Lëvizja\UÇK

Sejdi Gega: Në gjashtë mujorin e vdekjes së atdhetarit dhe luftëtarit për liri Hysen Gegës

21.07.1950 – 28.07.2021
Në gjashtë mujorin e ndarjes nga jeta të atdhetarit dhe luftëtarit të UÇK-së, Hysen Gegaj
Hysen Gega, iku në mërgim me katër klasë shkollë fillore, u nda nga jeta si nji Akademik atdhetar
Hysen Gegaj, i lindur në fshatin Sallagrazhd me 21 korrik 1995 nga babai Qazim dhe nëna Zarife (e lindur Ukaj).Ka pasur të mbaruar vetëm katër klasë shkollë fillore. Duke vazhduar në shkollën e vuajtjës, shkollën më të madhe që ia dha jeta. Ai lexoi një bibliotek të tërë librash…
I detyruar të punojë që në moshë të re për bukën e gojës, vajti në fillim në Beograd, pastaj që t’i realizoi ëndrrat e tij, me brengë në zemër për Atdheun e lënë Kosovën dhe shkon jashtë vendit, në Gjermani. Që nga ditët e para, si njeri i ndershëm dhe patriot, duke qenë përherë në kontakt me Atdhetarët liridashës, vazhdimisht duke mbajtur peshën e mallit për tokën shqiptare dhe brengën për fatin e Kombit ; në Gjermani nuk rreshti me aktivitete atdhetarie për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavinë artificiale. Aktivitetet atdhetare që kishte jetuar e në të cilat kishte marrë pjesë, njerëzit e shquar të cilit i kishte njohur dhe kishte pasur lidhje, kishin ndikuar shumë në brumosjën e formimit atdhetar të Hysen Gegës. Edhe pse ishte i shtrënguar të bëjë punë të rënda në ndërtim për kafshat të bukës së familjës, ai gjeti mundësinë të lidhej me emigracionin përparimtar, si me atdhetarët e shquar, tani Heronjë të Kombit, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Ai shpërndau literatur dhe gazetat ilegale; „Bashkimi“, „Lajmtari i Lirisë“, në Gjermani, Zvicër, Austri e në Kosovë, në të cilat shfryente dufi e shpirti i dermuar i Jusuf Gërvallës për gjendjën e mjeruar nën okupimin jugosllav të atdheut e të popullit dhe u bënte thirrje gjithë emigrantve për bashkim e të ndihmohet lufta e popullit brenda në Kosovës. Këto mësime Hysen Gega i futi në kokë dhe s’i harroi asnjëherë. Kudo të ishte, ai i blunte mendimet rrethë ides për të ndihmuar popullin që t’i hapshin sytë e të bëhej i ndergjegjëshëm se çlirimi i tij dhe i vendit do të ishte vepër e tij.
Nga viti 1979, pasi kishte hyrë në kontakt me Jusuf Gërvallën e Kadri Zekën, do të bëhet pjesëtar i pandarë i çështjës kombëtare, më vonë i Lëvizjës Popullore të Kosovës, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I frymzuar nga nji film dokumentar që paraqet djegjën e Rajhstagut, kryqit të thyer fashist dhe fotografin e Hitlerit, ilegalisht (1979) ia kishte vënë zjarrin emrit të Titos të shkruar me lule në një hapsirë të gjërë në një park të Prizrenit.
Pasioni për punë, për lexim e studim e ka bërë më optimist për të gjetur kohë për shumë gjëra për të përballuar punë të shumta, për të sfiduar lodhjën dhe mërzinë. Dhuntia dhe karakteri i jashtëzakonshëm, dëshira për liri bëri që të përcaktohët për rrugën e veshtirë për të luftuar armikun në Kosovën e pushtuar. Kjo ishte rrugë plot sakrifica por njëkohësisht rruga e lirisë së Kosovës dhe, kjo rrugë shumë herë do t’i shkatoi dhembje të thella, por nuk do ta leshoi veten asnjëherë të mposhtët, sepse kishte besuar në të drejtën shqiptare dhe kishte marrur detyrime kombëtare e nejrëzore, të luftoi deri në vdekje për lirinë e Kosovës. Njëri me kultur dhe vision të veçantë atdhetar dhe jo më kotë e burgosi ish-Juogsllavija dy here…
Nuk do të ndalët së udhëtuari, ishte një shembull tipik në mesin e dhjetëra mërgimtarëve, i cili në radhë të pare e kishte Atdheun, pra çlirimin e vendit, pastaj kishte shoqërinë, familjën në Kosovë dhe të fundit kishte vetë-veten. Përkushtimi i Tij për t’ia dhënë dorën popullit, për të ndihmuar çlirimin e vendit nuk është ndalur asnjëherë, gjatë gjithë kohës së formave të rezistencës tone për liri. Ishte njeri fisnik, idelist i pathyer, që bënte përpjekjeje për çdo ditë për të qenë të lirë . Ai e gjente lumturinë e vërtetë, duke qenë në shërbim të Lirisë së Kosovës e të çështjës shqiptare në përgjithësi. Ishte shembull i zgjimit të ndërgjegjës dhe frymëzues i të tjerëve se, si duhet punuar e dashur Atdheun dhe Kosovën.
