Kulturë\Letërsi

Tefta Cami: Jetë të gjatë Shoqatës Kulturore Atdhetare “LABËRIA” – “Nderi Kombit”

PËRSHËNDETJE SHOQATËS KULTURORE ATDHETARE LABËRIA “NDERI I KOMBIT”!

Ju falenderoj z.Ago Nezha, që dërguat përfaqësues të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria”, z.Albert Xholi, kryeredaktorin e gazetës “Labëria”. U nderuam me praninë e tij dhe me përshëndetjen në emër të Shoqatës të Sesionit Shkencor të zhvilluar në Tiranë me temë “Çeta Nacionaliste-Antifashiste-Partizane e Malit të Gollobordës me komandant Ahmet Fet Cami-Dëshmor i Atdheut”. Kjo çetë qe krijuar që në janar të vitit 1940-të si çetë nacionaliste me shtrirje në 3 krahina të Dibrës dhe në maj të vitit 1943 shndërrohet në Çetë Partizane të Gollobordës. Çeta të tilla nacionaliste u ngritën në të gjithë Shqipërinë që me pushtimin e vendit nga forcat pushtuese fashiste italiane, që lind nevoja t’i evidentojmë e publikojmë, për t’i njohur brezat e rinj kontributet e shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore.   Me këtë rast po përshëndes Shoqatën Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”, që keni bërë histori të shquar që nga krijimi e deri në punimet e Kuvendit të 7-të në qytetin e lashtë tëTepelenës, të vendlindjes të Ali pashë Tepelenës! Tepelena është ndërtuar në tepe të malit, dmth, lindi në majë apo krye të malit, siç emërtohet në dalektin gegë-tepe-maja e kokës. Ky qytet është ndërtuar në një terren gjeografik kodër, mal dhe është sa i lasht, aq edhe me shumë histori.

SHOQATA KA KARAKTER KOMBËTARË

Është me shumë vlerë e rëndësi, që Shoqatë ka karakter kombëtar dhe ka një shtrirje mbarëkombëtare, e cila vazhdon të luaj rolin e një Akademije, që ka ndikuar e vazhdon të ndikojë e rrezatojë tek kombi shqiptar e veçanërisht tek brezi i ri për riformimin e ringritjen e ndienjave e të ndërgjegjes kombëtarë dhe kryesisht, për nocionet e qëndrimet e drejta të lirisë e demokracisë dhe të barazisë sociale në Sistemin e tanishëm Demokratik, për t’i dalluar nga anarkia e amullia, tradhëtia e korrupsioni, si dhe për të luftuar e ndaluar përhapjen e veprimeve antikombëtare të disa elementëve të elitës politike, apo të ndonjë pushtetari, që përmenden dhe i ka publikuar edhe shtypi juaj.    Fenomeni i korrupsionit është produkt i Sistemit Kapitalistë deri diku edhe i pashmangshëm. Për kushtet e vendit tonë, që ka marrë përmasa galopante, është e domosdoshme që korrupsioni të shpallet tradhëti kombëtare dhe të korruptuarit tradhëtarë të kombit.

FAMILJA E ARSIMI JANË THEMELI DHE E ARDHMJA

Keni bërë mirë që, në strategjinë e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria”, është arsimi e shkolla shqiptare gjatë këtyre viteve. Historia ka treguar që, nëse do të zhdukish një komb, përveç luftrave, kryesore janë arsimi e shkolla dhe familja, që kundërshtarët punojnë për t’i deformuar e shkatërruar, për të zhdukur identitetin kombëtarë e traditat shqiptare. Historikisht këto sulme janë zhvilluar me mohimin e moslejimin e gjuhës shqipe dhe të shkollave në gjuhën shqipe nga pushtuesit e huaj serbë e bullgarë, grekë dhe osmanllinj.   Pavarësishtë nga luftrat dhe përndjekjeve e vrasjeve, që u janë bërë patriotëve shqiptarë, si dhe mallkimeve e vendimeve antishqiptare të pushtuesve si dhe të disa shërbëtorëve të pushtuesve shqiptarë, qëndresa e rezistenca e popullit dhe e patriotëve ka qenë e fuqishme dhe ka vazhduar historikisht, për të ruajtur e folur gjuhën shqipe, si gjuha më e vjetër e mëmësore e të gjitha gjuhëve. Falë asaj qëndrese, kombi shqiptarë mbijetoi e nuk u asimilua nga pushtuesit e huaj, siç ka ndodhur me disa kombe të tjera, që kanë qenë të pushtuara.   Megjithëse gjuha pellazge-ilire-shqipe, del se ka qenë e shkruar që në lashtësi, sepse mjaftë dëshmi shpjegohen vetëm me gjuhën shqipe, duke filluar që me papiruset e Piramidave të Egjyptit dhe të Thotit, një nga 12 dishepujt, që merrej me dijet e shkencën dhe që fliste shqip, si dhe  pllakave në Toskanë e të tjera dëshmi të mëvonëshme.

