KUR KARTA E TË DREJTËS SE POPUJVE PËR VETËVENDOSJE NUK VLEN AS SA NJË LETËR HIGJENIKE
Një ndër dukuritë më të spikatura te shekullit të kaluar në fillesat e viteve 1900-të që për situatën e pa stabilizuar të gadishullit tonë ish dhe kthimi i tij arenë luftërash, përleshjesh, oreksesh, për ndarje e rindarje territoresh. Ish pikërisht kjo situatë që në politike e sidomos diplomacia per herë të parë u përdor termologjia e”Ballkanit si fuçi baroti”. Kjo për faktin se shtetet ballkanike u përleshën me njëra tjetrën dhe Evropa për të ruajtur një lloj “ ekuilibri” ( ekuilibër ky artificial) sëbashku e sidomos me fuqitë e mëdha të saj, filluan ndarjen dhe copëtimin sidomos të trojeve shqiptare për të kënaqur orekset e fqinjëve, teksa vet po kjo Evropë në fillesat e saj imperialiste përgatiti dhe luftën e parë botërore, e cila nisi me qëllime aneksimesh imperialiste dhe përfundoi po me ndarje imperialiste. Shqipëria u bë kafshatë për fqinjët tanë, italianë, grekë serbë e malazes, veçse shqiptarët asnjë herë nuk u pajtuan me këtë situatë pavarësisht regjimeve që e karakterizonin, nuk u pajtuan sepse kjo kish të bënte me çështjen kombëtare. Po çfarë është “Çështja Kombëtare” dhe si lind ajo ?“Çështja Kombëtare”, lind në kushte të veçanta, kur nje komb apo një vend shtypet nëpërmjet okupatoreve, ose dhe kur kërcënohet me invadim nga një vend tjetër. Çështja kombëtare e sidomos për vendet e vogla duhet mbajtur në qendër të vëmendjes dhe kur ato nacione janë duke kaluar një situatë relativisht paqeësore .Në rastet kur një vend okupohet, ai e humb lirinë e pavarësinë e vet( kur pushtohet ), por liria e pavarësia janë në rrezik të madh dhe kur një vendi i kërcënohet liria e pavarësia, e sidomos ai vend i cili nuk pajtohet me politikat ekonomike qe i diktohen, ose kur kërkojnë t’i rrëmbëjnë pjesë të trungut amë duke shfrytëzuar dhe hedhur ne tregun e politikes agresive kërkesa brutale gjoja të ndërhyrjes per te mbrojtur të drejtat e pakicave kombëtare që po u cënohen nga shteti fqinj ( sikurse beri Hitleri me Poloninë, Çekinë, Francën etj), sikurse kërkon të bëjë dhe Greqia me Shqipërinë duke mbajtur në këmbë idenë e çmendur të “Vorio- epirit”që sipas tyre kalon nga Himara ne Korçë. Duke qenë se paralel me zhvillimin dhe ecjen përpara behet dhe zgjimi dhe rritja e ndërgjegjes së popujve Fuqitë e Mëdha të cilat kurrë nuk heqin dorë nga rivendikimet tokësore dhe krijimin e zonave jetike të tyre per tregtinë dhe shpërndarjen e mallrave për të nanurisur popujt e për t’i venë ata në gjumë shpesh hedhin në tregun e politikës dhe parulla mikluese sikurse janë ato të “Kartës se Atlantikut” ( gusht 1941) apo të ONU (Nëntor 1945) për të drejtën e popujve për vetëvendosje, të drejtën e zgjedhjes së formës së regjimit, të drejtën e tyre për tu bashkuar me popuj te tjerë ose për tu ndarë paqësisht me njëri tjetrin . Historia ka plotë shembuj të tillë që dëshirat e popujve janë nëpërkëmbur brutalisht që do të thotë se pikërisht me këto karta, rezolucione e dokumente të tjera, për disa popuj u është mohuar liria e pavarsia dhe dëshirat e aspiratat e tyre nuk janë marrë asnjë herë parasysh . Në të tilla raste këto karta vendime e rezolucione nuk kanë patur as vlerën e një karte të zakonshme të gjetur në rrugë. A nuk ndodhi kështu teksa populli i Kosovës dëshironte bashkimin me Shqipërinë një grup te shiturish me vendim “unanim” ( nga 136 delegate veten 31 ishin shqiptare) te Këshillit komunal antifashist me në krye F.Hoxhën etj, prej Prizreni po ne vitin 1945 vendosën ti “bashkangjiteshin vullnetarisht” Jugosllavisë ? Ja u pranua, në RFJ (Republikën federative te Jugosllavisë) po atëherë përse më vonë popullit të Kosovës nuk u lejua jo e jo në mënyrë paqësore të shkëputej e të bëhej Republike e pavarur, por madje dhe me luftën çlirimtare të tij përsëri popullit të Kosovës i mohoet e drejta për të bashkuar me trungun amë ? Kjo ndodh sepse vet drejtuesit me te larte të UÇK-se ja besuan lirinë dhe pavarësinë e krahinës së tyre, Evropës dhe Amerikës, madje në inkurisionet e veta të bombardimit kundër Serbisë disa vende anëtare të NATO-s i hidhnin ( sipas shtypit te huaj) bombat jo mbi Beograd, por ne Adriatik që do të thoshte se Evropa i linte të kuptonte Serbisë se ne nuk e kemi seriozisht