Vështrim/Analizë

Xhevat Gjini: (Sh)përdorimi i funksioneve shtetërore të Kosovës për fushatë kundër shtetit AMË të shqiptarëve

Pak kush do ta besonte se edhe pas çlirimit të Kosovës krerët e partive politike dhe mediet e “sponzorizuara” nga të huajt do të bënin garë midis tyre kush po bën fushat (gam – gam!) më të madhe e më të poshtër kundër shtetit tonë AMË, Shqipërisë politike!! Këtë “strategji” antikombëtare e thellësisht antishqiptare edhe mund ta kuptonim në kohën e pushtimit, nga klasa politike kolaboracioniste dhe mediet e tyre, por s’kemi si ta kuptojmë dhe arsyetojmë fushatën dhe propagandën e pas luftës, që po vazhdon edhe sot, kundër shtetit të mbarë kombit shqiptar dhe kundër shtyllës që është garancia e ribashkimit të Shqipërisë!! Para Luftës Çlirimtare ishin gjërat e ndara: ana që frymëzohej nga Adem Demaçi dhe nga grupet e nga Lëvizja Kombëtare dhe, kryesisht nga shteti ynë AMË, për të bër fushatë, propagandë e veprimtari kundër Jugoserbisë pushtuese dhe ana kolaboracioniste që frymëzohej nga Jugoserbia pushtuese për të bër fushatë, propagandë e veprimtari të organizuar kundër Lëvizjes çlirimtare dhe kryesisht kundër shtetit tonë AMË!! Kurse pas Luftës Çlirimtare të LPK – UÇK – së nisën të bënin fushatë nën rrogoz kundër shtetit tonë dhe të “frymëzonin” pasuesit e tyre me konceptin antishqiptar “kosovarsit”, si dikur që angazhoheshin për “patriotizmin jugosllav” ose për “myslimanizimin” e shqiptarëve!! Ky projekt, i mbështetur dhe financuar nga qarqe, fonde dhe vende armiqësore, po merr mbështetje dhe po përdoret kundër zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare… Por, kjo fushatë dhe ky angazhim i ndyrë kundër shtetit tonë AMË, përveç qeverisjes së keqe e korrupcionit (makutërisë), ua nxori bojën dhe i komprementoi rrast këta jugokosovarë, që ëndërrat i shohin ende në dyshekun e nostalgjisë jugokomuniste!!

Me propagandën e tyre të ulët kundër Shqipërisë politike dhe kundër identiteti tone kombëtar (herë hapur e herë nën rrogoz) u diskredituan keq në sytë e popullit shqiptar në Kosovë dhe në sytë e mërgatës sonë atdhetare. Kjo ishte një nga arsyet e forta pse populli ynë shqiptar dhe mërgata jonë votuan “kundër” (më shumë ishte vote ndëshkuese) tyre dhe “për” LVV – në, e cila bënte fushatë dhe “angazhohejë” për shkëputje të plotë nga Serbia dhe për bashkim me Shqipërinë tonë, dëshirë, përcaktim, angazhim, përpjekje, luftë dhe POROSI e secilit brez. Ky ishte edhe BETIMI i luftëtarit të LPK – UÇK – së…

Mirëpo, marrëveshja dhjetëpikëshe (si dekalogu i Ballit!) me grupin e rugovistes fanatike, Vjosa Osmanit, që nuk ishin më shumë se 30 veta (nuk ishin parti politike) dhe nuk kishin një grusht vota, vendosja e saj në krye të listes se LVV – se e pastaj edhe ne krye te Republikës së Kosovës(!), anagazhimi në garën zgjedhore të shtetit AMË (e papresedan!), emrimi i Donika Gërvallës (ldkiste fanatike!) për Ministre të Jashtme dhe emrimi i shumë tjerëve nga ky grup ldkistësh në detyra me përgjegjësi, emrimi i Mimoza Kusarit në krye të grupit parlamentar të LVV – së, etj. paralajmëroi qartë kursin e ri të LVV -së, largimin e saj nga programi dhe angazhimi që i siguroi mbështetjen popullore!!

