ARGENTINA:An undated file photo of the Argentine cruiser, the General Belgrano. The Belgrano, christened USS Phoenix, was the only surviving ship of the Japanese attack on Pearl Harbor until it was sunk by the British submarine "Conqueror" in 1982. (Photo credit should read AFP via Getty Images)
Botë

Televizioni CNN analizon shkaqet e vërteta të fundosjes së anijes luftarake ruse “Moskva”

Ukraina pretendon se ka sulmuar anijen ruse “Moskva” me raketa, duke shkaktuar edhe fundosjen e saj.

Por, nga ana tjetër Rusia ka këmbëngulur se arsyeja e fundosjes ishte për shkak të shpërthimeve si pasojë e zjarrit që përfshiu anijen.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara nëpërmjet një komunikimi mbështetën deklaratën e autoriteteve urkainase se dy anije luftarake ukrainase kishin goditur anijen luftarake ruse në Detin e Zi.

Megjithatë, ajo që është e sigurt është fakti se kjo është humbja më e madhe e një anijeje detare gjatë kohës së luftës në 40 vjet.

 

Çfarë e shkaktoi fundosjen?

 

Anija u mbyt në brigjet e Ukrainës në Detin e Zi të enjten. Ukraina thotë se goditi me raketa lundrimi kundër anijeve dhe se këto ndezën zjarrin që shpërtheu municionin.

Rusia ka nxjerrë versionin e saj të ngjarjeve: Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se një zjarr shpërtheu municionin e depozituar të anijes duke shkaktuar edhe fundosjen e saj.

Sipas raportit të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, e cila citoi një burim të paidentifikuar, ekuipazhi i anijes u dërgua në portin e Sevastopolit në Krime. TASS nuk dha asnjë detaj shtesë në lidhje me numrin e anëtarëve të ekuipazhit të shpëtuar nga anija.

“Moskva” ishte e armatosur me një sërë raketash kundërajrore, armët detare dhe sistemet e mbrojtjes raketore, pra kishte në bord sasi të mëdha eksplozivësh.

“Zyrtarët e inteligjencës amerikane u treguan mosbesues duke u shprehur se dyshonin që anija mbante armë bërthamore në kohën e fundosjes së saj”, thanë për CNN dy zyrtarë të lartë amerikanë me njohuri për vlerësimin e fundit të inteligjencës amerikane.

220413225245 02 Russia Warship Satellite 041022 Exlarge 169

Kur ishte hera e fundit që një anije e kësaj madhësie humbi në luftë?

Kryqëzori argjentinas General Belgrano u fundos nga nëndetësja britanike me energji bërthamore HMS Conqueror më 2 maj 1982, gjatë luftës në Ishujt Falkland.

General Belgrano dhe Moskva ishin të përmasave të ngjashme — secila rreth 600 këmbë (182 metra) e gjatë dhe duke zhvendosur 12,000 tonë — megjithëse ekuipazhi prej rreth 1,100 në bordin e General Belgrano ishte më shumë se dyfishi i ekuipazhit të “Moskva” prej rreth 500 .

Rusia nuk ka bërë të ditur numrin e viktimave të ndodhura gjatë zjarrit të anijes dhe fundosjes së saj.

Çfarë do të thotë humbja e anijes për përpjekjet e luftës ruse?

Efekti më i madh mund të jetë në moralin rus, pasi flamuri i flotës ruse të Detit të Zi, Moskva ishte një nga asetet e saj më të mëdha në luftën në Ukrainë.

Humbja e saj do të ngrejë dyshime për aftësitë luftarake të Rusisë.

Në Uashington, zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se misioni kryesor i Moskës ishte mbrojtja ajrore për forcat ruse në Detin e Zi.

“Do të ketë një ndikim në atë aftësi, sigurisht në një afat të afërt,” u tha Kirby gazetarëve.

Një mësim për Kinën?

Analistët thonë se fundosja do të studiohet me kujdes në Azinë Lindore, veçanërisht nëse konfirmohet se raketat ukrainase goditën anijen luftarake.

Pekini nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e Tajvanit dhe kjo ka shkaktuar tensione me SHBA-në, e cila është e angazhuar të sigurojë ishullin me armë mbrojtëse.

Timothy Heath, studiues i lartë ndërkombëtar i mbrojtjes në institutin e ekspertëve RAND Corp., tha se sulmi në anijen “Moskva” do të nënvizonte si për Kinën ashtu edhe për SHBA “vulnerabilitetin e anijeve sipërfaqësore” në çdo përplasje të mundshme ushtarake.

Heath tha se në një skenar të tillë marina amerikane do të dëshironte t’i mbante anijet e saj sipërfaqësore jashtë rrezes së raketave kundër anijeve që Pekini ka grumbulluar në kontinentin kinez.

Kina, nga ana tjetër, do të ishte e vetëdijshme se Tajvani kishte blerë raketa të lira kundër anijeve të ngjashme me ato që pretendon Ukraina sevgoditën anijen “Moskva”, thanë Heath dhe të tjerë.