Shqipëria/Aktualitet

Shtatore për vëllezërit Heronj në Ditën e Çlirimit të Rahovecit

Populli i Rahovecit sot ishte mbledhur në Drenoc për t’i nderuar bijtë e tij, qe ranë me armë në dorë për çlirimin e tokave të Shqipërise, te pushtuara nga Jugoserbia: Bedrush e Feim Gashi në bronz. Komuna e Rahovecit u kishte bërë shtatore këtyre dy vellezerve Heronj. Per zbulimin e shtatoreve kishin ardhur edhe shume veprimtare e luftetarë te LPK – UÇK – se. Te pranishem ne kete manifestim ishin edhe disa eprore e ushtare te Armates se Kosoves. Aty ishte edhe Komandanti i Zones se Dukagjinit gjate Luftes Çlirimtare te UÇK – se, Ramush Haradinaj. Per kete manifestim kishte ardhur edhe kryetari i PDK-se, Enver Hoxhaj, etj. Nje fjale per Heronjte Feim e Bedrush Gashi e mbajti Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi. Ne emer te shoqatave te dala nga Lufta e UÇK-se foli Xhavit Jashari, kurse ne emer te familjes foli djali i Heroit. Per Heronjte foli edhe xhaxhai dhe bashkeluftetari i Heronjve, baca Isuf. Nje fjale rasti e mbajti edhe Ramush Haradinaj. E pranishme ne kete dite te shenuar ishte edhe Nena e dy Heronjve, e cila shikonte dhe perkdhelte me dhimbjen dhe krenarine e nje Nene shtatoret e dy bijve te saj qe rane per lirine e kesaj toke… Ne fund pati edhe nje program artistik. (Xh. Gjini)