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT

Patriotët shqiptarë historikisht vazhduan të luftojnë e krijojnë në interes të kombit shqiptarë. Shembull janë përpjekjet e mëdha e lufta e gjithanëshme e Rilindësve tanë të mëdhenj, që sakrifikuan jetën e pasurinë në shërbim të lirisë e pavarësisë të trojeve shqiptare dhe ndërruan jetë në varfëri, si  vëllezërit Frashëri e shumë patriotë të tjerë, që krijuan në fillim Shoqata atdhetare e Kulturore në shumë vende të Botës, siç janë edhe Shoqata e  Bukureshtit e Stambollit dhe  Agimi e të tjera. Të gjitha Shoqatat kanë bërë publikime e botime. Qenë pikërisht disa prej tyre që organizuan e realizuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit nga Abdyl Frashërin si ideatorë e organizatorë dhe ministër i MPJ, kryetar i Lidhjes u zgjodh Iliaz pash Dibra (Çoku) dhe ministër i Luftës Sulejman Vokshi. Në atë ngjarje të madhe historike muarrën pjesë përfaqësues të katër Vilajeteve apo të të gjithave trevave shqiptare me 10 qershor, 1878 në qytetin historik të Prizrenit. Lidhja Shqiptare e Prizrenit qe bërthama e një shteti shqiptarë për të gjitha trojet shqiptare.

KONGRESI I ABC-së i MANASTIRIT

Në vazhdim të atij programi të Rilindësve u organizua e zhvillua Kongresi i Manastirit i Abece-së Alfabetit me 14-22 nëntor 1908 me pjesëmarrjen e patriotëve shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare me kryetar të Komisionit Gjergj Fishta e Mithat Frashërin si n/kryetar dhe njëkohësisht kryetar i Kongresit dhe n/kryetar Gjerasim Qirjazin e sekretar Luigj Gurakuqin.   Ky Kongres shqyrtoi alfabetet, që ishin në përdorim dhe në fund miratoi alfabetin e gjuhës shqipe me shkronja latine, si dhe shtoi në alfabet dy shkronjat diakritike e diftongjet, me të cilin vazhdojmë të mësohet në shkolla e të shkruajmë që nga shpallja e Pavarësisë nga babai i kombit shqiptarë, Ismail Qemali dhe më pas në të gjitha Sistemet Politiko-Shoqërore që ka kaluar Shqipëria.

