Nderime pranë varrit të Heroit të Lëvizjes – Luftës Çlirimtare dhe të Shqipërisë! Në jetë të jetëve nderim e lavdi bacë Ahmet Haxhiut!
Lëvizja jonë Kombëtare e Çlirimtare, përgjithësisht, dhe Lëvizja Popullore e Kosovës (fryt i bashkimit të organizatave patriotike antipushtuese më 17 Janar 1982 dhe organizatore e Luftës Çlirimtare – UÇK – së), posaçërisht, edhe pas 25 vitesh nuk janë përfshi në planprogramet shkollore dhe në programet universitare!! Figura dhe personalitete të Lëvizjes dhe Luftës Çlirimtare, si: Ahmet Haxhiu, Adem Demaçi, Metush Krasniqi, Rafi Halili, Mehmet Gega… dhe shumë figura e personalitete të brezit të tyre dhe të brezave të rinj të Lëvizjes dhe Luftës Çlirimtare nuk janë përfshirë në planprogramet shkollore dhe nuk mësohen e nuk ligjërohen në shkollat dhe universitetet tona!!
Ahmet Haxhiu dhe bashkëmendimtarët, bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e Tij ishin frymëzues, aktorë dhe drejtues të përpjekjeve, të Lëvizjes dhe të Luftës Antipushtuese Çlirimtare ,që rezultoi me çlirimin e një pjese të tokave të pushtuara të Shqipërisë… Prandaj, nxënësit, studentët, studiuesit dhe populli ynë duhet të njihen dhe të brumosen me jetën, mendimin politik, veprimtarinë dhe luftën e këtyre personaliteteve, organizatave dhe përgjithësisht të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për çlirimin e trojeve të pushtuara…
E kuptueshme politika shoviniste që persekutonte, arrestone, torturonte, dëbonte, dënonte dhe vriste personalitetet kombëtare, veprimtarët dhe luftëtarët e lirisë… e kuptueshme që shteti pushtues mohonte, ndalonte, shtypte, dhunote dhe persekutonte çdo të drejtë dhe liri kombëtare, çdo përpjekje të atdhetarëve dhe çdo organizim për liri e bashkim kombëtar… Por, si të kuptohet injorimi dhe nihilizmi i sistemit politik, i partive dhe institucioneve të sotme (tash e 25 vite)?!! Si të kuptohet e drejta për të ndërtuar mijëra xhami e kisha, që predikojnë në gjuhë të huaja dhe për interesa të huaja, kurse injorohet e mohohet Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare dhe figurat, heronjtë dhe personalitetet e saj?!! Si të kuptohet pjesëmarrja e kryeministrave, deputetëve, ministrave, kryetarëve të partive… në “paradën e krenarisë” (turpit!), por nuk vijnë aty ku kujtohen e nderohen figura dhe ngjarje nga historia e lavdishme e Lëvizjes dhe Luftës Çlirimtare?!!
Të njëjtën “platformë” antishqiptare kanë përqafuar dhe glorifikojnë edhe shumica e medieve dhe rrjeteve sociale!!…
add a comment