Histori

Vllaznit Dom Gjoni: 175 – vjetori i lindjes së Misionarit për Pavarësi Kombëtare Preng Doçi

175 vjetori i lindjes Abatit të Mirditës, PRENG DOÇI (shkurt 1846), Legjendarit-Misionar për Pavarsi Kombëtare, dhe 104 vjetori i vdekjes së Tij (shkurt 1917), dy përvjetore që duhen kujtuar dhe nderuar çdo vit në muajin shkurt, nga mbarë trevat Shqiptare!

Në shkurt të vitit 1846 lindi në Mirditë, Misionari i Madh i Kombit Preng Doçi, i njohur dhe me emrin Prend Doçi! Ndërroj jetë me 22 shkurt 1917, në moshën 71 vjeçare, pranë Abacisë së Shën Llezhdrit Orosh-Mirditë, ku kishte folenë, vatrën e Misionit Kombëtar ! “Forca lëvizëse e çdo shqiptari, qoftë mysliman qoftë i krishterë, është dashuria për Atdheun, ndjenja e ruajtjes së kombësisë dhe e gjuhës së vet”(Abati i Mirditës P.Doçi drejtuar Papa Leonit XIII, në Romë, tetor 1886). “Abat Preng Doçi – Rilindas i madh, misionar i dijes dhe kulturës kombëtare”Abat Preng Doçi është një personalitet i rëndësishëm i Rilindjes dhe i fillimit të sh. XX në historinë e Shqipërisë, që ka luajtur një rol madhor në disa nga momentet më vendimtare të zhvillimeve politike e kulturore, e posaçërisht të gjuhës e letërsisë shqipe. Ai njihet si mendimtar, poet, publicist, veprimtar politik e kulturor, themelues i shoqërisë kulturore “Bashkimi”, nga e cila trashëgojmë alfabetin latin të shqipes, etj. Preng Doçi ishte shqiptari i parë që shkeli në Amerikë & Kanada, dhe shqiptari i parë që shërbeu në tre kontinente Evropë, Amerikë, Azi, në periudhën 1877-1888! I burgosur në Stamboll, si organizator i kryengritjes kunder Perandorisë Osmane në vitin 1876-1877, dhe i debuar nga Perandoria Osmane për 11 vite, për liri të kombit të shqiptar, Abati i Mirditës, Preng Doçi deri në vitin 1888, sherbeu në tre kontinente Evropë, Amerikë, Azi,(Romë, Amerikë, Kanada, Indi, Tivar, Athinë) dhe punoj shumë me diplomacinë e huaj, për rrezimin e P. Osmane! Ishte nderlidhës me Selinë e Shenjtë në Vatikan dhe me diplomacinë e vendeve të zhvilluara të Europes. Abati i Mirditës P. Doçi ishte i rrahur me jetën kishtare e politike, i njihte mirë pikësynimet e shteteve të ndryshme evropiane ndaj Shqipërisë dhe qëndrimet e tyre ndaj çështjes kombëtare shqiptare. Nuk ka dyshim se Abati i Mirditës Preng Doçi, klerik i lartë, atdhetar e vizionar, qëndronte në ballë të lëvizjeve dhe kryengritjeve kombëtare si vizionar i vendosur i levizjeve për Pavarsi Kombëtare. Diplomati austriak, August Kral, në ditën e vdekjes së Abat P. Doçit: “Shqipëria humbi të vetmin burrë shteti të vetin”.Atë Gjergj Fishta shkruan kur vdiq Abati i Mirditës P.Doçi : “..na shofim se sa arsye ká Shqipnija me e kjá deken e tij. Abati ká punue per Shqipni, jo me fjalë, por me pendë n’dorë, me pushkë për faqe, e tue ndêjë dymdhetë vjet i dbuem per liri të kombit shqiptár… Abati ka një meritim të madh para Atdheut e kombit”Jeronim De Rada: “Preng Doçi është një nga personalitetet më të spikatura e më të shquara shqiptare”. Historiani gjerman K. Lange e konsideron Preng Doçin, si një nga personalitetet e rëndësishme të Europës Jug-Lindore.Abati i Mirditës hapi rrugën e Pavarsisë Kombëtare, me krijimin e Shoqërisë së Alfabetit “Bashkimi” ne Shkodër në vitin 1899, ku bëri hapin e madh të pavarsisë së alfabetit shqip, nga alfabeti i huaj! “Kalendari i Maleve” i vitit 1900 i FAIK KONICËS, shkruante: “Ma e madhia ndodhinë për kombin shqiptar më 1899, asht krijimi i shoqnisë “Bashkimi” ne Shkoder, per përparimin e gjuhës kombetare. Kjo shoqni zgjodhi për Kryetar Imzot Preng Doçin, Abatin e Mirditës. I shkëlqyeshmi Abat i Mirdites ka me vedi besimin edhe uzdajen e gjith shqyptarve, te shka do fes qi ne qofshim.

”Abati i Mirditës në vitin 1899 themeloi shoqërinë e Alfabetit “Bashkimi”, në Shkodër, duke hapur rrugën e pavarsisë kombëtare, me hapin e madh të pavarsisë së alfabetit shqip nga alfabeti i huaj, 9-vite para kongresit të Manastirit(1908). Abati i Mirditës nxiti për pavarsi kombëtare dhe afroj pranë tij ajkën e klerit katolik, dhe intelektualve shqiptar, me në krye Atë Gjergj Fishtën, Atë Pashk Bardhin, Dom Ndoc Nikajn, Imzot Jak Serreçin, Dom Dod Kolecin dhe vëllain e tij Imzot Gjergj Kolecin, Imzot Lazer Mjeda, Dom Ndre Mjeden etj. Abat Doçi e afroj dhe e nxiti Luigj Gurakuqin, në aktivitetin e tij patriotik e politik për pavarsi kombëtare, sapo i kishte mbushur 20 vjeç Luigj Gurakuqi e afroj në Shoqërinë kulturore atdhetare “Bashkimi”, programi i saj fillonte me pavarsinë e alfabetit deri në pavarsinë kombëtare. Alfabeti i shoqërisë “Bashkimi” u miratu si alfabet kombëtar i gjuhës shqipe që shkruajmë e lexojmë sot me pak ndryshime ! Abati i Mirditës delegoj Atë Gjergj Fishtën dhe Luigj Gurakuqin, të prezantonin Alfabetin e Shoqërisë “Bashkimi” në Kongresin e Manastirit! Me telegramin, që Fishta prej Manastirit më 22.XI.1908 dërguar Abatit të Mirditës P. Doçi në Shkodër, shkruhet “Çashtja e alfabetit u zgjidh. U pranuen me pak ndryshime alfabetet e “Frashërit” e “Bashkimi”. Çdo tjetër përjashtue”. Faik Konica në një letër që i dërgon Atë Shtjefen Gjeçovit, ndër të tjera thekson: “Mundësisht pra, të jepet za t’emzot Preng Doçit, se me gjithë kundërshtimet e pa arsyeshme, puna e tij qe shumë e mirë. Shoqëria që themeloi me bashkpunëtorët e tij, do të zërë vendin e parë në listën e bashkimit të gjuhës e kombësisë shqipe”.

