Histori

TIRANA 76 VITE E ÇLIRUAR (17 nëntor 1944 – 17 nëntor 2020)

Organizata Dëshmorëve

Jetojmë dhe kujtojmë, dhe pse kujtojmë, jetojmë! Në kushte krejt të pazakonta vjen përvjetori i 76 i çlirimit të Tiranës, por as kjo luftë e re, ndryshe nga gjithë ato të mëparshmet me armë e batare betejash, nuk na ndal të kujtojmë dhe të festojmë, nuk na ndal të kujtojmë dhe të nderojmë çlirimtarët e 76 viteve më parë, nuk na ndal të nderojmë me përulje ata partizanë që u flijuan në themelet e lirisë nga pushtuesit. Rruga e fitores së çlirimit të Tiranës, kishte nisur shumë ditë më parë se data 17 nëntor 1944, kur kryeqyteti më në fund ishte krejt i lirë. Kjo rrugë e lirisë dhe e çlirimit të Tiranës, erdhi nga aksi rrugor Elbasan-Tiranë, ku peshën kryesore të kësaj lufte dhe fitoreje e mbajti Brigada XVII Sulmuese, e quajtur ndryshe Brigada e Elbasanit. Organizimi i përsosur ushtarak i kësaj brigade, solli dhe përballjen e suksesshme të saj me pushtuesit gjermanë, të cilëve iu shkaktuan dëme të jashtëzakonshme në njerëz, kafshë transporti, mjete luftarake, armatime dhe municione. Për të folur me gjuhën e fakteve, po japim përshkrimin si vijon: Veprimet e Brigadës XVII Sulmuese në rrugët Elbasan – Tiranë dhe Elbasan – Peqin 10 tetor 17 nëntor 1944. 1. Urdhër i Shtabit të Brigadës për vendosjen e forcave në Krrabë. Urdhër Nr. 5.Dt. 16 tetor 1944Shtabeve të batalioneve I, II, III, IVShtabit të Korparmatës I për njoftim.Në bazë urdhrit verbal të Shtabit të Korparmatës I-rë, Brigadës së XVII Sulmuese i caktohet si zonë veprimi, sektori i Krrabës., duke pasur si objektiv goditjen e armikut në rrugën Elbasan – Tiranë. Prandaj urdhëroj që deri dt. 18 të mbrëmjes, të gjithë batalionet duhet të kenë zënë pozicionet që caktohen më poshtë:1) Batalioni I, të drejtohet për Fikas, Deise, Lundër, Mangëll, Mullet.2) Batalioni II, do të vendoset në katundet Krrabë, për këtej xhades. 3) Batalioni III, do të drejtohet për Kryezi, duke lëvizur edhe në katundin Shytaj, Hekal dhe Pëllumbas.4) Batalioni IV, do të zërë vend në Mollagjesh, Rozaverë, Skuterrë e Krrabë e Vogël. – Shtabi i Brigadës do të qëndroj në Krrabë të Vogël.- Intendenca dhe infermieria e Brigadës, do të jenë në Mollagjesh.- Për të plagosurit dhe të sëmurët rëndë, partizanët do të drejtohen me letra përcjellëse për në spitalin e Divizionit të I, në Shëngjergj.- Batalioni I do të mbajë lidhje me forcat e Brigadës I, që veprojnë në krahun e djathtë, dhe batalioni IV, do të mbajë lidhje me forcat e Brigadës së XV, që veprojnë nga krahu i majtë. – Të gjitha shtabet e batalioneve, porsa të kenë vendosur forcat në vendet e caktuara, të njoftojnë menjëherë shtabin e brigadës. – Urdhrat të kryhen me përpikërinë më të madhe, dhe për këtë janë përgjegjës shtabet e batalioneve. – Duke pasur besim në partizanët dhe udhëheqësit e Brigadës XVII, urojmë që brigada jonë të bëhet sa më parë sulmuese.Të fala shoqëroreKomisar politik Komandanti i Brigadës XVIIQamil Guranjaku Kapiten I Ngjeli Argjiri Nga libri: “Brigada XVII Sulmuese”, me autorë Kristaq Bushaku & Nexhdet Deveja, përmendim: “Gjithë natën e 12-13 nëntorit, forcat e grupit luftarak gjerman, u mbajtën në zjarrin dhe sulmet e herë pas hershme të forcave partizane në tërë shtrirjen e autokolonës, duke i shkaktuar humbje të shumta në forcat e gjalla, në mjetet e transportit dhe në taktikën luftarake. Komandanti gjerman në raportin e tij ditor shkruante: “Gjatë gjithë natës repartet e sigurimit patën luftime pjesërisht të ashpra me bandat. Për të vlerësuar forcat e bandave është e vështirë, por me siguri ka patur 3-4 mijë vetë. Bandat kanë qenë pajisur mirë me mitralozë të lehtë e të rëndë. Nga granadë-hedhësit (mortajat) janë dëmtuar rëndë dy kamione të paisur me mitraloze kundër ajrore. Armët e rënda të bandave ishin kalkuluar mjeshtërisht, që i mërzitën shumë trupat që pushonin” Ja çfarë shkruante komandanti i grupit “Steyrer” në raportin e tij ditor për datën 13 nëntor 1944: “Sulmi filloi rreth orës 11.00, por, përballë pozicioneve të fortave të bandave dhe të shtënave të tyre nuk mund të kalohej. Batalioni Boskman, mbeti përafërsisht 3 km përpara kreut të rajonit të pushimit dhe u vendos në mbrojtje në këtë sektor. Në boshllëkun midis pararojës dhe grupit të mesit u futën bandat të cilat veçuan grupin e mesit nga pararoja dhe e bënë të pamundur bashkimin e grupeve tona” … Në këtë ditë, nderimi dhe përulja e thellë u përket dëshmorëve të kësaj beteje, betejë e cila është një nga më të fortat gjatë LANÇ, por dhe një nga të lavdishmet. Nga data 14 deri më 16 nëntor 1944, ranë Dëshmorë të Atdheut partizanët e Brigadës së XVII Sulmuese, djem të Elbasanit: Eqrem Halimi, Ali Jolldashi, Kadri Abdihoxha, Ramazan Sina. Liria gjithmonë është e shtrenjtë, sepse nuk vjen nga dhuratat, por nga përpjekja për fitore. Një popull që e dashuron lirinë, një popull që nderon historinë, heronjtë dhe dëshmorët, është i denjë të jetojë dhe të trashëgohet në shekuj!