Dje, në Institutin Albanologjik, u shënua 30 – vjetori i themelimit të KQFK… Kryetar i parë i këtij Këshilli ishte Mehmet Hajrizi… Pas doreheqjes se tij kryetar ishte zgjedhur Ismajl Kastrati. Këshilli për Financim ishte themeluar me idenë dhe dëshirën e mirë për ta mbajtur shkollen shqipe, jeten kulturore dhe institucionet tjera botuese, shkencore, shendetesore…, që t’i behet “karshillek” Serbise pushtuese edhe legalisht – hapur. Ishte si nje deshire naive e klases se atehershme politike dhe e elitave kulturore e shkencore per ta rikthyer ate pak autonomi qe kishte Kosova e pushtuar dhe e copetuar nga Jugoserbia me “dialog, mirekuptim demokratik dhe marreveshje e durim”!!? Rezultati më i madh, ne kuptimin e “marreveshjes” e “dialogut” ishte e fameshmja “marreveshje e Shën Egjidios”!! Sidoqofte, ishte nje rruge qe, ndoshta, duheje kaluar per ta kuptuar secili shqiptar POROSINË e Lëvizjes Popullore të Kosoves dhe te gjithe Levizjes sone Kombetare se tokat e pushtuara te Shqiperise nuk çlirohen me dialog, mirekuptim e lutje… Megjithate, njerezit qe u angazhuan ne mbledhjen e fondeve, sidomos per shkollen shqipe, meritojne respektin e shoqerise. Nje pjese e mire e tyre u angazhuan ose ishin te angazhuar edhe ne mbledhjen e fondeve per Luften Çlirimtare ose u bënë luftetare lirie…
Diskutues te ndryshem ne kete vit jubilar te themelimit te Keshillit Qendror te Financimit me te drejte u bene vrejtje institucioneve dhe qeverive te pas Luftes qe nuk ua njohen stazhin e punes arsimtareve te atyre viteve te renda e me plote iluzione per lirine dhe pavaresine qe duhej te kishte Kosova nga Serbia… Vertet eshte revoltues fakti qe ata “shqiptarë”, qe njohen pushtetin dhe shtetin pushtues e moren rroga deri ne diten e bombardimeve te NATO-s, jane te pranueshem dhe te “respektueshem” edhe per shtetin dhe ligjet e Kosoves, kurse ata qe nuk e njohen dhe e kundershtuan pushtetin dhe shtetin pushtues te Serbise nuk gezojne as te drejten e stazhit, te pakten per pension!!… Kush i njohu dhe nderoi ligjet dhe administraten e pushtuesit gezon edhe pension te mire, eshte i priveligjuar dhe favorizuar ne Republiken e Kosoves, kurse ata qe e refuzuan dhe kundershtuan administraten dhe ligjet e Serbise jane te privuar nga e drejta e tyre elementare, stazhi i punes ne vitet e shkolles shqipe 1990 – 1999!!… Vertet shtet suis generis…
add a comment