Luigj Gurakuqi si dhe Konica, i shkruan në një letër Asdrenit në Bukuresht: “Mbasi jemi këtu më jep lirinë të them se nuk punohet mirë tue i dhanë Shoqnisë së re emnin “Bashkimi”, sepse në Shkodër ndodhet një shoqni tjetër me këtë emën, të cilën e themeloi nantë vjet më parë Preng Doçi, një nga më të shkëlqyeshmit shqiptar të sotshëm” Atë Gjergj Fishta shkruante për Abatin e Mirditës P.Doçi : “Mundet më u thanë për siguri se nuk asht kund nji skaj Shqipnijet, ku burrat e mendshem e të kalemit mos ta kenë ndie e përmend ket emen. Kudo ndrit duka e tij, a nder Pari Kishe, a nder Kren të vendit ase ndër njerëz të diplomacisë, gjithkund i la nder vetit e nam kombit të vet…. “Abati i Mirditës nxiti Pader Gjergj Fishtën të shkruante “Lahutën e Malcis”! Shkruan Atë Pashk Bardhi (Lahuta e Malcis, Romë): Abat Doçi-Fishtës: –Lahuta e Malcis—asht nji gja krejt e jona. Pra P. Gjergji, vijo me punue në << Lahutë të Malcis >> pse ke me i lanë namë vedit e nji kryeveper literatyrës s’onë kombtare-. Kështu At Fishta muer zemër, vijoj botimet mbi << Lahutë të Malcis >>, e sot kemi edhe nji epope kombtare të shkrueme mjeshtrisht. “KUSH NUK ASHT PJEK N’ABAT DOÇIN E MIRDITES, MOS T’THOT SE E KAM PA SHQYPNIN… ”(DOM NDOC NIKAJ). Takimi i Abatit të Mirditës Preng Doçi dhe klerikut atdhetar Dom Ndoc Nikaj, në Shkrel të Malësis së madhe, në vitin 1893, krijoj “Lidhjen e Mshehtë”, një shoqëri që do të kishte për qëllim përhapjen e idesë kombëtare dhe çlirimin e tokave shqiptare nga sundimi otoman. “Lidhja Mshehtë”, pasoj në formimi e Shoqërisë së Alfabetit “Bashkimi” në Shkodër, ne vitin 1899! Abati i Mirditës P. Doçi parashikonte organizimin e lëvizjeve dhe kryengritjeve kunder Perandorisë Osmane, bashkimin e krahinave shqiptare, krijimin e shoqërisë së alfabetit shqip, dhe bashkimin e shqiptarve të dy besimeve, katolik e mysliman, ku përçarja e krijuar nga turqit ishte e madhe.! Lidhjet e Abatit të Mirditës Preng Doçit për Pavarsi Kombëtare ishin me vendet me vendet e zhvilluara të Evropes, Vjenen e Romën dhe me figurat me të ndritura të kohës që nga Preng Bib Doda, Ded Gjo Luli e Luigj Gurakuqi e deri te Ismail Qemali etj. Abat i Mirditës P. Doçi nxiti Ismail Qemalin mbi përfshirjen e Tij në një rol administrativ brenda një Shqiperie te ardhshme autonome e të pavarur, me lidhjet dhe leterkembimet që mbanin mes tyre që nga viti 1903 e deri në vitin 1912, në shpalljen e pavarsisë dhe më pas, duke menduar për rregullimin e gjendjes dhe pas shpalljes se pavarësisë së vendit! “NE E BËMË SI E BËMË SHQIPËRINË, POR ABAT P.DOÇI PREJ MIRDITE, DO E BËNTE EDHE PA NE, EDHE MË MIRË…” Me keto fjalë e përshkruante ISMAIL QEMALI rolin dhe imazhin e Abat Doçit, për pavarsi kombëtare, duke ditur rendesinë, kontributin dhe vlerat e jashtëzakoshme të Abatit të Mirditës në shërbim të kombit, si dhe ndikimin e tij në diplomacinë e vendeve të zhvilluara, që nga Roma, Vjena, Anglia, Amerika, Kanadaja, Tivari, Athina, ku në shumicën e ketyre vendeve Abat Doçi sherbeu për gati 12 vite(1876-1888), pasi P. Osmane e kishte burgosur në Stamboll dhe me pas e kishte debuar nga perandoria dhe Shqipria, Abatin e Mirditës, si organizator të kryengritjeve kunder P.Osmane në vitin 1876–1877. “Truri dhe figura qendrore e Mirditës, Hamleti Shqiptar, personaliteti më i fortë i Shqipërisë së Veriut”, kështu e quan Edit’h Durham, Abatin e Madh të Mirditës, Preng DOÇI, njërin prej figurave më të mëdha të Rilindjes Kombëtare! “Unë kisha parë Tokën e të Shkuarës së Gjallë”, shkruan E. Durham në librin e saj, “Shqipëria e Epërme”(Veriut), (High Albania), kur Abati i Mirditës mendonte dhe projektonte “Tokën e së Ardhmes së Gjallë”.

