12 QERSHORI NUK ËSHTË DITA E ÇLIRIMIT TË KOSOVËS
Republika e Kosovës dhe populli i saj shqiptar janë vënë në lajthitje nga klasa e tyre politike dhe shtetërore për Ditën e Çlirimit!
Më 10 qershor Serbia ka nënshkruar (firmosur) kapitullimin në Kumanovën shqiptare (Marrëveshja e Kumanovës)…
Më 11 qershor forcat e UÇK – së kanë hyrë në Prishtinë…
Më 12 qershor në Prishtinë kanë mbrri forcat e KFOR – it (forcat aleate)…
Por, polici dhe ushtari i fundit pushtues është larguar nga Kosova e Shqipërisë (Kosova me kufijtë krahinor, pa viset e saj!) më 18 Qershor 1999… Dhe, kjo është DITA E ÇLIRIMIT TË KOSOVËS SHQIPTARE…
Në asnjë vend normal hyrja e ushtrive aleate nuk konsiderohet “ditë e çlirimit”… Ditë Çlirimi konsiderohet dita kur është larguar ushtari i fundit pushtues (në vendet që kanë klasë politike dhe institucione me integritet e dinjitet politik e kombëtar)…
Uroj që edhe Kosova ta ketë Ditën e Çlirimit, 18 Qershorin e saj! Populli shqiptar nuk ia ka borgj askujt talljen! Është jo serioze, madje qesharake, kur feston më 12 qershor “ditën e çlirimit” të Kosovës(!?) dhe pastaj, ditët në vijim, feston ditët e çlirimit të qyteteve tjera deri më 18 Qershor!!
Klasa politike dhe shtetërore, Kuvendi i Republikës, duhet ta korrigjojnë këtë budallallëk suigeneris!!
add a comment