HomeHistoriSheradin Berisha: FJALIMI I HASAN PRISHTINËS NË CEREMONINË E VARRIMIT TË PATRIOTIT, INTELEKTUALIT DHE RILINDASIT TË MADH, LUIGJ GURAKUQIT Mar. 02, 2021 at 8:29 pmHistoriSheradin Berisha: FJALIMI I HASAN PRISHTINËS NË CEREMONINË E VARRIMIT TË PATRIOTIT, INTELEKTUALIT DHE RILINDASIT TË MADH, LUIGJ GURAKUQIT4 vjet ago2nd Mars 2021No tagsXhevat Gjini Hasan Prishtina u ndodh në Itali kur u vra Luigj Gurakuqi (më 2 mars 1925), madje ai ka mbajtur fjalën mortore në ceremoninë e varrimit të atdhetarit Gurakuqi, në Bari të Italisë, në mars 1925.Hasan Prishtina në fjalën mortore tha:”Një atdhetar, idealisti i shquar shqiptar Luigj Gurakuqi ra dëshmor prej dorës së një tradhtari, një krimineli, që është i shtyrë prej shumë tradhtarëve për të kryer një krim kaq të shëmtuar e të dhimbshëm.Kjo tragjedi helmoi gjithë zemrat e shqiptarëve nacionalistë të vërtetë dhe gëzoi vetëm ca kriminelë, ca asasinë profesionistë, të cilët e quajnë veten shqiptarë vetëm sa për t’u bërë vegla të vërteta të të huajve për dëmin e shtetit dhe të popullit tonë të shkretë.Humbja e Gurakuqit është një humbje shumë e madhe, një humbje e paharrueshme për ne, por edhe për ata shqiptarë që patën fatin e zi të mbeten jashtë kufirit të Shqipërisë së sotme dhe që sado që vuajnë nën grushtin e të huajve, interesohen për fatin e saj njëlloj si ata që janë nën hijen e flamurit kombëtarë. O Gurakuq, sot me qindra mijë shqiptarë të vajtojnë dhe hedhin futën e zisë për ty! Qetësohu, se me të shpejtë trupin tënd me një nderim të posaçëm do ta çojmë në atë vend ku je lindur, ku je rritur dhe për të cilin ti re viktimë!O Gurakuq, me trup me të vërtetë vdiqe, por me emër jo kurrë, se emri yt është shkruar në zemrat e shqiptarëve të vërtetë, dhe historia e Shqipërisë emrin tënd do ta shkruajë me shkronja të arta! Qoftë mallkuar ajo dorë e ndyrë që të vrau! Ndofta edhe prej nesh do të vriten, por të siguroj se idealin tënd asnjë forcë nuk do të mundet të na e shuajë ose të na e pakësojë. Në këtë mënyrë tradhtarët duhet ta dinë se do të na shtojnë e forcojnë parimet e tua të shenjta.Do të vijë një ditë që monumentin tënd do ta ngrehim në Shqipëri, atë ditë na e tregon gjaku yt i derdhur nër rrugët e huaja. Sot përkulemi me një respekt të madh përpara trupit të shenjtë, e dikur do të përulemi përpara atij monumenti!Eh, lamtumirë, o mik i madh, o ndera e kombit tonë! Të jesh i qetë se shpagën tënde do ta marrim dhe lulëzimin e Shqipërisë tamam në caqet e idealit tënd do ta realizojmë.” *** Në foto: Hasan Prishtina (në mes) gjatë ceremonisë së varrimit të Luigj Gurakuqit! Share this:FacebookXtweet share on Facebookshare on Twittershare on Emailadd a commentAkademik Prof Dr Hakif Bajrami: Përgatitjet për konventën e tretë jugosllavo – turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi (Stamboll, 9 qershor – 11 korrik 1938)Frashër Racaj: 96 vite nga vrasja e të madhit Luigj GurakuqiPostimet e fundit !Vështrim/AnalizëDorëshkrimet e Kiço Mustaqit: Ja historia e Ushtrisë ShqiptareXhevat Gjini4 ditë ago24HistoriAlbert Z. Zholi: Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria sesion shkencor për 80 – vjetorin e çlirimitXhevat Gjini4 ditë ago22UncategorisedAlbert Z. Zholi: Universiteti Bujqësor ka humbur shkëlqimin; është grabitur dhe rrënuarXhevat Gjini4 ditë ago20Portreti/intervistaMehmet Bislimi: Shotë Galica – Qerime Halili (1895 – 1927)Xhevat Gjini4 ditë ago22Kulturë\LetërsiAlbert Z. Zholi: Dritëhijet e Panairit të librit të 27-të “Tirana 2024”Xhevat Gjini4 ditë ago23Kulturë\LetërsiAlbert Z. Zholi: Dita e katërt e Panairit të librit “Tirana 2024”Xhevat Gjini4 ditë ago18th Nëntor 202419Kulturë\LetërsiAlbert Z. Zholi: Panairi i 27-të i librit “Tirana 2024” (Dita e dytë)Xhevat Gjini4 ditë ago19Kulturë\LetërsiShefqet Dibrani: Ushtarak dhe piktor i talentuar, Bashkim AlushiXhevat Gjini4 ditë ago19Portreti/intervistaShefqet Cakiqi – Llapashtica: 95 – vjetori i vrasjes së Atë Shtjefën Gjeçovit nga Serbia pushtueseXhevat Gjini3 javë ago58HistoriAlbert Z. Zholi: 80 – vjetori i çlirimit të KorçësXhevat Gjini3 javë ago55You Might Also LikeHistoriAlbert Z. Zholi: Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria sesion shkencor për 80 – vjetorin e çlirimitHistoriAlbert Z. Zholi: 80 – vjetori i çlirimit të KorçësHistoriTefta Cami: Disa mbresa dhe kujtime për procesin e emancipimit të gruasHistoriProf. Dr. Irakli Koçollari: Historia e patreguar e shqiptarit që i hapi rrugën e lirisë Akropolit dhe AthinësHistoriAlbert Z. Zholi: Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës buzë greminësHistoriMehmet Bislimi: Milesh (Nikollë) Kopiliqi (1347 – 1389)HistoriMehmet Bislimi: Dedë Gjo Luli (1840 – 1915)HistoriMehmet Bislimi: Heroi ynë Avni Rustemi (1895 – 1924)HistoriMehmet Bislimi: Azem Bejtë Galica (1889 – 1924)HistoriZhan Klod Faverial: MËNYRA SE SI SLLAVËT U VENDOSËN KËTEJ LUMIT DANUB
Vështrim/AnalizëDorëshkrimet e Kiço Mustaqit: Ja historia e Ushtrisë ShqiptareXhevat Gjini4 ditë ago24
HistoriAlbert Z. Zholi: Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria sesion shkencor për 80 – vjetorin e çlirimitXhevat Gjini4 ditë ago22
UncategorisedAlbert Z. Zholi: Universiteti Bujqësor ka humbur shkëlqimin; është grabitur dhe rrënuarXhevat Gjini4 ditë ago20
Portreti/intervistaMehmet Bislimi: Shotë Galica – Qerime Halili (1895 – 1927)Xhevat Gjini4 ditë ago22
Kulturë\LetërsiAlbert Z. Zholi: Dritëhijet e Panairit të librit të 27-të “Tirana 2024”Xhevat Gjini4 ditë ago23
Kulturë\LetërsiAlbert Z. Zholi: Dita e katërt e Panairit të librit “Tirana 2024”Xhevat Gjini4 ditë ago18th Nëntor 202419
Kulturë\LetërsiAlbert Z. Zholi: Panairi i 27-të i librit “Tirana 2024” (Dita e dytë)Xhevat Gjini4 ditë ago19
Kulturë\LetërsiShefqet Dibrani: Ushtarak dhe piktor i talentuar, Bashkim AlushiXhevat Gjini4 ditë ago19
Portreti/intervistaShefqet Cakiqi – Llapashtica: 95 – vjetori i vrasjes së Atë Shtjefën Gjeçovit nga Serbia pushtueseXhevat Gjini3 javë ago58
HistoriAlbert Z. Zholi: Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria sesion shkencor për 80 – vjetorin e çlirimit
HistoriProf. Dr. Irakli Koçollari: Historia e patreguar e shqiptarit që i hapi rrugën e lirisë Akropolit dhe Athinës