“Turqia nuk është më i keqi armik që kemi, dëshmon ABAT DOÇI në shkrimet e E.DURHAM: -Vendi ynë ka vuajtur tmerrësisht nga Turqia. Por, Shqipëria nuk vdiq. Tani kemi një armik tjetër shumë më të keq, që rritet dita – ditës dhe ky është sllavi. Rusia me Kishën e saj fanatike dhe me çetat e egra serbo-bullgare, është gati të shkatërrojë Shqipërinë e të fshijë nga faqja e dheut katolikët e myslimanët së bashku…

Edit’h Durham: “P. Doçi fliste me një mençuri të rrallë, ndoshta ishte ndër më largpamësit nacionalist shqiptar”.Shkrimtari Mihal Sotir Gurra shkruan: “Me t’i shkelur këmba në vendin e vet fillon nga propaganda kombëtare, duke predikuar dashurinë e Atdheut dhe të gjuhës, çel shkolla dhe me një fjalë, Preng Doçi ka qenë i çdo veprimi me fytyrë Kombëtare.-Diku tjetër përmend …Preng Doçi – një nga apostujt më me vlerë të fesë së Shqiptarizmës, mendonte se në radhë të parë, për të fituar duhet të zhdukej mosbesimi midis myslimanëve e të krishterëve dhe shqiptarët të kishin nje fe të vetme-Shqiptarinë”.Albanologu Austro-Hungarez Franc Nopça për këtë kohë (1888) shkruan: “Dalja e papritur dhe plot shkëlqim në detyrën e Abatit të Mirditës e këtij njeriu të jashtëzakonshëm në çdo kuptim, që kishte qenë zhdukur nga sytë e mirditësve 11 vjet më parë, shkaktoi mbresa në tërë Shqipërinë e Veriut”.Abat Preng Doçi, në misionin e tij për Pavarsi Kombëtare, ishte ndërlidhes me Vjenen Austri, Romën, Selinë e Shenjtë në Vatikan dhe diplomacinë e vendeve të zhvilluara të Eropes. Qëllimet e Abat Doçit, ishte edhe përfshirja e Mirditës dhe Shqiprisë në koalicione politike te Evropës, pēr rrëzimin e perandorisë osmane, ku do përfitonte Kombi Shqiptar. Vjena vlerësoi si personalitetin shqiptar më të spikatur, Abatin e Mirditës Preng Doçin, në periudhën 1897-1911. Abati ishte i njohur për aktivitetin e tij patriotik dhe ishte nën mbikqyrjen e rreptë të institucioneve të Perandorisë Osmane. Njëhkosisht , Abat Doçi mbante lidhje të ngushta me Vatikanin dhe Romën, gjë që sigurisht nuk përshëndetej nga Vjena. .. Baroni Zwiedinek, shef i departamentit për Shqipërinë në Ministrinë e Jashtme Austro-Hungareze e përshkruante Abat Doçin si më poshtë, – kur ky në vitin 1897 shkoi në Vjenë për të dorëzuar një Promemorje, në të cilën jepte konsideratat e tij për të ardhmen e Shqipërisë,: “[…] patriot, tregon besnikëri ndaj Austro-Hungarisë dhe është i bindur që Perandoria është e vetmja Fuqi që do të mbështesë Shqipërinë; inteligjent dhe aktiv, i pari i fisit të tij, me shumë reputacion në gjithë fiset malësore”. Më tej Zwiedinek-u shkruante se nuk kishte asnjë shqiptar tjetër, më të aftë se Abati për të kryer një propagandë efektive për bashkimin e fiseve shqiptare në kuadër të autonomisë kombëtare. Për punën e tij të pa lodhur dhe heroike, diplomacia austro-hungareze do të shprehej se emzot Doçi, ishte burrë i zgjuar dhe energjik, i cili e kishte marrë përsipër që të realizojë bashkimin politik të fiseve shqiptare.Poeti, atdhetari Ali Asllani… kujtonte shpesh… fjalët që i kishte thënë I. Qemali për P. Doçin: “Ne e bëmë si e bëmë Shqipërinë, por Abat P.Doçi prej Mirdite, do ta bënte edhe pa ne, edhe më mirë se ne”./————————————ABATI I MIRDITËS PRENG DOÇI, UDHËHEQES I LEVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE ! Një nga figurat më të rëndësishme e më me ndikim të kohës së tij Abati i Mirditës Preng (Prend) Doçi, ishte përsonalitet i madh i kulturës dhe kombit shqiptar. Lindi në shkurt të vitit 1846 në Mirditë ndrroj jetë në vitin me 22 shkurt 1917 në moshën 71 vjeçare! Studimet e para i mori në Shkodër, në moshën 13-14 vjeçare, pikërisht në vitin 1859 hyri në Seminarin Papnor të Shkodrës, ku qëndroi deri më 1861. Në Seminar u dallua për zell dhe mësime të mira, kështu në vitin 1861 u dërgua në Kolegjin Urban të Romës për studimë të larta teologjike. Gjatë studimëve në Romë, P.Doçi pati rastin të njihej më letërsinë Arbëreshe, historinë e Shqipërisë dhe poetin e madh Jeronim De Rada i cili do shkruante: “P.DOÇI ËSHTË NJË NGA PERSONALITET MË TË SPIKATURA E MË TË SHQUARA SHQIPTARE”. Më 1871 P.Doçi u kthye në vendlindje, Mirditë, ku shërbeu si famullitar në Korthpulë, Orosh si kapelan i Imzot Gaspër Krasniqit, ky fryma atdhetare për çlirimin e kombit nga zgjedha turke, ishte prioritet i misionit kombëtar të P.Doçit! Një nga veprat e tij është edhe “Shqipëria nën zgjedhën turke”, dhe “Shqipëria në robni”. Për imzot Doçin Rilindja Kombëtare qe një program , për t’i dhënë një hov të ri me shkolla e dije Shqipërisë. Abat Doçi bënte thirrje të zjarrta për luftë kundër turkut pushtues: në shkrimet dhe poezitë e tij si “Një kushtrim shqiptarëve” dhe “Shqipnia nën zgjedhën turke”,N’qafë ma zgjedhën kush e bán?Kambëve prangat lidhë na i kanë,Osmanllia edhe na shán,Na pin gjakun, mishtë na e han.Shqyptár trima, zgjedhën lshoniKputni prangat e luftoni!

P.DOÇI NË VITIT 1877(31 VJEÇAR) INTERNOHET DHE BURGOSET NË STAMBOLL SI ORGANIZATOR I KRYENGRITJES KUNDER PERANDORISË OSMANE!

