French President Emmanuel Macron clasps hands with Serbian President Aleksandar Vucic after a joint press conference in Belgrade, Serbia, Thursday, Aug. 29, 2024. French President Emmanuel Macron started a two-day state visit to Serbia with the focus on the sale of 12 Rafale multi-purpose fighter jets to a country that has maintained close ties to Russia despite its aggression on Ukraine. (AP Photo/Darko Vojinovic)
Botë

Xh. Gjini: Vuçiçi në krah të Putinit e Makroni në krah të Vuçiçit

VUÇIÇI NË KRAH TË PUTINIT E MAKRONI NË KRAH TË VUÇIÇIT
Vizita e Kryetarit të Francës në Serbi u bë në një kohë mjaft të vështirë për reputacionin e Vuçiçit në Serbi, i cili po kritikohet dhe kundërshtohet gjerësisht nga opozita dhe qytetarët serbë për politikat dhe qeverisjen e tij autokratike…
Kryetari i Serbisë është kritikuar edhe nga disa vende evropiane dhe nga SHBA-ja për lidhjet e tij të afërta me Rusinë, sidomos, dhe me Kinën…
Lajm i keq për vendet fqinje të Serbisë, sidomos për shqiptarët, është edhe kontrata miliardëshe e nënshkruar për shitjen e 12 avionëve luftarakë francezë Serbisë!! Shitja e avionëve supermodernë vendit që ishte shkaktar i të gjitha konflikteve dhe luftërave në Iliri (Ballkan) dhe që vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi… duhet të përbënte shqetësim për rajonin. Vizita dhe takimet Makron – Vuçiç ishin të një natyre më shumë “emocionale” se sa diplomatike!!
A thua e di Makroni (sigurisht që e di!) që popullit shqiptar nën Serbi (Kosova Lindore) I mohohen dhe i shkilen të drejtat dhe liritë themelore?!! Apo, për Makronin vetëm serbët janë qenie njerëzore?! Franca e lirive dhe të drejtave të njeriut duhet të angazhohet dhe duhet ta trajtonte njësoj (të paktën) edhe çështjen e popullit të pushtuar nga Serbi, që jeton i shtypur dhe i përbuzur nga qeveria shoviniste e Beogradit. T’i njihen popullit shqiptar në Kosovën Lindore të drejtat dhe liritë që i njeh dhe garanton Kosova pakicës serbe… Serbia me dhunë e terror po i shpërngul shqiptarët autoktonë nga toka e tyre, kurse Makronit nuk i shpëtoi as një fjalë për pozitën e shqiptarëve në nën pushtimin e Serbisë!…
Ka ardhur koha që edhe shqiptarët të shkunden nga iluzionet e dëshirat fëminore dhe t’i shohin marrëdhëniet midis shteteve me mendje të kthjellët dhe në rrafshin e gjeopolitikës… Shqiptarët duhet të kuptohen dhe bashkërendohen midis tyre për çështjet me interes kombëtar… Nuk kanë thënë kot “buka e botës laku i kokës”! Bota ku jetojmë respekton dhe mbështet të fortin e jo të drejtin… Serbia luftënxitëse, Serbia përgjegjëse për krime e gjenocid ndaj popujve fqinj, Serbia mike e ngushtë (satelite) e Rusisë, në vend se të sanksionohet e ndëshkohet ledhatohet!!… Kjo është bota dhe drejtësia e saj…