Deklaratat e forta të kryetarit turk, Rexhep Taip Erdogan ku e ka tejkaluar gjuhën e diplomacisë duke kërcënuar hapur Greqinë për një pushtim të mundshëm, kanë hasur në reagimin e menjëhershëm të Athinës zyrtare.
Mediat greke i bënë jehonë lajmit se “me kërcënime të drejtpërdrejta, kryetari turk sfidoi sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut”, ndërsa Ministria e Jashtme greke thekson se nuk do të ndjekë gjuhën e ashpër që përdor Ankaraja.
Por, Greqia tregohet tepër e qartë kur nënvizon se do të njoftojë NATO-n dhe partnerët strategjikë për retorikën e luftës që Erdogan përdori sot.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë:
“Greqia nuk do të ndjekë Turqinë në gjuhën e egër të përditshme dhe të deklaratave e kërcënimeve përtej çdo kufiri.
Ne do të informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët tanë për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit, për të bërë të qartë se kush po e dinamizon kohezionin e aleancës sonë në një periudhë veçanërisht të rrezikshme.
Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të operojmë, bazuar në rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të ligjit të detit, si një shtyllë stabiliteti dhe sigurie për rajonin.