Abat i Mirditës Preng Doçi gjatë kryengritjeve të vitit 1876-1877 u bashkua me forcat kryengritëse antiturke.Kryengritja e viteve 1876-1877, të mirditasve kundra osmallinjve, ishte rezultat i organizimit të Dom P. Doçit dhe princit të Mirditës Preng Bibë Dodës. Imzot P. Doçi mes tjerash shkruan se Mirdita është “si një shtet i vogël autonom” popullsia e së cilës është krenare për lirinë e vet. Për këtë arsye turqit e internuan dhe e burgosën në Stamboll, ku falë një bashkëvendasi, Nikollë Përlaskajt, i cili kishte qëlluar roje në burgun e Konstadinopolit të atëhershëm, Doçi arriti të kontaktojë me patriarkun katolik të këtij kryeqyteti, armenin Stefan Azarjan. Me ndërmjetësimin e kardinali armen Azarian, Imzot P.Doçi lirohet dhe shkon në Romë, ku Selia e Shenjtë e dërgon me misionin diplomatik në SHBA e vende tjera, se Shqipërinë ja ndalun turqit të kthehej se P. Doçi u lirua nga burgu me kusht që të largohej jashtë perandorisë osmane. Nga kjo ditë për dom Prengë Doçin, 31 vjeçar rifilloi një jetë me plot sprova, e cila do të zgjaste plot njëmbëdhjetë vjet, duke kaluar nëpër tre kontitente të botës.P.DOÇI GJATË VITEVE NË EMIGRIM ROME, AMERIKE, KANADA, TIVAR, ATHINË, INDI.! PAS LIRIMIT ME KUSHT NGA BURGU I STAMBOLLIT, QË TË LARGOHET NGA P. OSMANE, SE KONSIDEROHEJ SI PERSON I RREZIKSHËM PËR PERANDORINË, DUKE JA NDALUAR KTHIMIN NË SHQIPRI ! Abati i Mirditës Preng Doçi ishte shqiptari i vetëm që jetoi e predikoi në tre kontinente: Europë, Azi dhe Amerikë.(Romë, Amerikë, Kanada, Tivar, Athinë, Indi)..! Meqenëse e kishte të ndaluar të kthehej në Shqipëri, pasi u liru me kushr nga burgu i Stambollit, që të largohej nga vendet e Perandorisë Osmane, P.Doçi duke e marrë miratimin nga Selia e Shenjtë u nis për mision në Tokën e Re (Amerikë) në vitin 1877. Ishte ky shqiptari i parë që shkeli kontinentin e ri.Imzot Preng Doçi: Shqiptari i parë që shkeli në Amerikën e Veriut. Data e vendosjes në Kanada të P.Doçit është pragu i Krishtlindjeve, data 24.12.1877. Për qëndrimin e P. Doçit në provincën kanadeze Brunswick, dëshmoi edhe gazeta e kohës “The morning Freeman”, të Brunswickut më 22 tetor të vitit 1881. Në kujtimet e disa priftërinjve kanadezë P. Doçi paraqitet si një shembull shumë interesant i atdhedashurisë.Në vitin 1883, dom Preng Doçin e kishin thirrur në Evropë me shpresa kthimi në Shqipëri. Pas punës misionare për shumë vite në Gjirin e Ishujve në Kanada, nga letra e Doçit mësojmë së me 2 prill 1883 është ne Romë, dhe në maj 1883, zbret në portin e Tivarit, ku ndejti plot gjashtë muaj, me deshirën për tu kthyer në atdhe, pasi gjoja kishte marrë të dhëna prej Shkodre së asgjë nuk do i pengonte për kthimin e tij në Shqipëri. Por përkundraj përpjekjeve që bëri Selia Shenjte dhe kryeipeshkvi i Shkodrës P. Guerrini, për t’ia mundësua kthimin në Mirditë, nuk ja arriten, shkaku i ndalimit që i kishte berë P. Osmane.! Atehere P.Doçi me plot hidhërim u detyra të marrë anijen e përgjatë brigjeve të Shqipërise të merrte rrugën për në Athinë. Në vitin 1883-1884 sherbeu në Athinë me detyrën e sekretarit të Arqipeshkëvit Katolik të Athinës, Marango. Gjatë rrugës Tivar- Pire, Prend Doçi u ndal në ishullun Korfuz Greqi, ku pati takim me anëtarët e Komitetit Shqiptar të atjeshëm, dhe me atdhetarë nga Çamëria. Në Athinë ai vijon lidhjet me shqiptarët, arvanitasit dhe me patriotët shqiptarë në Greqi. Shërbimet në Tivar dhe në Athinë i shërbyen si urë lidhjeje me Shqipërinë. Për shkak të shpifjeve të cilat i bënte Ipeshkvi i Dioqezës Lezhë Françesko Malçinski(austriak me kombesi Ukrainase, i cili e kishte suspenduar P.Doçin nga sherbimet meshtare, shkaku se P.Doçi kishte qene organizator i kryengritjes 1876-1877) drejtuar për nga Stambolli dhe Roma, Dom P. Doçi në vitin 1884, u detyrua përsëri të largohej nga Evropa, për të marrë rrugë tashmë në kontinentin e Indisë, pikërisht në Bombei, i caktuar sekretar i kardinalit Antonio Agliardi. Atje, si njohës i mirë i italishtes, latinishtes dhe frëngjishtes, zuri një vend të merituar mes të intelektualëve të Bombeit Indi.Imzot P. Doçi, me kulturë të gjerë e vrojtuese i vëmendshëm gjatë qëndrimit në mërgim, u thellua në njohjen e botës, të popujve, të jetës e të kulturës, të mënyrës së tyre të qeverisjes.Prandaj është në vend të theksohet së kjo periudhe e qëndrimit të tij në Kanada e Indi e me pas në Romë, ka ushtruar një ndikim të madh në formimin e tij duke u bërë kështu një nga personat më të shëtitur e më të ditur të kohës së tij. Ai pasuroi në mënyrë të gjithanshme teorike e praktike dijen e provojën e vet në fushën e luftës politike dhe organizimin e luftës për liri dhe në lëmin e kulturës dhe besimit katolik.Imzot P. Doçi edhe Kanadaja, India, Bombei i largët, por edhe nga Athina e Roma e afërte, jetonte me brengat e atdheut të vet. Në pritje të përgatitjes së terrenit për kthimin ne atdhe në vendlindje, P. Doçi në Romë beri disa hulumtime nëpër arkiva e biblioteka te Vatikanit duke gjurmuar materiale për Shqipërinë e në veçanti për vjetërsinë e Mirditës dhe abacisë së Oroshit. Me këto materiale historike paraqiti Mirditën si princeri autonome. Më shumë dëshmi historike e këmbëngulje arriti t’a bindë Selinë e Shenjte në Vatikan, që abacia e Oroshit Mirditë, me dekretin “supra montem Mirditarum”, Papa Leoni i XII datë 25 tetor 1888, të njihet si abaci e një rangu të veçantë me titullin “Abbacia Nullius”, që ishte e rangut të një dioqeze e cila nuk jep llogari asnjë ipeshkvi, por drejtpërsëdrejti Selisë së Shenjte në Vatikan.

NE VITI 1888 U MUNDËSUA KTHIMI NË ATDHE I ABATIT TË MIRDITËS P.DOÇI, PAS NDERHYRJES SË VATIKANIT DHE AUSTRO-HUNGARISË, DEKRETI I SULLTANIT JA LEJOJ KTHIMIN ME KUSHT ABATIT P. DOÇI, QË MOS TË MERREJ ME POLITIKË KUNDER P.OSMANE DHE TË MOS KALONTE KUFIJTË E PROVINCËS SË MIRDITËS! (Kthimi në atdhe i P. Doçi ishte pas 11 viteve emigrim të detyruar, pasi P.Osmane ja kishte ndaluar kthimin në Shqipri, pas lirimit me kusht nga burgu i Stambollit në vitin 1877, ku P.Doçi ishte burgosur si organizator i kryengritjes kunder P.Osmane në vitin 1876-1877) Kthimi në Atdhe pas 11 viteve emigrim në Romë, Amerikë, Kanada, Tivar, Athinë,Indi, i Abatit të Mirditës P. Doçi! Në vitin 1888, Abat Doçi kthehet në Atdhe për të vazhduar misionin në shërbim të Kombit! Pas shumë peripecive diplomatike, Shkodër, Romë, Stamboll e Vien-Austri, me ndërmjetësimin e kardinajve të Vatikanit Aliardi e Jakobini, më me me 27 tetor 1888, arriti pas 11 viteve mërgim të kthehej në Shkodër, më ndihmën e Austro-Hungarisë si garant pran portës së Lart. Kthimi sipas dekreti te sulltanit dorëzuar Bahri Pashës në Shkodër, P.Doçi ishte kushtëzuar që Abat P.Doçi mos të merrej më politik kunder P.Osmane dhe veprimtaria tij kërkonte që mos të kalonte kufijtë e Provincës se Mirditës.Pas 11 viteve emigrim, i shoqëruar nga djem të Mirditës, me 6 nëntor 1888, Abat P. Doçi nga Shkodra mbërriti në Orosh si Abat i Abacisë Nullius (Abaci e veçantë) të Mirditës.

