Shqipëria/Aktualitet

Xh. Gjini: Shtatorja e parë e simbolit të qëndresës dhe krenarisë shqiptare, Adem Demaçi

SHTATORJA E PARË E SIMBOLIT TË QËNDRESËS DHE KRENARISË SHQIPTARE, ADEM DEMAÇI
Më 26 nëntor u përurua shtatorja e Adem Demaçit në Besjanë. Kjo është shtatorja e parë e Tij, pesë vjet mbas vdekjes! Dhe, çuditërisht, shtatorja nuk u bë në Prishtinë, por në Besjanë! Se që kemi një prirje që figurat kombëtare t’i kthejmë në figura vendore (lokale)!! E njëjta histori edhe me Ademin tjetër, Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare…
Duket që për dy Ademat që bënë historinë politike dhe luftarake – çlirimtare nuk ka një copë toke në Prishtinën e tyre shqiptare!!…
Në ceremoninë e përurimit të shtatores ishte edhe Ambasadori i shtetit tonë Amë, por nuk iu dha fjala nga organizatori!! Edhe pjesa “artistike” (këngë) nuk ishte e nivelit që kërkohet në këso raste, kurse këngët që u kënduan s’ishin për Adem Demaçin!!…
Shtatorja, sipas meje, është realizuar artistikisht sa për t’i dhënë notën kaluese, por jo më shumë…
Urime popull i Besjanës! Ta gëzoni e ta mbani me nder e krenari shtatoren e kolosit të çështjes shqiptare!