ARSIMI E KULTURA TË  KENË IDENTITET KOMBËTAR

Arsimi e kultura jonë kombëtare janë shtylla dhe timoni, që drejtojnë Shqipërinë e kombin shqiptarë. Para viteve ’90-të arsimi e kultura kishin karakter kombëtar, që fillonte me edukimin në familje dhe vazhdohej në shkollë si dhe në veprimtari kulturore e artistike dhe shoqërore, që brezi i ri ta donte familjen e mëmëdheun dhe të punonte e t’u shërbente me përkushtim deri në 5 vjetë dhe më shumë atje ku të kishte nevojë populli për begatinë e tyre.   Lidhur me arsimin e kulturën duhet të rikthehen në identitetin kombëtarë me plane e programe dhe tekstet shkollore. Dukuri të tilla si përhapja e analfabetizmit, përhapja e fiktivitetit, e dipllomave fallso dhe doktoratura me plegjiaturë, apo dhënia me shumicë e doktoraturave, që kanë karakter përshkrues dhe nuk japin rrugëzgjidhjet për sektorët përkatës në konkluzionet që nxjerrin, kanë qenë e janë në dëm të cilësisë dhe me pasoja të pariparueshme për Shqipêrinë. Vitin e kaluar maturantët dualën më dobët në provimin e gjuhës shqipe si në lexim e shkrim dhe në matematikë. Këto tregues u përfshinë edhe në raportin e PISA, ku arsimi në Shqipëri rradhitet në vendin e 77-të nga rradha e 68-të, që ka qenë një vit më parë. Shqipëria nuk po përfiton në përdorimin e teknologjisë të informacionit, që të futet digitalizimi në arsim. Del që sektori i arsimit ka buxhetin më të ulët në raport me sektorët e tjerë ekonomiko-shoqërorë. Në vitet që kam qenë ministre e Arsimit dhe Kulturës sektorët social-kulturorë zinin 27-30 % të buxhetit të shtetit. Ka largime të specialistëve jashtë vendit, sepse ende pagat e tyre si dhe të mësuesve e pedagogëve janë jo në nivelin e duhur.   Në vitet që kam qenë ministre Teatri i Operës e Baletit planifikonin të vinin në skenë katër premiera të reja, që dy ishin opera të huaja dhe 2 shqiptare. Ky raport ndikoi që të krijoheshin opera e opereta me tematikë shqiptare, disa prej të cilave janë filmuar. Kinostudio ” Shqipëria e Re” së bashku me RTVSH-ën arritën të prodhonin 18 filma artistik në vit me tirazh të gjatë përveç filmave artistik multiplikativ e kronikave dhe dokumentarëve. Në sektorin e letërsisë e arteve kishte një krijimtari në fushën e krijimtarisë letrare e artistike, muzikore e artet figurative, me taban kombëtarë, që vlerësoheshin nga Komisionet Letrare apo Artistike të përbërë nga specialistët më  të mirë të fushave përkatëse. Mendimi i disa kompozitorëve të shquar shqiptarë është se në krijimtarinë artistike të pas viteve ’90-të dominon muzika tollova, dmth, që s’është krijimtari e  muzikës të mbështetur në tabanin kombetare. Prandaj kërkohet, që të rikthehet krijimtaria kombëtare me këngë e tekste ku të jepen mesazhe të rëndësishme.   Kam studiuar Strategjitë e Reformave, që kanë deklaruar disa ministra të Arsimit në Shqipëri. Strategjitë e tyre janë të përgjithëshme, që s’kanë të bëjnë me arsimin shqiptarë. Reformat janë afatgjata dhe s’kanë të bëjnë me ndërrimin e ministrave. Reforma në arsim përfshin sistemin arsimor në kuadër të sistemit politiko-ekonomik-social brenda vendit dhe të zhvillimeve globale në Europë e Botë.    Gjatë 45 viteve të Sistemit Socialistë janë ndërmarrë 3 Reforma: 1. Për zhdukjen e analfabetizmit deri në moshën 40 vjeç, arsimin fillorë të detyrueshëm dhe ngritjen e Instituteve të Larta, si dhe në vitin 1967 të Universitetit Shtetëror të Tiranës, për përgatitjen e specialistëve të fushave e sektorëve ekonomiko-shoqërorë brenda e jashtë vendit. 2. Për arsimin 7-vjeçarë të detyrueshëm me ligj dhe çeljen e disa instituteve për përgatitjen e specialistëve të sektorëve kulturorë e të prodhimit 3. Për arsimin 8-vjeçarë të detyrueshëm, masivizimin e arsimit të mesëm të përgjithëshëm e profesional dhe zgjerimi e ngritja e Instituteve të Larta e të Filialeve të Universitetit në disa rrethe, për përshpejtimin e përgatitjes të kuadrove me arsim të lartë me e pa shkëputje nga puna, si dhe lidhjen e përgatitjes të brezit të ri me jetën e prodhimin. Kuvendi Popullor në vitin 1987, miratoi një Ligj për sistemin arsimor 10 vjeçarë të detyrueshëm. Në ato vite arsimin 10 vjeçarë të detyrueshëm e kishte BS dhe RP e Kinës. Shqipëria e kishte sistemin arsimor si të vendeve perëndimore. Në shtator të vitit 1987-të  80-90% e nxënësve që mbaronin arsimin 8-vjeçarë të detyrueshëm vazhdonin shkollat e mesme, që ishte masivizuar. Kishim hapur shkolla të mesme, përveç qyteteve, edhe në çdo Kooperativë Bujqësore. Sistemi arsimor i detyrueshëm 10 vjeçarë, megjithëse u miratua, nuk u zbatua, sepse nuk i përshtatej kërkesave të vendit e të sektorëve.   Pas çlirimit të vendit nga viti 1945 deri në vitin 1987 janë përgatitur 100.000 specialistë me arsim të lartë brenda dhe jashtë shtetit.

