Shqipëria/Aktualitet

Kryeministri Rama: Plani Kombëtar i Pastrimit, do të vazhdojë pa u ndalur

TIRANË, 16 prill  /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot momente nga puna në zbatim të Planit Kombëtar të Pastrimit në disa qytete të vendit.

“Faleminderim për të gjithë ata që çdo ditë angazhohen në Planin Kombëtar të Pastrimit”, u shpreh kryeministri, teksa theksoi se “ky plan pastrimi po zhvillohet në gjithë Shqipërinë dhe do të vazhdojë pa u ndalur”.

Rama ndau momente nga pastrimi në Vlorë, Sarandë, Kashar, Durrës, Dibër, Malësi e Madhe, Pukë, Bulqizë, Thumanë, Krujë, Kavajë, Mat, Patos, Vorë, Delvinë, Kukës, Tepelenë, Maliq, Kolonjë, Skrapar dhe Përmet.

Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe ka përfshirë të gjithë territorin.