata gabojnë, sepse Sala jo vetëm qe do marrë pjesë legjitimisht ne zgjedhje, por dhe nëse humbet do kërkojë t’i anulloje ato .Po Rama & Co ?! Kuptohet pa Sali nuk do të kishte as Ramë as Metë e as tjeter lukuni. Rama është një fëndek një frikacak i cili menderos çitjanet e tij gjithë gjak sepse eshte i përlyer ndaj dhe “Bikja” nje ditë ja pat marrë këngës : ”Saliu shokë Saliu…thamë se iku, por prapë na mbiu”. Po me të vërtetë a do dënohet ndonjëherë Saliu ? Po e vertete dënimet do të ketë, por ai që do dënohet është Populli , por Saliu kurrësesi jo !