Lëvizja\UÇK

Xh. Gjini: NDERIM PRANË VARRIT TË NËNË AJSHES DHE DY BIJVE TË SAJ HERONJ TË BASHKIMIT POLITIK TË ORGANIZATAVE PATRIOTIKE, HERONJ TË THEMELIMIT TË LËVIZJES DHE HERONJ TË SHQIPËRISË: JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA

NDERIM PRANË VARRIT TË NËNË AJSHES DHE DY BIJVE TË SAJ HERONJ TË BASHKIMIT POLITIK TË ORGANIZATAVE PATRIOTIKE, HERONJ TË THEMELIMIT TË LËVIZJES DHE HERONJ TË SHQIPËRISË: JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA
Ata që bashkuan mendjen, shpirtin, veprimtarinë dhe organizatat patriotike: OMLK – LNÇKVSHJ – FRONTI I KUQ POPULLOR… Ata që derdhën gjakun në themele të atij BASHKIMI dhe krijimit të LËVIZJES… Ata që u varrosën pranë e pranë në dhera të huaja deri në çlirimin e Kosovës shqiptare (pa vise!)… Ata: Kadri Zeka dhe vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla, pa “fajin” e Tyre, nuk u (ri)varrosën në tokën e tyre pranë e pranë, siç i donte Atdheu, kombi, krenaria dhe lavdia shqiptare!! Po të pyeteshin Ata edhe nga varri do të përgjigjeshin: BASHKË DHE TË BASHKUAR NË JETË E NË VDEKJE!
Por, e mira është se Ata prehën të qetë në tokën e tyre arbërore të lirë… Rëndësi ka që ne, të gjallët, të jemi të bashkuar rreth POROSISË së Tyre: TË PANADARË NË PËRPJEKJE, ANGAZHIM, PUNË E LUFTË PËR ÇLIRIMIN DHE BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE NË NJË SHTET – NË NJË SHQIPËRI TË ZHVILLUAR E TË PËRPARUAR DHE TË ZONJËN PËR TA MBROJTUR LIRINË E SAJ!
Sot, Shoqatat autoktone: Organizatat e dala nga lufta e UÇK – së, Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe Shoqëria LËVIZJA, në muajin e Flakës së Janarit, nderuan dhe kujtuan Nënën Ajshe dhe bijtë e saj HERONJ: Jusuf e Bardhosh Gërvallën.
Disa nga bashkëveprimtarët e Tyre folën për Nënë Ajshen dhe bijtë e saj HERONJ, për HEROIN Kadri Zeka, Ibrahim Kelmendin, për protestat e organizuara bashkarisht e të bashkuar dhe për LËVIZJEN e krijuar prej Tyre më 17 Janar 1982, e cila u finalizua me Luftën Çlirimtare dhe me krijimin e UÇK- së – çlirimin e Kosovës shqiptare në kufijtë e imponuar krahinor…
Shoqatat autoktone dhe të gjithë të pranishmit kanë kërkuar dhe vazhdojnë të kërkojnë që tre Heronjve të Bashkimit e të Lëvizjes t’u ngritet përmendore e perbashket ne Prishtine… Ata Bashkë ishin, Ata na Bashkuan, Ata Bashke i duam ne Prishtine, ne Shkup e Tirane të shkrirë ne bronz… Populli shqiptar nuk mund të privohet nga e drejta që ta kete permendoren e tyre ne qendrat kryesore shqiptare dhe ne Kryeqendren e kombit – ne Tirane…
Përjetësisht Nderim e Lavdi! LAVDI!