Akoma pa u “emruar” Kryetare e Republikës, Vjosa (si ushtruese detyre), me fjalën e saj në Kuvendin e shtetit tone AMË, paralajmëroi fushatë dhe angazhim e qërim hesapesh pa kompromis me Tiranën zyrtare!! Kurse Donika Gërvalla, ditën që u emrua Ministre e Jashtme, shkroi në rrjetet sociale dhe tregoi se inatin nuk e kishte me Jugoserbinë vrastare dhe me diktatorin e satrapin Tito, por me shtetin AMË dhe me “diktatorin” Enver Hoxha, që në kohë të vështira e mbajti në pëllëmbë të dorës!! Jane te pashembullta deklarimet dhe angazhimet e Vjoses dhe te Donikes per “krimet”!! E para kerkon ndricimin e “krimeve” qe paska bere shteti i Enver Hoxhes, kurse e dyta kerkon zbardhjen e “krimeve” qe paskan bere UCK – ja dhe shqiptaret ndaj serbeve ne Kosove!! Keshtu me e pa dashje harrohen dhe mbulohen krimet dhe gjenocidi serb, sidomos, dhe ai grek ndaj shqiptareve!… Njësoj edhe Albin Kurti, që kërkonte “hise” në qeverisjen e shtetit AMË (kuptohet pasi Kosovën e kishte bër shembull për Evropën!) dhe u bë palë në zgjedhjet që u mbajtën në Shqipërinë Politike!!… Nuk vonoi shumë dhe kjo frymë, kjo fushatë e ky anagzhim kundër shtetit tone AMË të institucionalizohen dhe të bëhen politikë “shtetërore”!! Të gjitha paraqitjet e Albinit kryeministër dhe paraqitjet e ministrave të tij, shquhet D. Gërvalla – Schwartzi, tregojnë qartë “platformën” dhe synimin për ta tërhequr Kosovën shqiptare në një “përplasje” të ulët moralisht, të shëmtuar estetikisht dhe të rrezikshme politikisht e kombëtarisht me shtetin e saj AMË!!? Personalisht s’e kam besuar kurrë mundësinë e “përplasjes” dhe ftohjes ndërshqiptare por, po të arrihej kjo, pasojat për Kosovën shqiptare do të ishin të mëdha dhe afatgjata. Populli shqiptar i Kosovës sigurisht qe nuk do ta përkrah këtë politikë aventuriere… Edhe shteti ynë AMË duhet të jetë tërësisht i përfshirë dhe i angazhuar për Kosovën e tij (kuptohet pa tam – tame). Koncepti jugokosovar dhe ai erdoganist për Kosovën duhet të mundet dhe të varroset thellë, diku jashtë tokës shqiptare… Populli shqiptar i Kosoves e di me mire se politikanet e tij axhaminj qe Kosova nuk do te cliroheje pa shtetin AME dhe nuk mund te mbijetoje pa shtetin AME dhe pa perkrahjen e mbeshtetjen e mbare kombit e te mergates deri ne ribashkim me shtetin dhe atdheun e saj… Kushdo qe angazhohet ndryshe nuk ia do te miren Kosoves dhe popullit te saj. PIKE!