ABAT P. DOÇI THYEN DEKRETIN E SULLTANIT THEMELOI SHOQËRINË E ALFABETIT “BASHKIMI”, NXITI DHE ORGANIZOJ KRYENGRITJE KUNDER PERANDORISË OSMANE…..! Sapo u kthye në Mirditë , Abat P.Doçi e theu dekretin e sulltanit, që e kushtëzonte të dilte nga Mirdita, vazhdoj veprimtarinë e tij në shërbim të kombit edhe në Shkodër duke mbajtur lidhjet njëhkosisht me Selinë e Shenjtë të Vatikanit dhe me Austro-Hungarezet që kishin ndikim në Shkodër. Në vitin 1899 themeloi shoqërinë e alfabetit “Bashkim”në Shkodër ku mblodhi rreth tij ajkēn e klerikëve dhe intelektualeve atdhetar shqiptar! Më 1911 – 1912 udhëhoqi kryengritjen e Mirditës kundër osmanlinjve. Pa e prekur kurrë misionin e tij fetar, nën ndikimin e zgjimit kombëtar të popullit dhe të ngjarjeve të mëdha politike të kohës, ai u bë një nga paraardhësit e letërsisë së Rilindjes në Shqipëri.Abati i Mirditës P.Doçi, si autoritete i lart kishtare i cili tani varej nga Roma dhe Vjena, i kishte dhënë vetes më tepër detyrë, për të punuar ne rrugën e veprimtarisë kishtare, për rimëkëmbjen e kishave të shkatërruara nga turku, për liri dhe të mirën atdheut. Përkundrejt pengesave qe kishte përpara, punonte më plote energji për fuqizimin e faktorit te brendshëm me anë të besës e bashkimit, zhvillimit të jetës kulturore e shpirtërore. Mbarimi i shek. XIX, përben një moment me rendësi në historinë e Mirditës, pasi me nxitjen e Doçit u shënjua lulëzimi me i madh i përpjekjeve të shqiptarëve për liri kundër ushtrisë Turke. Qëllimet e Abat Doçit, ishte edhe përfshirja e shqiptarëve te Mirditës në koalicione politike te Evropës, çfarë do përfitonte dhe Shqipëria.Abat i Mirditës P. Doçi punoj me përkushtim të pazakontë, ne ruajtjen, kultivimin dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare duke dhënë dëshmi se është e mishëruar thelle ne popull. Kambanat kishes se Oroshit Mirditë, kanë ranë jo vetëm për meshë, por edhe për meshën e lirisë duke i ngritur malësi ne kushtime te njëpasnjëshëm.Sundimi turke u përpoq me te gjitha fuqitë e saj ta nënshtronte Mirditën por nuk qe e mundur pasi mirditasit nuk pranuan për asnjë çmim sistemin timarve e ndërrimit te besimit, tjetërsimin e kulturës shekullore të popullit të Arbrit. Kujdesin për kultivimin e kulturës arbërore Abat Preng Doçi, e kishte treguar edhe gjatë qëndrimit të tij të përkohshme në Mal të Zi. Ai në relacionin e tij nga Tivari dërguar në vitin 1883 Kongregacionit për Përhapjen e Fesë, në mes tjerash thotë, se përveç në Cetinë e Rijeka (mendon në Rijeka Crnojeviq), ku jetojnë 92 katolike nga Shkodra, ka të tillë dhe në Nikshiq dhe në Danillovgrad.

TAKIMI I ABATIT TË MIRDITË P. DOÇIT ME DOM NDOC NIKAJN NË SHKREL DHE DED GJO’ LULIN NË HOT TË MALSISË SË MADHE, NË VARGUN E ORGANIZIMEVE PËRGATITORE TË KRYENGRITJEVE KUNDER P.OSMANE! U MOR HAPI PËR BASHKIMIN E SHQIPTARVE TË DY BESIMEVE, KATOLIKË DHE MYSLIMAN, KU PËRÇARJA E KRIJUAR NGA TURQIT ISHTE DUKSHËM! Në vargun e organizimeve përgatitore për t`i kundërshtuar Perandorisë osmane në Shqipëri, ishte mbledhja e fshehtë e vitit 1893, organizuar në famullinë e Shkrelit Malësia e Madhe, ku kleriku atdhetar Dom Ndoc Nikaj, qëndronte në krye të famullisë së Shkrelit. Dom Ndoc Nikaj dhe Abat P. Doçi bashkpunuan për lirinë e Kombit, pergaditjen e levizjeve te kryengritjeve kunder P.Osmane, bashkimin e dy besimeve katolikë e mysliman të përçarë nga turku, deri në krijimin e Shoqërisë së albabetit “Bashkimi” ku Dom Ndoc Nikaj, ishte në krah të Abatit të Mirditës P.Doçi, në themelimin e kesaj shoqerisë së pavarsinë e alfabetit nga germat turko-sllave ! Dom Ndoc Nikaj, ishte romancieri i parë shqiptar dhe në “Kujtime të një Jetës së kalueme”, rrëfen se hartimi i programit kulturore i Abat P. Doçit ndodhi në kohën kur Nikaj qëndronte në krye të famullisë së Shkrelit. Takimi, rrëfen, Dom. N. Nikaj, qe mbajtur në vitin 1893, dhe pjesëmarrës ishin, abati i Mirditës Preng Doçi; prifti i Velipojës, Dom Mark Shllaku; i Rrjollit, Dom Zef Shkreli; i Shkodrës, dom Jak Sarreqi, dhe prifti nga Mirdita, dom Dodë Koleci. Synimi i tyre, sipas tij, ishte formimi i një lidhje kombëtare e cila mori emrin “Bashkimi Shqiptar”. Në vazhdim Nikaj shprehet se: “Nuk bame shkresa qe mos të ndodhte rrezik zbulimi nga ana e qeverisë turke edhe të n`a nxente me prova në dorë”. “U lidhme më shkrue në giuhen shqype se i cili mbas andjes së vet dhe mbas prirjet perkatëse“.Gjykuar nga rëndësia e personave pjesëmarrës në krah të Abatit të Mirditës P.Doçi në takimin e Shkrelit në Malësi të Madhe në vitin 1883, dhe ngjarjeve që pasuan, në at takim ishte hedhur një nga platformat e rëndësishme për organizimin e lëvizjeve dhe kryengritjeve popullore kundër sunduesve osmanë.Në mbledhjen e Shkrelit, Abat P. Doçi dhe Dom Ndoc Nikaj, ndër të tjera, ishin zotëruar se do merreshin me afrimin e shqiptareve të dy besimeve, katolikë dhe myslimanë. Në qytetin e Shkodrës, përçarja e shkaktuar nga turqit, ishte e dukshme. Sipas këtij konstatimi, rezulton se afrimi i shqiptarëve të dy besimeve, do ishte puna bazë për përgatitjen e lëvizjeve dhe kryengritjeve, që do të zhvilloheshin kundër Perandorisë osmane, deri në shpalljen e plotë të pavarësisë së Shqipërisë.Dom Ndoc Nikaj, edhe përkundrejt pozicioneve të ndryshme kishtare që kishin me abatin e Mirditës, Preng Doçin, ndërmjet tyre mbanin lidhje të ngushta miqësie. Të dy kishin të njëjtin