Në dimrin e acart, nën pushtimin e Jugosllavisë, punëtorët e UDB-së, policët dhe të ndihmuar edhe nga argatet që ishin në valë të njejta kunder çështjës shqiptare, me 31 dhjetor 1980 në orët e hershme të mëngjesi ,do e arrestojnë Hysen Gegen.
Jusuf Gervalla në revistën Lajmtari i Lirisë, nr.1. janar-shkurt 1981, në artikullin me titull: KËSHTU NA “URON” UDB-ja VITIN E RI!, lexojeni në foto të skanuar.
Hetimet dhe torturat fizike e psiqike do t’i zgjasin rrethë gjashtë muaj. Në pyetje do ta marrin Mehmet Lumi, Lorenc Selamani dhe Adem Ibrahimi, do ta merr edhe Jusuf Buxhovi ( sipah Hysen Gegës), ish korrespodent i gazetës “Rilindja” në Bon të Gjermanisë. Jusuf Buxhovin, Hysen Gegaj do ta takoj edhe në fillim të vitit 1991 në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Unë sa isha në hetuesi, personalisht, gjykatësi hetues – Skender Morina më patë pyetur, – çka e ke Hysen Gegën? Unë duke menduar se po me pyet për xhaxhain tim, bacën Cenë (Hysen), iu përgjigja se, e kam xhaxha. Pasi të më kthejnë në qeli të burgut të Prizrenit, do ta bisedoi me të burgosurin politik, mësuesin Ali Ahmetin nga Batusha e Gjakovës, ai më tregoi se, nuk të kanë pyetur për mixhën tënd por për Hysen Gegën e Sallagrazhdës, është i burgosur politik. Atë ditë do të mësoi më shumë për Hysen Gegen e Sallgrazhdës…
Para se të mbarojnë me hetimin ndaj Hysenit në zyrat e UDB-së së Prizrenit, në prezencë të inspektorëve operativ Adem Ibrahimit, Lorenc Selmanit, Vesel Krasniqit dhe një serbi, Mehmet Lumi do t’i thotë, se “do të lëshojmë prej burgut e do t’i bëjmë të gjitha kushtet e mundshme, do të japim armë çfarë të duash, kemi armë speciale… Shko likuidoji vëllezërit Gërvalla! Ose Ibrahim Kelmendin! Të holla, përveç shpenzimeve, njëqind mijë marka më tepër i ke”. Hysen Gegaj do të përgjigjët kështu: “I kamë katër fëmijë për të cilët gjithmonë kam qenë i përmalluar sepse tërë jeta më ka shkuar në mërgim. M’i ofroni fëmijët e mi këtu dhe më jepeni automatikun. Nëse mund t’i vrasë ata atëherë mund ta bëj edhe veprën që kërkoni ju”. … lexojeni në foto, intervistën dhënë Zërit të Kosovës, 1993.
Do ta dënojnë me 12 vite burg të rëndë, por atdhedashurinë nuk munden t’ia zbehin fare.. Përkundrazi, me këtë dënim veçë sa ia ka kanë forcuar dashurin për atdheun. Dënimet sipas nenit 114 lidhur me nenin 136 të Kodit Penal të RFSJ alineja 2. Për „rrëzimin e rendit shoqëror dhe kushtetues“. Pas disa muajve atë e dërgojnë në Burgun Qendror në Beograd dhe pastaj në Nish… Tortura të mëdha u bënë mbi te nga udbashët shqipfolës dhe serbë, por nuk e përkulën dot. Bile ato e frymëzonin dhe e kalitnin më shumë. Do të njihej midis të burgosurve politikë shqiptarë si “legjendë e rezistencës në burgjet Jugosllave” për shkak të qëndrimit të tij të paepur dhe përherë kryengritës. Shpirti liridashës i këtij burri të paepur, në vetvete ngërthente shumëçka ; mençurin, trimërinë, besnikërinë, mbi të gjitha atdhedashurinë.
Nga qelitë serbe dol me 25 prill 1990 edhe më i fortë e më i guximshëm. Por, këtë ditë do ta trondit ndarja nga jeta e atdhetarit të shquar, Fadil Vatës, të cilin e kishte dashur shumë.
Përndjekjet për Hysen Gegën nuk do të marrin fund.
Në kohën kur robëria dhe varfëria na kishte kërrusur deri në tokë, por të pathyeshëm, ishte privilegj, kënaqësi dhe përgjegjësi e imja, të jem pjesë e Kryesisë së Këshillit të Rrethit të LPK-së për Suharekë, të punoj së bashku me atdhetarët HYSEN GEGËN, bashkëpunëtorin më besnik të Jusuf Gërvallës, i vendosur dhe i prerë, në çdo kohë e moment, kur nuk i mungonte trimëria për të qenë atje ku ishte më me interes për çështjen kombëtare, Prof. Shefki Muçën, i rreptë dhe i drejtë, veteran i çështjes kombëtare, ish anëtar i grupit të parë ilegal në vitin 1962, grup i cili ishte i lidhur përmes Haxhi Zybës, e shumë të tjerë.
