Portreti/intervista

Shyqeri Galica: U nda nga ne studiuesi e krijuesi Prof. dr. Sadri Fetiu

Njëri prej studiuesve dhe krijuesve tanë të dalluar, Prof. dr. Sadri Fetiu, u nda nga ne më 10.05.2021, duke lënë pas një vepër të shquar në fushën e shkencës e të letërsisë dhe kujtime të veçanta si njeri, udhëheqës e pedagog.Prof. dr. Sadri Fetiu lindi në fshatin Peçan të Therandës (Suharekës), më 7.2.1942. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje dhe në Therandë, gjimnazin në Prizren dhe Fakultetin Filozofik – Grupin e Albanologjisë – në Prishtinë, më 1965. Gjatë kohës sa ishte në studime (1961–1964) ka punuar gazetar për çështje të kulturës dhe të arsimit në Radio-Prishtinë. Për 12 vjet me radhë (në vitet 1965–1977) ishte mësimdhënës i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në qendrën shkollore teknike “19 Nëntori” të Prishtinës. Pas kryerjes së studimeve pasuniversitare (1972-1974), në vitin 1976 mbrojti temën e magjistraturës.Më 1977 angazhohet në fushën e studimeve të letërsisë popullore në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Krahas punës për mbledhjen e materialeve folklorike, ka botuar një numër studimesh nga fusha e folkloristikës shqiptare, duke u përqendruar në mënyrë të veçantë në studimin e baladës popullore shqiptare. Disa nga studimet e tij janë botuar edhe në gjuhën frënge në revistat shkencore të Tiranës dhe në revistën “Recherches albanologique” të IAP-së.Më 1987 në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës ka mbrojtur tezën e doktoratës “Poetika e baladës popullore shqiptare”.Është zgjedhur në mënyrë të rregullt në të gjithë titujt shkencorë, në Degën e Folklorit të Institutit Albanologjik. Ka qenë anëtar shumëvjeçar i redaksisë së revistës shkencore “Gjurmime albanologjike” – Seria folklor dhe etnologji, si dhe në redaksitë e botimeve të veçanta të botimeve të IAP-së. Është zgjedhur gjithashtu anëtar i redaksisë së botimit shkencor “Çështje të folklorit shqiptar” të Institutit të Kulturës Popullore të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.Duke filluar nga viti 1991 ka qenë ushtrues i detyrës së drejtorit e më vonë për dy mandate radhazi është zgjedhur drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, duke kryer këtë detyrë për 16 vjet (1991–2007).

Prof. dr. Sadri Fetiu

Është autor i shumë punimeve shkencore dhe i një numri të konsiderueshëm recensionesh për veprat e botuara nga fusha e folklorit dhe e letërsisë. Ka dhënë ndihmesën e vet të veçantë për redaktimin e një numri të botimeve dhe të revistave të Institutit.Deri tash ka botuar këto vepra shkencore dhe profesionale: 1.Këngë popullore të Rilindjes Kombëtare (bashkë me dr. Sh. Pllanën dhe mr. Rr. Berishën) IAP, Prishtinë, 19782.Romani shqiptar i luftës, Redaksia e Botimeve e ”Rilindjes”, Prishtinë, 19793.Ninulla, IAP, Prishtinë, 19824.Këngë dhe lojëra të fëmijëve, IAP, Prishtinë, 19835.Poetika e baladës popullore shqiptare, IAP, Prishtinë, 19876.Këngë kreshnike II, IAP, Prishtinë, 1991 (bashkë me dr. Rr. Berishën dhe dr. A. Zejnullahun)7.Rizah Bllaca – Këngë popullore, I dhe II, IAP, Prishtinë, 1997 (bashkë me dr. Rr. Berishën dhe mr. J. Ahmetin)8.Vargje satirike (vjersha), “Dija”, Prishtinë, 19989.Balada popullore shqiptare – Aspekte krahasimtare, IAP, Prishtinë, 200010.Udhëkryqet e Kosovës (përmbledhje artikujsh dhe recensionesh) “Elta BS” & “Artini”, Prishtinë, 200511.Këngë popullore historike , v. I, II, III dhe IV, IAP, Prishtinë, 2007 (autor i parathënies dhe bashkautor me Rr. Berishën, F. Sylën, A. Zejnullahun dhe J. Ahmetin)12.Folkloristikë, IAP, Prishtinë, 2009Aspekte të studimeve albanologjike, IAP, Prishtinë, 2012Kishte suksese edhe në punën pedagogjike. Ka qenë i angazhuar për gjashtë vjet radhazi nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës profesor i lëndëve: folklor krahasimtar dhe mitologji në Degën e Letërsisë Krahasimtare.Për katër semestra ishte pedagog i lëndëve: histori e letërsisë shqipe e i romantizmit dhe i letërsisë moderne shqipe (si lëndë të zgjedhura) në studime pasuniversitare të Degës së Historisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës.Ka mbajtur lëndën e teorisë së letërsisë në SHLP të Prizrenit (gjatë viteve 1998-1999), si dhe ka ligjëruar lëndën letërsi për fëmijë në Fakultetin e Mësuesisë të Universitetit të Prishtinës. Ka marrë pjesë në shumë veprimtari të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës me kumtesa dhe me krijime letrare. (ShG)