drejtim politik, “Shqipënin e lirë e vetsunduese” thekson Dom.N.Nikaj, në shkrimet e tij..! Abat Prend Doçi ishte një nga udhëheqësit e kryengritjeve mirditore kundra Portës së Lartë, që kishte lidhje të ngushtë me Ded Gjo’ Lulin, ku Abat Doçi ku tema e bisedave të tyre ishte kryengritja kunder P.Osmane nga Mirdita në Malsi të Madhe ! Një here kur Abat Doçi po shkonte në Mal të Zi, u ndal në derën bujare të Ded Gjo’ Lulit në Hot. Deda thirri besnikët më të afërt në trimeri e besë të tij. Asnjë nuk fjeti, e kuvendi erdhi e u ndez, siç përflakën kullat nga gjuhët e flakëve të lisit në votër. Kulla e Ded Gjo’lulit nuk kishte patur mik më të mirë mirditor dhe prift me të ditur së Abati i Mirditës Preng Doçi. Deda me azganet e tij paraqiten gjithë zonën e kufirit, përqendrimin e forcave turke dhe malazeze dhe mundësinë e gjetjës së një shtegu për ta përcjellë të sigurtë Preng Doçin deri në portin e Ulqinit.Abat Preng Doçi, letrar, hulumtues dhe diplomat, kishte paraqitur para krerëve të Mirditës në Orosh, në vitin 1897 programin me të cilin parashikonte organizimin e lëvizjeve dhe kryengritjeve nga 1897-1900 dhe në vazhdim. Në këtë program sipas konsullit, Theodor Ippeni, të datës 25 qershor 1897, ishte paraparë bashkimin e tri krahinave: Malësisë së Madhe, Dukagjinit dhe Mirditës, nën administrimin e Prek Pashës. Duke pasur parasysh se ai, kishte pozicion të lartë kishtar, mori përsipër, para të huajve ta paraqesë programin si një ndërmarrje spontane të disa patriotëve e jo, si të udhëzuar nga ai apo nga Austro-Hungaria. Meqenëse kisha katolike në Shqipëri, që në vitin 1837 ishte nën protektoratin e kultit të Austro-Hungarisë, Doçi, me 7 dhjetor 1897, raporton Vjenën lidhur me programin në fjalë.Për punën e tij të pa lodhur dhe heroike, diplomacia Austro-Hungareze do të shprehej se emzot Doçi, ishte burrë i zgjuar dhe energjik, i cili e kishte marrë përsipër që të realizojë bashkimin politik të fiseve shqiptare.Abati i Mirditës, Preng Doçi, ishte i rrahur me jetën kishtar e politike, nuk ka dyshim se i njihte pikësynimet e shteteve të ndryshme evropiane ndaj Shqipërisë dhe qëndrimet e tyre ndaj çështjes kombëtare shqiptare.Në mënyrë të veçantë ai ndiqte më shumë vëmendje qëndrimin e Vjenës ndaj Shqipërisë, sidomos kur kishte të bënte më të drejtën e protokultit dhe të kulturës shqiptare. Si largpamës dhe i matur Abat Doçi kishte nuhatur dhe zhbirilua rivalitetet politike për Ballkanin në mes Rusisë dhe Austro-Hungarisë.Disa diplomat e kane vend ne dukje se Abat Doçi, synonte të jetë sa më i kontrollueshëm në punën e vet, për ta ruajtur sa me tepër pavarësinë e Mirditës, si nga Austro-Hungaria dhe Italia, duke ngritur tensione të vazhdueshme më pushtuesit osman.Filozofi francez, Zhan Pol Sartër ka shkruar se “nuk mund te jesh intelektual po qe se nuk zotëron, përveç dijes edhe guximin”. Abat Doçi, duke e poseduar edhe njërën dhe tjetrën, vazhdoi të nxiste popullin në organizimin e kryengritjeve. Ai, qe frymëzues i organizimit të kuvendit ndërkrahinor për pavarsi në Fan të Mirditës, ku u ngrit flamuri i pavarsisë nē oborrin e kishës së Sh’markut në Fan, me 26 prill 1911, me vendim të ketij kuvendi nga arbereshi Terenc Toçi, dhe flamurtari i Fani dhe Oroshit, Preng Tuc Doda dhe Preng Marka Prenga, mbas të cileve ishte Abati i Mirditës Preng Doçi, i cili perkrahu edhe qeverinë e perkohshme për pavarsi, themeluar me 27 prill 1911 në Kimëz të Mirditës, qeveri e themeluar nga kuvendi nderkrahinor i Fanit ku ishte vendosur të kundërshtonin P.Osmane, me një plan program deri në në pavarsinë e plotë ! Abat Preng Doçi dhe dhe kleriku ardhetar Dom Ndoc Nikaj u gjetën edhe në vorbullën e shpërthimeve të kryengritjeve në Malësinë e Mbishkodrës, gjatë muajt mars-gusht vitit 1911.Abati i Mirditës P. Doçi në vazhdim qe përkrahës i mbajtjes së Kuvendit në Kallmet të Lezhës, në tetor të vitit 1911, kur krerët e 12 bajraqeve të Mirditës vendosën që të mos u binden autoriteteve osmane, gati për kryengritje. Gjithashtu, Abat Doçi përkrahu dhe nxiti mbajtjen e kuvendit të Rubikut në Mirditë organizuar po në vitin 1911, organizuar nën drejtimin e bajraktarit të Veles, Kol Toma, ku morën pjesë paria dhe Bajraktarët e Malësisë së Lezhës. Miku i ngushtë i Fishtës, dhe Abat Doçit, At Pal Dodaj sherbente në kishën e Shëlbuemit Rrubik ku u mbajt ndezë votra e levizjes kombtare, rreth së cilës nxeheshin luftarët e shkrimtarët e Liris nga Kurbini, Mirdita, Zadrima, Kruja, Zhuba e Lezha, të bashkuar për kryengritje të lirisë, deri sa të largoheshin perfundimisht otomanët.! At Pal Dodaj, ngriti flamurin e pavarsisë në kishën e Rrubikut Në Kuvendin e Rrubikut u hartua projekt-kushtetuta për Shqipërinë autonome, e cila në raportet e konsujve quhej Memorandumi i mirditasve. Kjo projekt-kushtetutë qe prezantuar, nëpërmjet delegacionit mirditor dhe në Besëlidhjen e Shkupit, me 10 gusht 1912.Nuk ka dyshim se Abat Preng Doçi, klerik i lartë, qëndronte në ballë të lëvizjeve dhe kryengritjeve kombëtare si vizionar i vendosur i levizjeve për pavarsi kombëtare! Në lidhje me këtë, flet dhe fakti, i letërkëmbimit të vazhdueshëm të Doçit, me deputetin e Perandorisë osmane, e më pas kryetari e qeverisë se përkohshme të Shqipërisë, Ismail Qemalin nga viti 1903, deri në 1912 dhe me pas, duke menduar për rregullimin e gjendjes dhe pas shpalljes se pavarësisë së vendit.