BASHKËPUNIMI ME KOSOVËN GJATË VITEVE 1968-1981

Gjatë viteve që kam qenë ministre e Arsimit dhe Kulturës kemi patur bashkëpunim intensiv me e pa marrëveshje me institucionet e Kosovës e të viseve të tjera shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi në fushën e arsimit e kulturës dhe të sporteve, që kishin filluar që në vitin 1968 me hapjen e Universitetit të Prishtinës në Kosovë dhe firmosjes të Protokollit e të Marrëveshjes të bashkëpunimit midis dy Universiteteve nga dy rektorët, të Universitetit të Tiranës nga profesor Jorgji Sota dhe të Universitetit të Prishtinës nga profesor Dervish Rozhaja. Duke shfrytëzuar politikën liberale të RFSJ të marrëdhënieve me jashtë, bashkëpunimi erdhi duke u intensifikuar. Janë zhvilluar disa veprimtari shkencore e kulturore të përbashkëta: I.Kremtimi i 500 vjetorit të vdekjes të Heroit Kombëtarë, Gjergj Kastrioti Skënderbe, ku përveç veprimtarive politike e kulturore dhe botuese, është zhvilluar Kuvendi i Dytë i Studimeve Albanalogjike me teme “Gjergj Kastrioti Skënderbe dhe Epoka e tij”. Kanë marrë pjesë e kanë referuar studiusë shqiptarë e të huaj. Për herë të parë kanë ardhur në Shqipëri disa profesorë të shquar nga Kosova, për të marrë pjesë në Kuvend si, Mark Krasniqi, Fehmi Agani, Idriz Ajeti, Andon Çeta, Syrja Popovci e Zef Mirdita. Këta profesor i ka takuar edhe Enver Hoxha.  Muarrën pjesë arbëreshë të Italisë, studiusë nga Franca e Gjermania, Rumania e Hungaria, Bullgaria e RP e Kinës. II.Zhvillimi i punimeve të Kongresit të Drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe në nëntor 1972 , sipas motos “Një komb, një gjuhë”. Kongresi i Drejtëshkrimit u mblodh pas diskutimeve me specialistë që u zhvilluan në Shqipëri e Kosovë e në të gjitha trevat shqiptare lidhur me botimin e tekstit të Drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe. Ky diskutim është zhvilluar edhe në Seminarin vjetor të Kosovës për Gjuhën Shqipe në vitin 1968 dhe është vendosur miratimi i Drejtëshkrimit të dërguar nga Instituti i Gjuhës e Letërsisë Shwipe sipas motos, që ka propozuar Ali Hadri “Një komb, një gjuhë”. Në Kongres ka pas delegatë dhe kanë mbajtur referate e kumtesa nga Shqipëria e Kosova, arbëreshët e Italisë e viset e tjera shqiptare. Është votuar e miratuar nga delegatët e Kongresit gjuha e njësuar, gjuha standarte. III.Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire. Në shtator të vitit 1972 zhvilloi punimet Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire me temë “Ilirët e Jugut dhe gjeneza e shqiptarëve”. Kanë marrë pjesë studiusë nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, nga Arbëreshët e Italisë, nga Europa e Azia dhe janë mbajtur 6 referate e 60 kumtesa komplekse për periudhën e lashtësisë e të mesjetës, ku është argumentuar prejardhja dhe etnogjeneza iliro-shqiptare. IV. Kremtimi i 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit gjatë vitit 1978 në RPSSH dhe në KSA të Kosovës. U organizuan gjatë gjithë vitit veprimtari politike, shkencore, kulturore e artistike, sportive e botuese. Zhvilloi punimet Konferenca Shkencore për Idetë e Organizimin mbarëkombëtarë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me ideatorë e organizatorë, Abdyl Frashërin. Kanë marrë pjesë e kanë referuar studius nga Shqipëria e Kosova, nga viset e tjera shqiptare në Jugosllavi, arbëreshë të Italisë, studiues nga Ballkani e Europa. Programi i Lidhjes qe mbarëkombëtarë. Prandaj u përqafua nga popullsia e të gjitha trevave shqiptare, sepse do të shkëputeshin nga sundimi 500 vjeçarë osmanllinj. Materialet e Konferencës Shkencore u botuan edhe në disa gjuhë të huaja dhe u futën në programet e tekstet mësimore të shkollave në Shqipëri e Kosovë, që brezi i ri të njihte idetë e programin dhe shtrirjen e ndikimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.   Sipas Marrëveshjes me Qeverinë e Republikës të Turqisë u muarrën eshtrat e Abdyl Frashërit nga një delegacion i Qeverisë Shqiptare në dhjetor 1977 dhe në qershor 1978 u zhvillua një meting i madh në Sheshin Skënderbe me pjesëmarrje nga Shqipëria e Kosova, si dhe të gjitha trevat shqiptare, ku ishin të pranishëm Enver Hoxha e Mehmet Shehu e të tjerë dhe u vendosën eshtrat e Abdyl Frashërit dhe të Naim Frashërit në Memorialin e ndërtuar në Parkun e Madh Kombëtarë. Aty qe përgatitur edhe varri i Sami Frashërit, por nuk janë vendosur eshtrat e tij, sepse nuk pranoi të na i japë pala turke.    Lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë në fushën e Arsimit e Kulturës dhe Sporteve u nënshkruan edhe Marrëveshje të tjera bashkëpunimi midis Institucioneve qëndrore Shkencore e Arsimore, Kulturore e Sportive të RPSSH dhe KSAK. 80% të programit mësimor e të konsultave dhe marrjes në provim në UP dhe Institutet e tjera të Larta i realizonin pedagogët e Shqipërisë. I gjithë Sistemi Arsimor në Kosovë e viset përtej kufirit mësonin me tekstet e shkollave të Shqipërisë. Çdo vit vinin nga Enti Botues “Rilindja” dhe merrni tekstet e reja të të gjitha lëndëve nga Shtëpia Botuese e Librit Shkollor dhe Shtëpia Botuese e Librit Universitar dhe, pasi u hiqnin politizimet, i ribotonin dhe i shpërndanin e përdornin në të gjithë sistemin arsimor. Edhe unë si ministre e Arsimit dhe Kulturës në tetor 1980-të pata fatin të vizitoj Kosovën e ftuar nga ish-sekretari për Arsimin, Kulturën dhe Shkenën, Ymer Jaka, i cili kishte vizituar Shqipërinë një vit më parë i ftuar nga ana ime. Ditarin e Vizitës time në Kosovë të shoqëruar me dokumente arkivore e foto të atyre viteve e kam botuar. Tri muaj pas vizitës time në Kosovë në muajt shkurt, mars e prill 1981 shpërthyen demonstradat e studentëve të UP e të Instituteve të tjera të Larta si dhe të shkollave të mesme në Prishtinë në fillim me kërkesa ekonomike. Ato demonstrata erdhën duke u zgjeruar ku u përfshi e gjithë popullsia shqiptare e Kosovës me parrulla politike: “Kosova Republikë”, “Republikë-Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, dmth, ja me bisedime e në mënyrë paqësore, ja me luftë. Që atëhere shqiptarët e Kosovës filluan të armatosen, që arriti të krijohej UÇK-ën për të çliruar Kosovën nga pushtimi i Serbisë.   Beogradi akuzoi padrejtësisht Qeverinë e Shqipërisë për frymëzimin e organizimin e tyre. Shkak i shpërthimit të demonstratave në vitin 1981 ishte kriza ekonomike e politike dhe nacionale, që kishte mbërthyer Jugosllavinë dhe trajtimi diskriminues i shqiptarëve të Kosovës e të trevave të tjera shqiptare, që konsideroheshin si popullsi të dorës apo kategorisë të tretë e të dytë, si dhe të shpikjes të termit, që popujt që jetonin në RFSJ të identifikoheshin si kombësi jugosllave, dmth, edhe shqiptarët që nuk ishin sllav të identifikoheshin me kombësi sllave.    Kërkesat e drejta e paqësore të studentëve e nxënësve dhe të popullit shqiptar të Kosovës klika e Beogradit i etiketoi e kritikoi si nacionaliste e irredentiste. Menjëherë muarrën masa represive. Mbyllën Universitetin e Institutet dhe shkollat e mesme. U ndërprenë marrëdhëniet e Kosovës me institucionet arsimore e kulturore dhe sportive të Shqipërisë. Për të ndihmuar studentët shqiptar të UP dhe te Instituteve të Larta hapëm një emision në RTVSH, që ritransmetohej edhe nga RTV Kukësi i Ri. Në atë emision jepnin leksione pedagogët e Shqipërisë sipas programit të planifikuar. Beogradi dislokoi Ushtrinë jugosllave në Prishtinë dhe gjatë gjithë kufirit të Shqipërisë fluturonin avionë gjatë 24 orëve. Përdorën dhunën e terrorin ndaj demonstruesve. Vranë e plagosën demonstrues, si dhe burgosën shumë studentë e intelektualë. U prishën shqiptarëve të Kosovës avllitë e shtëpive dhe policia hynte e kontrollonin befasisht e pa paralajmërim shtëpitë. Kujt i gjendej ndonjë libër apo tekst shkollor e gazetë në gjuhën shqipe, arrestohej e largohej nga qyteti e fshati familja. Shpikën politikën e diferencimit në analizat për inteligjencën patriote shqiptare dhe pushuan e larguan nga puna gjithë inteligjencën shqiptare patriote, si dhe i zëvëndësuan me serbë. Dogjën tekstet shkollore e universitare në gjuhën shqipe, si dhe botimet shkecore e letrare dhe artistike në gjuhën shqipe, si në mesjetë. Më pas Milosheviçi i hoqi Kosovës statusin kushtetues si krahinë autonome, që e kish fituar me Kushtetutën e vitit 1974-tër.   Pas çlirimit të Kosovës e shpalljes të Pavarësisë marrëdhëniet midis Kosovës e Shqipërisë, si dy shtete e vende shqiptare me sisteme të njejta  demokratike i kanë të gjitha kushtet e mundësitë, që ta planifikojnë e realizojnë bashkëpunimin bashkërisht në të gjitha fushat e sektorët. Ka nisma të bashkëpunimit si nga Dy  Qeveritë Shqiptare me mbledhjet e përbashkëta ashtu edhe privatisht në fushën e artit e kulturës dhe shkencave albanalogjike. Janë planifikuar midis Dy Akademive të Shkencave krijimi i grupeve të përbashkëta me specialistë për hartimin e Historisë të Popullit Shqiptarë për të gjitha periudhat e historisë, si dhe hartimi i Fjalorit të Ri Enciklopedik Shqiptarë. Mundësitë e bashkëpunimit midis Dy Republikave Shqiptare në të gjitha fushat e sektorët, krijojnë kushte e mundësi për një integrim të natyrshëm brenda tyre dhe krijimin e një Shteti të vetëm shqiptarë. Ky integrim do të jetë një bazament i fuqishëm për integrimin në BE-në. Pa integrimin e shqiptarëve në Ballkan, nuk mund të integrohen popujt e tjerë të Ballkanit në BE.

