Portreti/intervista

Elida Jorgoni: Luigj Gurakuqi – Atdhetar si Ai

Atdhetari i madh Luigj Gurakuqi lindi në Shkodër, më 19 shkurt 1879. U rrit në gjirin e një familjeje tregtare të kulturuar shkodrane nga prindërit, Pjetër e Leze Gurakuqi.Luigj Gurakuqi kreu Kolegjin e Shën Adrianit në katundin arbëresh të Shën Mitrit në Itali dhe studioi për Mjekësi dhe Biologji në Universitetin e Napolit. Veprimtaria e Luigjit filloi me poezi lirike dhe përkthime në gjuhën shqipe. Vijoi me botimin e teksteve të Abetares në dy dialektet e gjuhës shqipe. Shkroi artikuj të shumtë në organet e shtypit shqiptar.

Më 14 – 22 nëntor 1908 mori pjesë si nënkryetar i Komisionit në Kongresin e Manastirit. Është hartuesi i parë i veprës “Metrika Shqip”. Qershor 1911 ishte njëri prej hartuesve të Memorandumit të Greçës në kryengritjen e Malësisë së Mbishkodrës në vitin 1911. Në vitin 1912 mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit. Delegat në Kuvendin e Vlorës për Shpalljen e Pavarësisë, më 28 nëntor 1912, ku u emërua Ministër i Arsimit. Në vitin 1916 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Arsimit dhe anëtar i Komsisë Letrare në Shkodër. Në vitet 1918 – 1919 mori pjesë në Kongresin e Durrësit dhe u zgjodh Ministër i Arsimit dhe anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në vitet 1921-1924 ishte deputet në Këshillin Kombëtar (Parlament). Luigj Gurakuqi u përfshi në Lëvizjen e Qershorit të vitit 1924 dhe u zgjodh Ministër i Financave në qeverinë e Fan Nolit.

Postimet e fundit !