Rrëzë një mali, në lëndinë
Atje ku rrjedh, një lumë ngadalë
Zhuzhërin mbi degë të lisit
Me “zhu -zhu”, qan një gjinkallë.
—–
Larg, shumë larg, si nëpër hije
Drejt fshatit, ësht’nis një shpurë
Heshtje e tyre, heshtje zie
Por si varret, me dy me gurë
—-
Të ropatur, djersë thartuar
Përtej fushës, së Tërbaçit
Ca asqerë, ecin munduar
Nëpër kohë, të”Tanzimatit”
—–
Kaq të lodhur, gojën tharë
Sytë e tyre, gjak të ndezur
Mali Çikës, kurrë s’kish parë
Ndaj e mbajti, frymën pezull.
——
Ecën shpura, drejt një shkëmbi
Ku takon, të vetmin djalë
Thonë at çast, u drodh dhe vendi
Thonë u thanë, bimët në arë..
—–
I drejtohet rëndë çaushi :
Si të quajnë, ty mor djalë ?
Juve mendjen, kush jua u mbushi
Të mos jepni, për Pashanë ?
——
A e di ti… se dhe Dovleti
Që drejton, aq mirë kazanë
Kërkon taksa, nga mileti
Ashtu, si kërkon ushtarë ?!!
—–
Skëndo djali, Skëndo Strati
Ja kthen çaushit të parë:
– As ne, Vranishti, as Brati
S’kemi taksa për Pashanë
—–
Ja shikoje at’ parmendë
Ka ngelë “tek”, e me një ka’
Kur s’ka bereqet në lëmë
E ç’mund të t’jap, një fukara?…
—-
Unë ju them, mos bëni këmbë
Mos e merrni, të përpjetën!
Fshati mba, shpirtin me dhëmbë
Ata “bëjnë pazar” me jetën…
—-
Kaq u desh, për turkoshakët
Morën armët, drejt në shenjë
U skuqën me gjak, zambakët
Nga një plumb, nga një e shtënë.
——
Fluturuan, zogjtë nga pema
Tundën degët, krejt papritur
E nxinë qiellin, tromaksur
Aq…. sa dielli dukej fikur.
——
Krism’ e armës ulërimë
Mori rrugën, nëpër shpate
Ç’pati që tundi shtëpinë
Folenë e Miros-tërbaçe ?
Tre ditë ndenji, për vëllanë
Përmbi kokë, krejt rri ngurosur
Ndenji aq, sa i doli shpirti
Qan vëllanë, si e marrosur !
—–
Motra Miro, motra labe
Bashkë me ty, qau dhe mali
Motra Miro, tërbaçotja
Shamizeza, vënë te balli
—–
Ti, se njohe Doruntinën
S’dije, ç’bëri për vëllanë
Veç në sytë e tij lexove
Një hakmarrje për Pashanë
—-
Preve flokët, si një djalë
Koburen, ngjeshe për brezi
Troku i kalit shkrep stralltë
Breg-lumin, të gjithë e ndezi
—–
Drejt Beratit, nise rrugën
Vrapi kalit gjithë tërbim
Një “djalosh “, bashk me furtunën
kalërojnë pa pushim
—–
Hapni derën!- flet nga larg
Për Pashanë e kam fermanin
Duhet, që ta marrë në dorë
Ka të bëjë, për gjithë vatanin !
—–
Hapen portat, me kërcitje
Brenda hyn “kalorërsi djalë”
Një nga dhjetëshja për pashain
I’a drejton atij… në ballë !
—–
Kjo është taksë e fukarasë
Ndaj Pasha… ti e ke hak
Ishte borxh, nga labëria
Ta marrë, vesh dhe “Portë e Lartë”!