Lëvizja\UÇK

Shoqëria LËVIZJA: Viti 2022 shpallet VIT I Lëvizjes

VITI 2022 SHPALLET VIT I LËVIZJES
TË DASHUR SHOKË, BASHKËVEPRIMTARË E BASHKËLUFTËTARË! TË DASHUR JU DHJETËRA MIJËRA SIMPATIZANTË TË SHOQËRISË LËVIZJA!
Nuk po ju drejtohem edhe me: “te dashur bashkemendimtare”, sepse veprimtaret e LËVIZJES edhe kur nuk kane menduar njesoj per çeshtje te caktuara, ata kane vepruar bashke per çeshtjen shqiptare dhe per lirine e tokave te pushtuara te Shqiperise…
N J O F T I M per te gjithë!
Shoqeria LËVIZJA mbajti një Tryezë pune per hartimin e nje plani vjetor (2022) per veprimtarine e Shoqerise. Pas një diskutimi te gjate u ra dakort qe: Viti 2022 të shpallet VIT I LËVIZJES, per nder te 40 – vjetorit te themelimit te LPK-se (bashkimi i organizatave atdhetare te asaj kohe, qe u vulose me jeten dhe gjakun e Heronjve të Janarit). Gjate VITIT TË LËVIZJES do të organizohen veprimtari nga me te ndryshmet ne Atdhe dhe ne mergim. Veçori e te gjitha veprimtarive do te jete afirmimi i karakterit liridashes, çlirimtar, emancipues, demokratik e perparimtar i Lëvizjes Popullore te Kosoves, qe ishte sinteze e perpjekjeve, e qendreses dhe e sakrifices se popullit dhe bijëve te tij per çlirimin e tokave tona shqiptare nga pushtuesit jugoserbe. Karakteri çlirimtar i LPK – se u deshmua katerciperisht me organizimin e Luftes Çlirimtare, krijimin e UÇK -se, dhe krijimin e UÇ Kombetare dhe te UÇPMB-se…
Veprimtarite e saj te ketij VITI JUBILAR, Shoqeria LËVIZJA do t’i realizoje bashke me shoqatat tona autoktone, me komunat dhe institutet tona hulumtuese e shkencore…
Nderim dhe Lavdi per Heronjte e Janarit (themelues te LPK – se) dhe per te gjithe Heronjte dhe Deshmoret e LPK – UÇK -se e te Atdheut! LAVDI !