Konfrontimi me përfaqësuesit e shtetit AMË, që janë edhe përfaqësuesit e mbarë kombit, dhe gjuha denigruese për qëndrimet dhe politikat e shtetit tonë AMË në takime e samite ballkanike dhe evropiane tregon qartë kursin “kosovocentrist” të kësaj klase politike, e përbër nga “viktima”, aventurierë, fundamentalistë, ldkistë, kosmopolitë, jugonostalgjikë, etj., të bashkuar rreth konceptit vasalist dhe autonomist për Kosovën!! Spekulimi me “minishengenin”, me “Jugosllavinë e re” dhe me shpikje e shpifje të kësaj natyre, për ata që kanë dy gram mend, flet shumë! Procesi i Berlinit, që ka për qëllim përgatitjen e vendeve të Ilirisë Perëndimore për t’u anëtarësuar në BE, është nismë e Kancelares gjermane, Angela Merkelit e jo nismë e Serbisë. Samiti i pare, ku ka marrë pjesë edhe Republika e Kosovës, është thirrur dhe drejtuar nga Merkeli në Berlinë, në gusht të vitit 2014. Anëtare e këtij procesi është edhe Kosova. Në samitin e këtyre ditëve ka marrë pjesë dhe Albini (seanca përgatitore virtuale) dhe pasataj Donika Gërvalla, etj. Republika e Kosovës (Albin Kurti) ka pranuar pikën më të rëndësishme të “minishengenit” (procesit të Berlinit): Tregun e Përbashkët! Tash është hequr edhe tarifa e roamingut dhe do të pranohen edhe pikat tjera të “gogolit” të trilluar me emrin “minishengen”!! Krahasimi i burrit më të madh të historisë së re shqiptare dhe të kombit shqiptar me Titon e Jugoserbisë pushtuese e gjakatare, edhe këto ditë në samitin e vendeve ballkanike, nga ministrja e Albinit, fyen ndjenjat e shqiptarëve dhe ulë vetëveten në sy të tjerëve e jo Enver Hoxhën e shqiptarëve!! Krahasimi i Kryeministrit shqiptar me Kryetarin e Serbisë, Vucicin dhe sulmet ndaj tij në takime rajonale dhe evropiane përbëjnë skandal të paprecedan!! Nuk rritet kush sa Kryeministri shqiptar duke e sulmuar e duke e sharë atë në sytë e personaliteteve dhe diplomatëve të huaj!! Me këto paraqitje po vetëposhtrojnë veten dhe po dëmtojnë imazhin e mirë të popullit shqiptar të Kosovës! Këto janë paraqitje harbutce e jo paraqitje diplomatike e politike!

Lavdërimi i BE – së dhe arsyetimi i politikave të saj izolacioniste ndaj shqiptarëve, duke i fajsuar dy republikat shqiptare për këto sjellje e qendrime të BE -së, është për cdo kritikë. Serbia, shkaktare e luftërave dhe shkatërrimeve e gjenocidit ndaj popujve të Ilirisë (Ballkanit) i paska plotësuar kriteret për liberalizim të vizave dhe për hapje të negociatave, kurse dy republikat tona, për “fajin” e tyre, nuk i kanë plotësuar kushtet!! Kosova as për liberalizim të vizave s’i ka plotësuar kushtet!!?? S’i ka plotësuar, sepse kështu duan zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët!!… Kjo Ministre e Jashtme e Kosovës po tregohet shumë e dashur me Evropën, por e rezervuar dhe mospërfillëse me SHBA – të!! As për festën kombëtare, 4 korrikun, kjo “zonjë e rëndë” nuk denjoi t’i dërgonte urim Kryetarit të SHBA – ve (tek e fundit cështje protokollare)!!

E di që këto kritika të “ashpera” për Albinin dhe politikat e tij nuk miratohen nga pjesa e militantëve, që nga njeriu i vdekshëm krijojnë idhuj e shpëtimtarë, por po i them tash që të mos bëhet vonë për Albinin dhe partinë e tij, që, sic u bë shpresa e ndryshimit për popullin tonë në Kosovë, mund të bëhen zhgënjimi dhe dëshprimi i ri i këtij populli… Gjatë këtyre tri dekadave ky popull ka ngritur e ka shembur idhuj, që dukeshin dhe paraqiteshin e “sponzorizoheshin” si shpëtimtarë të këtij vendi!!…  

Postimet e fundit !