Kulturë\Letërsi

Xhelal Hoxha: Ne dhe ata (Poezi satirike)

Ne dhe Ata

Ata kreh e kreh

Neve na u shtjerr zëri

të gjithë: leh e leh

edhe andej edhe këndej

ka nisë e po i vjenë era pleh!

Ne, nga e nga;

Ata, ha e ha..

Neve grah e grah…

Ata dalin pa u lagur

Neve na mbetën këmbët n’krah!

Nis e sos, po thojnë;

“Bën me lye nga pak me kos “

Ata, si “njerëz të ngratë”

I lëpijnë duart me mjaltë

Ata, si ata…

Kurrë s’u bëhet vonë

Ne, si ne ma…

“Gjithmonë n’qafë kumonë!”

Ne, shaj e shaj

Ata, na qajnë trapin

Ne këthjellë e vrajë!

Ata marrin vrapin

Ne përderisa vetëm heshtim

Ata e mbledhin kajmakun

“Ndërsa neve na lënë leshin”.

Kurrë se morëm hakun.

Ne paguaj llogarinë

Ju hani pini e rrëmbeni;

Një ditë do t’ju vie radha,

Të gjitha do t’i villni e do t’i ktheni!”…