Shqipëria/Aktualitet

Konferencë shkencore për Pranverën Shqiptare ’81

Këshilli Organizues “Pranvera Shqiptare ’81, bashkë me Institutin e Historisë në Prishtine e Tirane dhe me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, mbajti Konferencë Shkencore për Pranverën Shqiptare ’81, në amfiteatrin e Institutit të Historisë. Konferenca u mbajt në datën e themelimit të Besëlidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 10 qershor 2021. Këshilli shkencor i Institutit të Historise kishte miratuar 32 kumtesa qe do te lexoheshin ne kete Konference. Kumtuesit ishin nga Shqipëria Politike (Shqiperia e Mesme) dhe nga te gjitha trevat e saj (me perjashtim te trevave shqiptare nen Greqi – Shqiperia e Poshtme). Ne emer te Keshillit Organizues “Pranvera SHqiptare ’81, Konferencën e shpalli te hapur sekretari i ketij Keshilli, Xhevat Bislimi (meqe Kryetari i Keshillit nuk mundi te vinte me kohe).Ne Konference kishin ardhur edhe dy kryetaret e Akademive tona: Skënder Gjinushi dhe Mehmet Kraja, te cilet edhe mbajten nga nje fjale pershendetese. Konferenca u mbajte ne dy seanca dhe zgjati gjithe diten. Nje fjale pershendetese mbajti edhe Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci. Konferenca shkencore per Pranveren Shqiptare ’81 u shpalle e mbyllur nga Drejtori i Institutit te Historise, Sabit Syla, me nje fjale permbyllese…Keshilli “Pranvera Shqiptare ’81”, me akademiket dhe studiuesit nga Tirana e Shkupi, neser vizitojne Kompleksin Memorial ne Prekaz dhe Kullen e Nebih e Tahir Mehes. (Xh. Gjini)