Hysen Gegaj herë pas here do të merr pjesë edhe në takimet e kryetarëve dhe anëtarëve të kryesisë së Këshillave të Rretheve të LPK-së: Suharekë, Prizren, Rahovec, Malishevë dhe Vrrinit që ishte një lloj kuvendimi, ku shkëmbeheshin idetë, mendimet dhe argumentet e arsyeshme për të arritur deri të qëllimet. Do të konsultohemi dhe merrnim edhe mendimet e Prof. Mr. Ukshin Hotit, Prof. Dr. Muhamet Mehmetit dhe Simbolit të Rezistencës Adem Demaçit, të cilët i kishin analizuar e studiuar idenë e formimit të një force ushtarake që më vonë do të quhej UÇK-së. Dy profesorët universitar ishin njohës të mirë të Konventave Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (ICCPK) dhe të Drejtat Civile dhe politike, Konventat Ndërkombëtare për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore. Idesë dhe politikës më aktive për liri dhe pavarësi i jepte përparësi edhe bacë Adem Demaçi. Analizat dhe arsyetimet e tyre për ne ishin shumë të çmueshme, veçanërisht studimi i Prof. U. Hotit për formimin e forcave ushtarake në funksion të lirisë së Kosovës.
Meqë, Hysen Gega nuk hoqi dorë për asnjë çast nga përpjekjet dhe nga puna për çlirim e bashkim kombëtar, në fillim të gushtit, me 3.08.1993, burgosët për herë të dytë, si anëtarë i Organizatës ilegale LPK-së, së bashku me Behajdin Hallaqin, Ilijaz Kadollin, Binak Berishën dhe Shefki Muqën, dhe shumë aktivistë tjerë të LPK-së, të akuzuar për veprën penale bashkim për veprimet armiqësore nga neni 136, al. 2 lidhur me nenin 116 LP RSFJ. Dënohet me Tri vjet e gjysmë burg të rëndë.
Ishte i njohur për karakterin e tij këmbëngulës e të pamposhtur, të treguar edhe në burgje tjera, gjatë gjithë qëndrimit nëpër burgje; Prizren, Beograd e të Nishit. Në burgun e Dubravës afër Istogut, për shkak të përcjelljes së programit në gjuhën shqipe në sallën e televizionit, kur u ndëshkuan në mënyrë barbare disa të burgosur shqiptar, Hysen Gegaj, në shenjë proteste hynë në grevë urie e cila do të zgjasë më shumë se një javë. Me këtë akt i tregohet serbomëdhenjve të Beogradit se jo vetëm të burgosurit politikë shqiptarë nuk janë vetëm, por edhe se janë të kota ëndërrimet e tyre mbi “paqësimin” e Kosovës në kuadër të ndonjë autonomie brenda kufijve të saj, qoftë ajo edhe speciale apo maksimale. Kthim prapa nuk mund të ketë, ngase në këtë mënyrë do të shkeleshin vetë ligjet themelore të historisë.
Që në orët e para të forcës çlirimtare (1991) ishte pjesë e sajë, i cili do t’i gëzohej shumë zyrtarizmit të emrit dhe Emblemës së saj-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1994.Nuk do të pretendoj, mandej edhe do të refuzoi të jetë komandat, po e pëlqente të jetë vetëm ushtar dhe luftëtar i denjë. Vizioni i tij ishte i qartë: “Çështja kombëtare mbi të gjithat”. Dhe këtë ai e dëshmoi me vepër.
Pas përfundimit të luftës, siç u kthyen shumica e ushtareve të UÇK-së nga erdhën, në veprimtarit dhe në vendet e punës së paraluftës, pa kërkuar lavdi e medaljone, pa kërkuar shpagim, pa i dhen të drejtë vetit për të marr pushtet personal, meqë i vetmi shpagim ishte liria e Kosovës dhe shporrja e okupatorit dhe funksionimi i shtetit ligjor ku do të vendos drejtësia, edhe Hyseni iu kthye punës në bujqësi, blegtori e bletari, në Salla-Grazhd e në Bjeshkët e Sharrit (tek Guri i Dellovcit). As njëherë nuk ka thënë se ka bërë mjaftë për Atdheun dhe se, për Te nuk është kurrë shumë.
Ai, Hysen Gega që iku në mërgim me katër vite shkollë fillore, u nda nga jeta si nji Akademik atdhetar.
Familja Gegaj nga Sallagrazhda, jeni krenar për Hysenin (Baca – Lokun) tuaj shumë të mirë. Edhe ne shokët jemi të nderuar që patëm një shok shumë të mirë. Madje, i mbetemi borgj për respektin që kishte për shokët dhe kontributin e tij të madh dhe përkushtimin e tij vetëmohues ndaj çështjes kombëtare.
Do të mbetet gjithmonë i paharruar dhe shëmbëlltyrë e një atdhetari të devotshëm.
Toka Shqiptare të qoftë e lehtë e të dashtë si e doje ti!