Shqiptarët do të futen në BE-në me identitetin e vet kombëtar dhe me etnokulturën kombëtare. BE-në parashikoj të jetë një mozaik shumëngjyrësh, që të vlerësojë identitetin etnokulturorë të secilit komb. Ka prirje jo të drejta në Shqipëri për unifikim vlerash e identitetesh, duke anashkaluar identitetin kombëtarë, që nuk janë në interes as të shqiptarëve dhe as të BE-në.   Para disa vitesh kam studiuar tekstet alternative të Abetareve, të Gjuhës Shqipe, të Historisë të Shqipërisë për shkollat 9-vjeçare dhe përgatitjen e specialistëve, që t’i përgjigjen tregut të punës. Këto studime të përmbledhura janë botuar në Revistën e Kurikulave nga ai Institut. Me Abetaren fillon mësimi i shqiptimit të saktë të tingujve dhe të shkrimit të shkronjave të shtypit e të shkrimit në fjalë e fjali të gjuhës shqipe pastër e pa gabime. Me Abetaren që është promovuar për t’u përdorur në klasët e para të ciklit të ulët në Republikat e Shqipërisë e të Kosovës, nxënësit nuk mësojnë alfabetin, nuk i shqiptojnë mirë tingujt, nuk mësojnë të shkruajnë pastër gjuhën shqipe dhe nuk ka karakter kombëtarë. Këtë Abetare e kanë hartuar dy specialistë të njohur e të shquar të gjuhësisë shqiptare si Mimoza Gjokutaj e Shezai Rrokaj, të cilin e vlerësoj, se është nga gjenetistët më të mirë, që ka shkruar e ka bërë botime për klonimin. Këtë lloj Abetarje e ka pas hartuar e eksperimentuar Kol Xhumari në vitin 1937-të dhe ka rezultuar e pasuksesëshme. Nga sa kam vëzhguar për Abetaret, që janë në shitje, mendoj, se përdorimi i Abetares të tanishme( që i janë hequr politizimet ) të Kol Xhumarit është më e përshtatëshme në raport me botimet e tjera të abetareve. Edhe për mësimin e teksteve alternative të Historisë të Shqipërisë, ka shumë nxënës që nuk njohin as periudhat kryesore të historisë dhe as figurat kryesore të historisë tonë kombëtare. Kjo gjendje ka të bëjë me programet e tekstet e papërshtatshme, me aftësitë e përgatitjen dhe metodat e mësuesit, por edhe me rëndësinë që duhet t’u jepet hartimit të teksteve e përvetësimit të lëndëve të shkencave albanalogjike në të gjithë sistemin arsimorë.

