Kulturë\Letërsi

Xhelal Hoxha: Njëzetetetë Nëntori (Poezi)

Njëzet e tetë Nëntori
SOT
Sot ne kemi festë të madhe
“Sot ne s’kemi asnjë fe
Sot ne s’kemi asnjë parti”
Sot kemi vetëm një atdhe:
Me emrin e vetëm, SHQIPËRI!
Valojnë kudo flamujt kombëtar
me shkabën dy krenare kuqezi
Festojmë për Njëzetë e tetë Nëntorin
Festojmë e urojmë për Pavarësi!
Në Krujë ndodhi Nëntori i parë
Me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun në ballë!
Në Vlorë ndodhi Nëntori i dytë
Me Ismajl Qemajlin që e kishim si sytë!
Do të na ndodhë edhe një ngjarje e madhe
Që e presim me dashuri e përjetësi në radhë
Nga të gjitha trojet tona, ndër breza e shekuj…
Mos na daltë shpirti, atë ditë nëse nuk e arrijmë në jetë
Nëntorin vendimtar, Nëntorin e tretë-Nëntorin e vërtetë
Kështu të bashkuar do të jemi krejt…

GËZUAR, o ju Shqiptarë!
Të bashkuar në një Shqipëri natyrale
Duhet të jemi unik gjithmonë, jo më të ndarë
Dhe qofshim me fat e faqe bardhë!
Rroftë flamuri Kombëtar!
Rroftë populli Shqiptar!

Postimet e fundit !