S’ka rëndësi emri, as mbiemri
(Popullore)
Edhe pse e ke emrin e madh,” Agron”
nuk është mirë me hangër në çdo sahan
Nëse e ke emrin apo mbiemrin “Obrazdhda”
mirë nuk bënë me hëngër në dy grazhda
Nuk je lepur me u friku, me u msheh në llugë
Mirë nuk është njeriu, me hëngër me dy lugë
Ara duhet e ruhet, lërohet, punohet e bëhet ugar
Bëhu njeri me fjalë e vepër, mos u bënë zagar e tradhtar
Grazhdet mbushen plot, por edhe shpejt zbrazën
Njeriu i keq e dembel, si kau që shpejt e lëshon brazdën
Ndonëse sahani ndotet, por lahet edhe fshihet
Mirëpor, mëkati i njeriut kurrë nuk harrohet e shlyhet
Nëse je një sahanlëpirës, ti mund t’jesh edhe gjakpirës
Gjakpirës e faqe zi, ta shohin sherrin një Shqipëri!..
add a comment