TË MARRIM SHEMBULL NGA REPUBLIKA E KOSOVËS, që ka ngritur Ministrinë e Diasporës, si shumë Shtete të tjera, për ta ringritur edhe në Republikën e Shqipërisë (e mira do të ishte të kishim një Ministri të përbashkët të Mërgatës dhe Diasporës Shqiptare). Kjo Ministri në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës të Kosovës të krijojnë Institute në vendet me diasporë të herëshme e të pas viteve ’90-të e më vonë. Synimi i këtyre Instituteve të jetë që brezat e rinj të mësojnë gjuhën e historinë e popullit shqiptarë dhe të mbajnë lidhje me Shqipërinë. Këta shqiptarë do të jenë edhe ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në vendet përkatëse, ku jetojnë, për të ndriçuar realitetin e zhvillimet në Republikën e Shqipërisë, si dhe për të hedhur poshtë përbaltjen, që u bëhen shqiptarëve nga disa organe të mediave të huaja.

Në programin e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria” synohet e punohet për forcimin e unitetit e të solidaritetit në shoqëri, që fillon që me marrëdhëniet e dashurisë e të respektit në familje, që me lidhjet bashkëshortore mbi bazën e dashurisë e të interesave dhe kontributit të përbashkët sipas barazisë gjinore, që vazhdon me barazinë e me liritë e të drejtat në punë e ambientet shoqërore. Familja ka qenë e vazhdon të jetë bazamenti e themeli i shoqërisë shqiptare, që kërkon ruajtjen e traditave të mira të familjes shqiptare. Pas viteve ’90-të është tronditur familja shqiptare: Ka shumë divorce. Në 100 martesa 24.4% divorcohen sipas INSTAT. Ka hyrë e po zgjërohet dita-ditës krimi në familje e shoqëri si vrasjet e grave e të vajzave, hakmarrja e ngujimi i fëmijve. 159 gra janë vrarë në 20 vitet e fundit dhe 11 gra në vitin 2023. Para vrasjes ndaj grave e vajzave ushtrohet dhunë fizike e psikologjike, që nuk denoncohen në kohë dhe rrethi familjarë e shoqërorë mbajnë qëndrime indiferente, për të parandaluar krimet në familje e shoqëri. Nuk shprehet më ndienja e solidaritetit dhe e ndihmës reciproke e para viteve ’90-të. Dominon mendimi “Ç’më duhet mua?”