THEMELIMI I SHOQËRISË “BASHKIMI” NË VITIN 1899 NGA ABATI I MIRDITËS P.DOÇI, HARTOI ALFABETIN SHQIP QË KEMI SOT, 9-TË VITE PARA KONGRESIT TË MANASTRIT(1908). AT GJERGJ FISHTA DHE LUIGJ GURAKUQI ISHIN TË DELEGUARIT E ABAT DOÇIT, PËR TË PERFAQUAR ALFABETIN E SHOQËRISË “BASHKIMI” NË KONGRESIN E MANASTIRIT, KU FALË FISHTËS, KY ALFABET U MIRATU SI ALFABET ZYRTAR KOMBËTAR I GJUHËS SHQIPE! Abati i Mirditës Preng Doçi në janar të vitit 1899 themeloi shoqërinë letrare “Bashkimi” në Shkodër, me qëllim të zgjidhjes së çështjes së alfabetit në bazë të shkronjave latine dhe për përhapjen e shkollave e botimin e librave në gjuhën shqipe, që asokohe ishin të ndaluara e të luftuara nga armiqtë e popullit shqiptar, sidomos turqit. Ishte kjo një nevojë e madhe kombëtare për pavarsinë e alfabetit shqip dhe për Abatin i Mirditës P. Doçin ishte një program për Rilindjen Kombëtare, për t’i dhënë një hov të ri me shkolla e dije Shqipërisë.Nën pushtimin e egër turk, shqiptarëve të shtypur, nuk i lejoheshin institucione kulturore kombëtare, veç atyre fetare që gjendeshin nën patronazhin e Austro-Hungarisë. Në vijim të përpjekjeve për me i shërbye çështjes se zgjimit, bashkimit dhe çlirimit kombëtar, Abati i Mirditës Preng Doçi mendoj për ta shfrytëzuar këtë mundësi për krijimin e një shoqërie kulturore e studimore për lëvrimin e gjuhës e kulturës shqiptare, duke krijuar shoqërinë “Bashkimi” në vitin 1899 në Shkodër. Pra 9-të vite para Kongresit të Manastirit(1908), Abati i Mirditës Preng Doçi, hodhi gurin e përjetësisë të alfabetit e zhvillimit të kulturës , ku themeloi Shoqërinë e Alfabetit “Bashkimi”( Shoqnia Bashkimi quhej ne ate kohe), dhe afroj pranë kësaj shoqerie, klerikët atdhetarë, kontribues të çështjes kombëtare: At Gjergj Fishta, At Pashk Bardhi, Imzot Jak Serreqi, Dom Ndoc Nikaj, Dom Dode Koleci, Dom Mark Shllaku, Dom Nikoll Sheldija, Gjergj Koleci, dhe më vonë Luigj Gurakuqi dhe Mehill Çuni. Pra Abati i Mirditës Preng Doçi, mblodhi rreth vetes, ajken e klerikeve katolike e intelekuale te lartpermendur ne kryesine e shoqerise dhe ajken e klerikeve qe ishin perkrahes te Abat Doçit me ne krye Imzot Lazer Mjeda, Dom Ndre Mjeda, Ate Ambroz Marlaskaj,etj Kur Valiu i Shkodrës e pyet Abat P. Doçin, se çfarë janë ato mbledhje në shtëpinë e tij, ai do të përgjigjej: “Po zotni, kam thirrë disa prifta e jam tue pleqnue do punë feje”. Ishte e para herë, që në gjirin e Shqipërisë, ende nën zgjedhën e egër turke të themelohej haptas një shoqëri, për t’u marrë sistematikisht me lëvrimin e gjuhës shqipeDëshmitarët e kohës shprehen se themeluesi që meriton çmime e lavde të përjetshme që abati i Mirditës Preng Doçi, i cili gurin e përjetësisë të alfabetit e zhvillimit të kulturës e hodhi në 1899 në lagjen Sarreq të Shkodrës.Alfabeti në fjalë me gjithë mungesat shkencore të kohës që mund t’i kishte në vete, ai qe fort praktik. Duke u nisur edhe nga praktika e gjermanëve, kroatëve etj., të cilët braktisën shkrimet gotike dhe për shkak të punës më të lehtë në shtypshkronja, shoqëria “Bashkimi” mori alfabetin e pastër latin.Për të parën herë librat shqip do mund të shtypeshin gjithkund në shtypshkronjat brenda dhe jashtë vendit.Me këtë alfabet u shtypën librat shkollore, kur shqipja nisi të përdorej zyrtarisht në shkollat e veriut, të organizuara atëherë nga perandoria Austro-hungareze. Edhe pse pas tri viteve, kulturës shqiptare iu shtua edhe alfabeti i Agimit (1901) nga Ndre Mjeda, shkrimtarët e njohur si: Fishta, Gurakuqi, Nikaj, Xanoni, Çajupi, Sciro, Peci, Fan Noli, Konica, Asdreni vazhdonin ta përdornin këtë alfabetin e shqerisë “Bashkimi”. Revistat e asaj kohe, si Elçia (1891), Albania, (1897-1909), Kombi, Toska , Besa, La Nova Albania ( Shqipëria e Re), etj., botoheshin gati të gjitha në alfabetin e ‘Bashkimit’ edhe pse shumë shkrimtarë bënin modifikime të veta, sipas prirjeve të tyre.Në një memorandum të shoqërisë “Bashkimi” me dt. 20, gusht 1908, thuhej se: “Duke i dhënë besën njëri-tjetrit me punë të pa reshtur, me durim të madh e me bashkim vullnetesh, për gjatë viteve 1899-1908 të veprimtarisë, botuan 32 vepra të ndryshme studimore, për lëvrimin e gjallërimin e gjuhës dhe shkollave shqipe, mes të cilave edhe Fjalorin Shqip-Italisht me më shumë se 13 mijë fjalë.Më daljen në skenë të Kongresit të Manastirit në nëntor të vitit 1908, i dha zgjidhje një alfabeti të përbashkët, me germat latine të Shoqerisë “”Bashkimi” që do jetë themeli i një uniteti të alfabetit kombëtar, ku pëlqimin e dhanë 32 delegat nga Kongresi dhe jashtë tij.Dom Ndoc Nikaj shkruan: Abat Doçi dhe shoqëria Bashkimi, e mbronin me fatalizëm në Kongresin e Manastirit alfabetin e Bashkimit, duke u shprehur se: “është me estetik e me latin, ruan etimologjinë e gjuhës, është sistem i