Shqipëria/Aktualitet

Tiranë: Kuvendi shkarkon Kryetarin e Republikës

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, pasi miratoi raportin e Komisionit për “çështjen Meta”, votoi për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra e Kryetarit të shtetit. Kështu Ilir Meta u bë Kryetari i parë në këto 30 vite që shkarkohet nga Kuvendi i Republikës.,,

Republika e Shqipërisë ka zgjedhur sistemin politik parlamentar. Kryetari i shtetit zgjedhet (edhe shkarkohet) nga Kuvendi i Republikës. Votimi për shkarkimin e Ilir Metës është i drejtë dhe shpresëdhënës për popullin shqiptar në SHqipërinë Politike, po edhe për kombin shqiptar. Gjatë detyrës së tij në krye të shtetit, Ilir Meta ishte tërësisht në kundërshtim me detyrat e përshkruara nga Kushtetuta! Ilir Meta nga shenjë e unitetit të popullit u bë simbol, aktor dhe referencë e përçarjes, mosdurimit dhe nxitjes së dhunës. Shkarkimi i tij kthen shpresën e shqiptarëve te shteti i së drejtës, te forcimi dhe stabiliteti i shtetit dhe i demokracisë me ligje e rregulla…

Shkarkimi i Ilir Metës është lajmi i dytë i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët pas lajmit për futjen e Sali Berishës në “listën e zezë” të SHBA – ve. Largimi nga skena politike e shtetërore i kësaj dysheje të korruptuar e të kriminalizuar si askush tjetër ( dyshe e zezë si futa) dhe dënimi i tyre dhe i kujtdo tjetër që ishte apo është i përfshirë në shpërdorim, krim dhe korrupcion përbën lajm që gëzon çdo shqiptar që do Shqipërinë politike dhe gjithë Shqipërinë.

Çmimi që ka paguar populli shqiptar (jo vetëm i Shqipërisë politike…) për shkak të Sali Berishës,Ilir Metës dhe bandave të tyre vandaliste e kriminale është tepër i lartë… Çfarëdo dënimi që do të shqiptohejë për këta dy dhe për të tjerë si këta nuk do të ishte i mjaftueshëm po të kihen parasysh dëmet e shkaktuara shtetit tonë shqiptar, pasurive të tij dhe të popullit shqiptar dhe, sidomos, po të kihen parasysh vuajtjet që i janë shkaktuar familjeve shqiptare me grabitje, vrasje e mbytje të djemve e vajzave të tyre…

Shkarkimi i Ilir Metës do të duhej t’i bëhej vëth në vesh edhe Kryetares aktuale të Shqipërisë këndej Drinit (Republikës së Kosovës). Kryetari i Republikës edhe në Shqipërinë këndej Drinit është, sipas kushtetutës, simbol i unitetit të popullit. Mirëpo, Vjosa Osmani, në detyrën e Kryetares së Republikës, manifeston dhe afirmon kryesisht përkatësi partiake!! Këtë e bën edhe me flamurin e partisë së saj (LDK), të cilin e ka vendosur edhe në selinë e Kryetarit të Republikës, me çka po i kontribuon ndarjes dhe përçarjes!! Edhe prononcimet dhe deklaratat e saj publike shpeshherë janë të nivelit partiak e jo përbashkues… (Xhevat Gjini)