ELEGJI PER POETIN ARBEN DUKA
Nga ish-skënderbegasi VASIL KUSHI
Di dhe vdekja kë të marrë,
Një YLL, një FLORI dhe AR.
Oh! Ç’dimër i madh, sa u meh dhe kënga
E BILBILIT GJYZAR që kishte ATDHEU;
Ka rralluar rrahjet edhe vetë zemra,
Të dridhura po ndjen edhe vetë dhéu.
U verbua “DITA”, me një sy mbeti.
Lexuesit pyesin: Vallë çfarë ka ngjarë?!
Ka vdekur Bilbili, Ai ARBEN POETI,
Që i dha “DITËS” dritë po dhe famë.
Ai më hapi mua shtegun e vet vargut,
Atë fushë të gjelbërt gjithë hapësirë;
Ai përsëri ma ruajti NGJYRËN e vet gjakut,
Që unë përhera ta dua SHQIPËRINË.
Po përse m’u nxi tërë ky klubi ku ndodhem?!
Unë këtë shokun e tavolinës pse mugët e shoh?!
Po më digjet flakë vetë kraharori,
Dhe goja një fjalë, Oh!, si s’ma thotë?!
E lashë kafenë, m’u bë si shafran,
Ngrihet ky shoku përballë, me grusht më “godet”:
“ARBEN DUKA, o Mik, sot na ka lënë,
Sot LUNXHËRI E LABËRI pa bilbilin kanë mbetë”.
Ka vdekur ARBENI, ai ARBEN DUKA,
As veshi nuk guxon lajmin ta dëgjojë;
Unë qiellit, si për vëllanë, atij iu luta:
Ndalja vdekjes dorën!, vetëm ta shpëtojmë.
Më janë errur sytë, m’u tha edhe gjuha,
Oh! Çfarë lajm i hidhur, o Mik, që është ky;
Nuk di në ç’humnera unë tani u humba,
Po e tërë dhimbja ime më mbeti aty.
Gjysma e vetes, sot mua më ka vdekur,
Tensioni tërë trupin, Oh!, ç’ma ka bllokuar;
KROI i KALLOGRES së LABOVËS ka mbetur
krejt i shushatur, po kurrë i harruar.
O ARBEN DUKA, për Ty me lule është shtruar rruga,
Ajo rruga e gjatë, rruga e PËRJETËSISË;
Më gjunjë para teje unë sot u ula,
O GURRA e pashtershme e vet’ POEZISË.
Mos më pyesni se ç’ka lënë?
SHPIRTIN dhe ZEMRËN, SHQIPËRISË tërë.
Tiranë, 15/12/2021
add a comment