Opinion

Xhemajl Pllana: Veteranët e UÇK – së nuk duhet të bëhen pre e partive politike dhe e luftës së tyre për pushtet

VETERANËT E VËRTETË TË UÇK-SË,KANË LUFTUAR PËR TË BËRË SHTET, ATA NUK DUHET TË BËHEN PRE E PARTIVE POLITIKE DHE E LUFTËS SË TYRE PËR PUSHTET

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është bërë për popullin e për sovranitetin e atdheut tonë.

Edhe pas kësaj lufte veteranët e vërtetë do duhej të ishin në ballë të mbrojtjes së fryteve të Lirisë dhe të vlerave mirëfillta të atdheut tonë.

Veteranët e dijnë, ose do duhej që ta dijnë, situatën dhe krizën ekonomike e të sigurisë nëpër të cilën po kalojmë si shtet e si kontinent.

Veteranët e vërtetë e dijnë mirë se sa e ka buxhetin Republika jonë,prandaj pikërisht ata do duhej të ishin më vigjilent e më racional në kërkesa sepse kështu sikur janë duke vepruar,disi,po i bie se vetëm për lek paskemi luftuar!.

Sepse:

Për 20 vjet, janë bërë shumë veprime e janë miratuar ligje e vendime qeveritare që ishin në kundërshtim me interesat e popullit e të vendit,ndërsa veteranët (krerët e tyre) nuk i kemi parë kaq të gatshëm për tu përballur me institucionet Qeverisë së vendit të vet.

Po i jap vetëm disa shembuj që do duhej të shqetësoheshin e të alarmoheshin veteranët e vërtetë:

Ligjin për Veteranët e Luftës së UÇK-së dhe fryerjen e listave të tyre e kanë bërë Qeveritë dhe koalicionet e mëparshme të tyre për të shtuar votat e për të marr pushtetin, e që nuk punuan për të mbrojtur vlerat për të cilat luftuan veteranët e UÇK-së,megjithat ata (krerët e tyre) nuk i kemi parë kaq të mllefosur!

Megjithat, po gjatë asaj periudhe ka patur edhe vetvrasje të shumta të veteranëve sepse nuk po gjenin punë dhe familjet e tyre po vuanin për gjërat më elementare,ndërsa veteranët (krerët e tyre) nuk u ndienin të gjallë.

Ligjin për Pensionet,i cili është tepër diskriminues për ata që kanë më së shumti nevoja, me vetëm 70-100 E,e që nuk u mjafton as për ilaqe, e kanë miratuar dhe nuk e kanë ndryshuar asnjëher të njejtit pushtetar,ndërsa edhe veteranët do duhej të reagonin sepse edhe ata janë vëllezërit e motrat tona,janë edhe prindërit tanë.

Marrëveshjen për Asociacionin e komunave të Veriut, të banuara me serb, e që na i ka lidhur duar e këmbë, e që po na rrinë si “shpata e demokleut” mbi kokë, e kanë miratuar qeveritarët dhe  deputetët e po atij koalicioni qeveritar,ndërsa veteranët (krerët e tyre) mjaftoheshin vetëm me ndonjë deklaratë që nuk dëgjohej gjëkundi.

Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi,ku Republika jonë humbi mbi 8200 ha tokë, e kanë miratuar po ata qeveritarë e deputet të po atij koalicioni,dhe për qudi veteranët (krerët e tyre) as që u ndienin të gjallë!

Edhe Gjykatën Speciale kundër UÇK-së,si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale” e kanë miratuar po këta qeveritar e  deputet me 82 vota të po këtij koalicioni,ndërsa veteranët (krerët e tyre) u mjaftuan vetëm me ndonjë reagim deklarativ.

Edhe rritjen enorme të pagave për Qeveritarët dhe privilegjet e panumërta për vete e për klasën e tyre e kanë bërë qeveritarët dhe koalicionet e këtyre politikanëve që gjëja po i shqetësoka gjendja e veteranëve.

Prandaj i kanë humbur votat dhe nuk kanë fituar ato parti dhe ato koalicione që e ndanin kulaqin e po manipulonin me elektoratin dhe me veteranët.

Edhe për këta që janë në në pushtet tani, vlenë e njejta,nëse punojnë mire duhet të qeverisin,nëse nuk punojnë mirë duhet t’i rrëzojmë,ama me vota e në mënyrë demokratike.

Ndërsa ne, populli,veteranët, e rinia jonë përparimtare nuk duhet t’i lëmë të qetë,por duhet t’i detyrojmë të punojnë e të na shërbejnë ligjshëm dhe duhet t’i bëjmë të vetëdijshëm se pushtetin   nuk e ka, e nuk do ta ketë askush me tapi.

Është gabim i madh nëse i duartrokitet pushtetarit, se të ka bërë një rrugë, një asfalt ose ndonjë shërbim tjetër, sepse ai nuk e ka bërë me lekët e vet, por me lekët dhe djersën tonë. Prandaj i kemi zgjedhur,që të na shërbejnë.

Ligjet e vjetra dhe ligjet e këqija duhet hequr, ligjet e reja dhe ligjet e mira duhet rregulluar. Veteranët e vërtetë duhet të trajtohen me Ligje të veçanta e duhet të shpërblehen ligjshëm e dinjitetshëm.                                                                  Veteranët e vërtetë duhet të shqetësohen për ruajtjen e vlerave të luftës së shenjtë dhe titanike të UÇK-së.                      Veteranët e vërtetë tani e kurdoher duhet të shqetësohen për zhvillimin ekonomik, shëndetësor,arsimor e kulturor dhe për prosperitetin Republikës dhe të popullit tonë .