HISTORIA E SHQIPËRISË E SISTEMIT SOCIALISTË ËSHTË ZHVILLUAR DHE NUK PRAPASHKRUHET

Po kalojnë 34-ër vite që kur ndërroi Sistemi Politik, Ekonomik e Shoqërorë dhe kalimi në rrugë paqësore nga Sistemi Socialist në Sistemin Demokratik.    Në Konferencën e Potsdamit e zhilluar disa ditë pas Luftës së Dytë Botërore, me 17 korrik-2 gusht 1945,  muarrën pjesë krerët e palëve fituese, udhëheqësi sovjetik, J.Stalin, presidenti i SHBA-së, Truman dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Cherchill. Në atë Konferencë u vendos ndarja e zonave të influencës të Gjermanisë midis aleatëve: BS, SHBA, BRITANISË SË MADHE e FRANCËS, si dhe u vendos edhe ndarja e zonave të influencës në Europës. Edhe Shqipëria, Jugosllavia, Hungaria, Rumania e Bullgaria u vendosën me Lindjen dhe nën ndikimin e BS, që u krijua menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Filloi Epoka Nukleare dhe e revolucionit tekniko-shkencor. Lidhja e Kombeve u shpërbë dhe u krijua OKB-ja. U shfaqën SHBA-ja dhe BS si dy superfuqi rivale dhe filloi Lufta e Ftohtë e Gara e armatimeve.   Edhe në Shqipërinë e pasluftës u vendos shteti një partiak i Diktaturës të Proletariat si në BS e vendet e ish-demokracive popullore, që pati zhvillimet e veta si në industri e bujqësi, në arsim e kulturë, në shkencë e në mbrojtjen e mëmëdheut, në jetën politike e sociale, emancipimin e grave e vajzave dhe të të gjithë shoqërinë shqiptare etj.   Pavarësisht se ishte shtet monist, por ka funksionuar si shtet dhe vendimet e atyre viteve duhen vlerësuar: 1. Marrëveshja për Detin të RPSH me RG dhe RI është miratuar në Kuvendin Popullor Shqiptarë dhe ka dalë edhe Dekreti i Presidentit, ku është vendosur sipas Konventës Ndërkombëtare për të gjitha shtetet e vendet e Botës më 1959. Përse u hap përsëri dhe nuk vlerësohet vendimi i mëparshëm? 2. Në vitin 1985 janë marrë eshtrat e të rënëve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore si nga RI E RPGJ dhe është njoftuar edhe MPJ e Greqisë, që arkivolet e ushtarëve dhe oficerëve grekë të rënë gjatë luftës Italo-Greke në vitet 1940-1941, i kemi gati për t’i deportuar në Greqi. Ky njoftim i është bërë i ditur ministrit të MPJ të Greqisë, z.Papulasit, që vizitoi Dropullin në vitin 1985 dhe, sipas dokumentit të Arkivit të MPJ të Shqipërisë, ai ka thënë:”Do t’i presim me ceremoni në kufi dhe do t’i vendosim në një varrezë të përbashkët në Janinë, ku do të ngrihet një Memorial me emrat e gjithë të rënëve si antifashistë”. Ç’janë këto varreza, që janë ngritur në Korçë e Përmet dhe Pse?????!!!!! 3. Përse shkruhet e flitet dhe propogandohet brenda e jashtë vendit vetëm të këqiat e Sistemit Socialistë dhe nuk shkruhet për arritjet në të gjitha fushat e sektorët. Qëndrimet e vlerësimet e njëanëshme, kanë çuar në mohimin e asaj periudhe 45-vjeçare historike të krahasuara edhe me ish vendet socialiste. Është e nevojshme të bëhen analiza reale, se nga ç’tregues e filloi ai sistem dhe me ç’tregues arriti për të gjitha fushat e sektorët?   Pas shkatërrimit të gjithçkaje të krijuar e ndërtuar për 45 vjetë nga 2-3 breza në të gjitha fushat e sektorët. Këto vitet e fundit kërkohet, që të hiqen filmat artistik dhe simbolet e botimet e LANÇ e të tjera. Ka edhe mendime, që para shfaqjes të filmit, të bëhen shpjegime.   Mendoj që periudha e Sistemit Socialistë të mbetet siç ka qenë edhe në Muzeumet dhe s’ka arsye, për t’u bërë retushime, që të jenë të pranueshme edhe për tani. Mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar ishte me yll, ashtu të mbetej, sepse përfshinte historinë e atyre viteve.   Ajo periudhë e atij Sistemi identifikohej me yllin në flamur. Edhe në Muzeun Historik Kombëtarë mund të saktësohen episode e ngjarje sipas dokumenteve arkivore dhe të evitoheshin subjektivizmat e glorifikimet në periudhën e LANÇ, por jo të hiqej krejtësisht dhe në vend të sajë është vënë pavioni i të persekutuarve. Mund të bëhet një Muze më vete për të persekutuarit!

SI GJITHMONË:VIGJILENTË

Situatat politike në Ballkan e në Botë, si dhe vatrat e reja të luftës, kërkojnë riorganizimin e ushtrise, që të rikthehet detyrimi ushtarak deri në 2-3 vjetë për të rinjtë. Shkatërrimi i Ushtrisë Shqiptare në vitin 1997 dhe publikimi e shkatërrimi i vendstrehimeve, përveç shkatërrimeve të të gjitha krijimeve e ndërtimeve të realizuara në Shqipëri me punë  krijimtarie e krahu të 2-3 brezave, si dhe prishja e muzeve e arkivave, si dhe vrasjeve të mijra vetëve janë krimet më të mëdha, që janë bërë në Shqipëri gjatë viteve 1990-1997, që nuk janë hetuar e ndëshkuar ligjërisht, sepse janë parashkruar nga Parlamenti Shqiptarë i atyre viteve.   Sulmi i Serbisë në Banjskë të Zveçanit të Kosovës në vitin e kaluar, është një këmbanë alarmi për të gjithë shqiptarët. Ai sulmë, siç del, qe i nxitur nga Beogradi e Moska, për ta përdorur si pretekst për futjen e forcave ushtarake serbe për ripushtimin e Republikës të Kosovës.   Ndonëse qe një manovër, për të parë reagimin e BE e të SHBA dhe të vendeve të tjera. Por nëse nuk do të reagonin e dënonin sulmin e Beogradit në vitin e kaluar në Banjskë të Kosovës, Serbia do të kishte futur forcat e armatosura për ta ripushtuar Kosovën.   Megjithëse Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe atë sulm e kanë dënuar BE-në e Shtetet e fuqishme të Botës, si SHBA-ja, Anglia, Gjermania etj, na takon, që të jemi vigjilent dhe të bëjmë parapërgatitjen e duhur.

Tefta Cami, Zagreb, e premte, 19 janar 2024