luftën kundër jush, por për situatën qe na krijuan shqiptaret e Kosovës, ne evropianet jemi te detyruar te paktën te bëjmë sikur ju luftojmë. Po pse nga se mund të kuptohet se Evropa favorizonte pikërisht Serbinë? Kjo u bë e e dukshme në Konferencën e Rambujesë ku më shumë u përkëdhel Serbia dhe i behej thirrje për tërheqjen e trupave nga Kosova dhe atje te vendoseshin trupa paqeruajtëse, duke u lënë të kuptohej se Kosova përsëri të ngelej si krahine e Jugosllavisë duke pranuar kështu dhe kushtet e një anti shqiptari të egër sikurse ishte Dik Marty, i cili ne vend te quante “terroristë” bandat e ushtrisë Jugosllave për krimet barbare te bëra, krime këto qe nuk ngeli agjensi transmetimesh te radiove e Tv, pa i transmetuar, quante te tille çlirimtaret e Kosovës. Shpesh, debatin midis Demacit dhe Dick Martyt e marrin sikur te jete një debat midis dy individësh. Absolutisht qe jo, sepse te Dik Marty është Evropa e teksa Baca Ademi është krejt Kosova. Adem Demaçi si një diplomat i zgjuar dhe një politikan largpamës e kuptoi fare qarte, perse Evropa nuk e donte lirinë e Kosovës sepse kesaj Evrope nuk i leverdiste një pike shume e rëndësishme e Betimit ushtarak te formacioneve te UÇK-se ku thuhet : . “Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë, do të jem përherë ushtar besnik, ……..” , Me këtë fragment të betimit, nga se vërehet, Evropën e tmerronte çlirimi i tokave të Shqipërisë dhe nuk e lejonte bashkimin me trungun amë, ose më e pakta tokën Dardane nuk e konsideron si tokë shqiptare. Ky betim u shkel nga udheheqësit e luftes së UÇK-se të cilët e harruan “Bashkimin me Shqipërinë” teksa liderat shqiptarët te Shqipërisë dhe vet ata, kurrë as në opinionin e brendshëm dhe as atë të jashtëm, nuk bënë asnjë përpjekje madje as nuk përpëtiu gjëkundi dëshira për tu bashkuar me vellezrit tanë qe kishin shekuj nën zgjedhën serbe . Këto mesazhe si dhe shumë të tilla si këto, qarqet shoviniste të Serbisë i kanë kuptuar hershëm ndaj dhe qysh prej vitit 1999 e deri më sot Serbia nuk resht së deklaruari se ..”Ne në Kosovë do të kthehemi përsëri” paçka se Rama e fton Vuçiçin të ndeshet në basketboll miqësisht në Tiranë ose në Beograd. Serbisë nga faktori n/kombëtar dhe vet Evropa përherë i është bërë “thirrje” veçse ajo asnjë herë nuk është detyruar apo sanksionuar seriozisht. Asnjë herë te paktën deri tani Serbia jo që nuk nuk e ka pranuar pushtimin që i ka bërënjë pjese të tokave tona, sepse Kosovën e konsideron tokë serbe, por dhe për rrjedhojë ajo sa t’i mbarojë dhe jargët e helmëta të shovinizmit, kurrë nuk ka për ta njohur Kosovën shtet e jo më të besojë se një ditë se Kosova do t’i bashkëngjitet tokës amë, Shqipërisë sikurse dhe vet Evropa kurrë dhe për asnjë moment nuk ka për të mbajtur anën e shqiptarëve. Po ç’ndodhi ? Ndodhi ajo që do të ndodhte qysh prej reciprocitetit, qysh prej “shkëmbimit te territoreve”, “çështjes së targave”, “problemi i largimit të përfaqësuesve serbe prej 4 komunave, rrëmbimi i tre policëve shqiptare nga forca paramilitare serbe e deri te ngjarja e fundit vrasja e policit shqiptar të Kosovës prej dorës shoviniste të Beogradit i cili ka mobilizuar te gjitha institucionet e deri te atë fetare në përgatitjen psikologjike dhe realizimin në praktikë se “Kosovo nashu”(Kosova e jonë). Pra Evropa jo se nuk i shikon, por ajo nuk dëshiron të shikojë. Në konferencën për shtyp para 2-3 ditësh Vuçiç e deklaroi hapur se Kosova eshte e jona, se ne aty do të kthehemi përsëri dhe do luftojmë deri te serbi i fundit. Kur u pyet nga gazetarët se pse nuk futet me trupa? Ai u përgjigj se në Kosovë Kosovë është KFOR dhe nuk na lejojnë ata që të ndërhyjmë. Pra me sa vërehet ai e ka deklaruar dhe deklaron hapur se në Kosovë në një moment të caktuar ose ata ( serbët) do ta marrin përsëri me luftë deri te paramilitari i fundit, ose do të jetë vet Evropa ajo qe do e sakrifikoje . Ja përse Ballkani ngelet dhe sa te ketë shovinizëm dhe ultra nacionalizëm grek, serb apo kushdo tjetër fqinj do të jetë një fuçi baroti që mund të shpërthejë dhe ti verë flakën jo vetëm Ballkanit por dhe vet Evropës. Ja pse e drejta e popujve për vetëvendosje është e ngelet një farse për të mashtruar popujt, e cila de facto merr vlerat e nje letre higjenike që s’ka asnjë vlerë.