Opinion

Xhevat Gjini: CILIN PO GËNJEJNË POLITIKANËT E PRISHTINËS?!

Ardhja dhe qendrimi ne pushtet eshte lidhur forte (eshte bere nyje qe e pret vetem shpata) me peruljen para varrit te atij qe kishte shtrire qafen miratonte dhe pranonte per Kosoven shqiptare edhe marreveshje si ato te Shen Egjidios e te Milutinoviçit!! Perulja dhe puthja e pllakes se atij varri nuk ka te beje me nderimin qe i behet njeriut qe quhej Ibrahim, por ka te bej me pranimin e konceptit autonomist, kolaboracionist e vazalist qe perfaqesonte njeriu me ate emer e me mbiemrin Rugova, dhe “komuniteti”, qe ai udhehiqte e qe vegjeton edhe sot ne skenen politike, shteterore e publike ne Kosoven tone shqiptare!! Perulja te varri e “flamuri” i tij dhe perqafimi i konceptit te “komunitetit”, qe ai perfaqeson edhe nga varri, ndodhi edhe me politikanet e rinj, qe para se t’ia mesyenin majave e karrikeve te pushtetit, banorin e atij varri e quanin “kolaboracionist” e qyqar, kurse konceptin e tij e perbuznin, sepse ishin percaktuar, angazhoheshin e luftonin per çlirimin e Kosoves dhe bashkimin me shtetin Amë e per VETËVENDOSJE!! Perulja me servilizem e hipokrizi te peshtire te ai varr eshte paralajmerim serioz i heqjes dore nga (ri)bashkimi i kombit dhe nga vetevendosja!! Me peruljen te varri dergohet mesazhi më i besueshëm edhe te qendrat e vendosjes (“miq” e armiq te Shqiperise e te shqiptareve), te cilate nuk jane ende te gatshme per nje zgjidhje te plote te çeshtjes se Kosoves, – shkeputjen dhe pavaresine e plote nga Serbia!! Keto qendra te vendosjes edhe sot po angazhohen per nje zgjidhje qe do ta kenaqte edhe Serbine e qe do ta pajtonte popullin shqiptar te Kosoves me vrasesen e saj shekullore!!?? Prandaj, eshte kaq ne “mode” varri dhe koncepti i atij qe angazhoheje per nje Kosove autonomiste dhe “te hapur ndaj Serbise vrastare e ndaj Shqiperise “njerkë””!! Pra, per nje Kosove “kosovare”, duke ia mohuar edhe flamurin e saj kuq e zi!! Prandaj, eshte kaq i padeshiruar, kaq i anatemuar, kaq i luftuar e kaq i persekutuar koncepti i Adem Demaçit, i LPK – UÇK – se dhe koncepti i Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, per Kosoven shqiptare dhe per bashkimin e saj me shtetin Amë… Megjithate, politikanet e Prishtines, me gjithe hipokrizine dhe servilizmin e tyre, pa u skuqur fare dhe per ta mashtruar e genjyer popullin shqiptar ne Kosove, vazhdojne te shkojne, pasi qe perulen te varri dhe “flamuri” i Ibrahimit, edhe te varri i Atit te qendreses shqiptare e te Pavaresise, Adem Demaçit dhe te varri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari, sa per sy e faqe dhe per ta genjyer veten se “ua hodhem dy Ademave dhe konceptit te tyre, qe ishte dhe eshte koncept, deshire dhe perpjekje e lufte shekullore e Kosoves dhe e trojeve te saj shqiptare: ÇLIRIMI, LIRIA DHE PAVARËSIA E PLOTË NGA PUSHTUESIT DHE (RI)BASHKIMI ME TRUNGUN… Kjo eshte edhe POROSIA e brezave dhe e Deshmoreve te Atdheut!