përdorur nga të paret tanë, Budi, Bardhi, Bogdani dhe arbëreshët, etj”. Duke u shqyrtuar nga ekspertet e gjuhës, alfabeti i Bashkimit mori epërsinë e duhur në formimin e alfabetit te Manastirit.Abati i Mirditës Preng Doçi, delegoj At Gjergj Fishtën dhe Luigj Gurakuqin të perfaqsonin shoqerine e alfabetit “BASHKIMI” në Kongresin e Manastirit(1908), ku falë Fishtës ky alfabet u miratu si Alfabet Kombëtar i Gjuhës Shqipe. Pra alfabeti që shkruajmë e flasim sot, është alfabeti latin i “Shoqërise “Bashkimi” i aprovu në Kongresin e Manastirit me pak ndryshime..! Me telegramin, që Fishta prej Manastirit më 22.XI.1908 dërguar Abatit në Shkodër, shkruhet “Çashtja e alfabetit u zgjidh. U pranuen me pak ndryshime alfabetet e “Frashërit” e “Bashkimi”. Çdo tjetër përjashtue”.Më botimin e fjalorit “Fialuer i Rii i Shcypes”, Shkodër, 9 janar 1908, si një pararojë e Kongresit të Manastirit, shoqëria Bashkimi i tregoj shqiptarëve se nuk punuam për veti, por për atdhe e gjuhen shqipe. Pas alfabetit te Kongresit të Manastirit, shoqëria “Bashkimi” u zotua se do ndjekin gjithçka që do lidhet më një bashkim të shqiptarëve, që përfshin gegë e toskë. Në përfundim të memorandumit të lart përmendur, thuhet: Ata ci t’i u apin nnihme e t’i u bahen krah n’ ket pune, i paste Shcypnia!Duke vlerësuar lart punën e kësaj shoqërie ne lëmin e letërsisë Luigj Gurakuqi shkruante: “Akademia Bashkimi, në pak vjet solli shumë ndihmë literaturës sonë me botime te veta te vlefshme”.Kjo akademi studimore, siç e quante Luigj Gurakuqi, është ngritur, në kohë të vështirë e të rrezikshme, kohë droje, frike e shtrëngimi, ku vetëm një fjalë mund të kthehej si faj i rëndë e kur dënime të ashpra e burgje të tmerrshme, do merrnin ata që guxonin të tregoheshin si mbrojtësit e dalëzotësit e gjuhës shqipe. Duke qenë frika reale, nga ndëshkimet e pushtuesit, shoqëria “Bashkimi” mblodhi rreth vetes një numër të kufizuar dijetarësh dhe idealistësh nga gjithë Shqipëria.Duke pasur parasysh vështirësitë e mëdha të Abat Preng Doçit si klerik i lart në Mirditë, lista e shoqërisë Bashkimi është e gjatë dhe e larmishme. Për afro 9 vjet nga themelimi i saj deri ne Kongresin e Manastirit, (1908) vuri në qarkullim mbi 35 libra nga autoret e fusha të ndryshme. Në vitin 1908 nga Shoqeria “Bashkimi” doli Fjalori i Ri, i gjuhës shqipe. Dom Ndoc Nikaj, hapi në Shkodër në vitin 1909 veprimtarinë e tij botuese, duke siguruar një shtypshkronjë të vogël me pakicë germash. Në janar të vitit 1910 ai filloi të botonte së bashku me Abat Doçin, gazetën “Koha”, e cila duke filluar nga numri i dytë, doli me emrin “Bashkimi” dhe si motiv të vetin kishte kujdesin për punët kombëtare dhe të diturisë.Abati Prend Doçi, përvese një diplomat i shquar, nderohej edhe si poet e letrar. Ka publikuar disa vepra, ndër të tjera edhe fjalorin e dom Dodë Koletsit të botuar për nëntë vjet nga shoqëria “Bashkimi”. Abati Doçi me themelimin e shoqërisë “Bashkimi” në vitin 1899 dhe të ortografisë shqipe me germa latine, zë vend të merituar në literaturën shqiptare.Abati i Mirditës Doçi, më të drejt është cilësuar edhe si mbrojtës i nismave në hapjen e shkollave ne gjuhen shqipe. Me kontributin e tij, rihapet shkolla në Orosh ne vitin 1899. Me pas u çel shkolla në Spaç, Kashnjet, Rrëshen e Rubik Mirditë. Në 5 shkollat fillore në Mirditë në vitin 1904, ndiqnin mësimet në shqip 96 nxënës. Pa u ndalur para vështirësive Abat Doçi dhe shoqëria Bashkimi, botuan librat të të gjitha lendeve, për të tera rendet e shkollës fillore.Ende pa u përfunduar fjalori, nga Shkodra me 1908 i kumtohej Vjenës: “Sado e rëndësishsme të jetë kjo punë për përparimin e gjuhës shqipe, nga ana tjetër ne nuk duhet të lejojmë pa e parë se ajo do të këtë si rrjedhim një përkrahje të metejshme të gjuhës italiane në Shqipëri. Shoqëria gjuhësore “Bashkimi” e mbaroi fjalorin. Eshtë një vellim me 538 faqe, shkruar me alfabetin e “Bashkimit”që do të thotë, dy shkronjësh, i cili merr si bazë dialektin e Shkodrës më shumë theksime mirditore”Abati i Mirditës Prend Doçi i shkruante dhe i botonte librat në Vjenë me këtë fjalor me gërma latine dhe kur i sillte në Shqipëri u griste fletën e parë për ti shpetuar përndjekjës nga autoritetet turke. Për këtë fjalor shqip-italisht, të hartuar nga Abati Doçi, Faik Konica i shkruan At Shtjefen Gjeçovit. “Mundësisht ti jepet zë imzot Prend Doçit se puna vete shumë mirë. Shoqëria që themeloi Abati i Mirditës P. Doçi me bashkëpunëtoret e tij do të zërë vendin e parë në listën e bashkimit të gjuhës e kombësisë shqipe!”Aktiviteti letrar i Abatit të Mirditës është përfshirë edhe në Enciklopedinë turke, shteti pushtues 550 vjeçar, që burgosi në Stamboll Abat Doçin si organizator i kryengritjes kunder Perandorise Osmane të vitit 1876-1877..!