Lëvizja\UÇK

Sadri Gashi: Poezi për Heroin e LPK – UÇK – së dhe të krejt Shqipërisë Xhemajl Fetahun

S o n t e

– Heroit të Kombit Xhemajl Fetahaj –

N´meditimin e thellë vrullshëm m´zgjon zëri epik kënge

Që vie si kushtrim me ushtimen e malit të Majës së Zezë

Loti , emocionet e të dridhmet në ndalim dimri e kohe

Hapi e vrapi në hap me hap për hap zbardh natën sterrë

Luftëtari i Lirisë , Dëshmori i Kombit , komandant Delta

Heroi i Shqipërisë Etnike, i pavdekshmi Xhemajl Fetahaj

Tregoi si lindet dhe si i merret shtrigës shekullore Ora

Si bien e s´vdesin trimat dhe rriten me Rritën Arbërore

Si rriten e përjetësohen me pavdekësi

Për Dritë me Diell – për Liri

Heu Xhemajl Fetahaj!

Hero i Shqipërisë Etnike.

Vetëm tri ditë pas 35 vjetorit të lindjes n´dritë

Së bashku me Pranverë shndërrohesh n´ lindje përjetë

Duke zhbërë bunkere roje, që ndanin ditën me ditë

Duke flakur hijet mortore që 100 vjet ndalnin dritë

Betimin për liri e pate dhënë disa vite më parë

N´ vizionin rrugëtues gadi një dekadë më parë

Në nismën e pajtimit të gjaqeve

Në pajtim – formimim e celulave

Në rrugën e gjatë për liri e bashkim kombëtar

„Pajtimi i gjaqeve o vëllezër është detyrë e parë

Kështu të nisim Abetaren e çlirimit tonë kombëtar “

N´Raushiqin tënd zënë fill falja e gjakut t´ parë

E loja ecë e ecë e s´ndalet as në Mot të ri

Dhe Xhamadani i kuq ndal gjakun n´rritje hapi

N ´vrapim ndal diellin dhe me perin e zi

Xhamadani u përjetësua përherë n´ dritë shpati

Xhemajli, me flatra Shqipeje si Osa Kuka në Vraninë

Duke thyer istikamin e armikut bie bashkë me Milazimin

Dy pëllumba lirie si dy lule drite n´përshëndetje rinie

Në zhbërje t´ murit kinez vunë gurë n´themel Ardhmërie

N´ themel bardhësie n´këtë anë n´Shqipëri

Toka Arbërore s´do ketë kurrë jo , më kufi !

Për dritë e Rritë Dielli

Përjetësi – n´ardhmëri.

Për këtë Diell e Dritë

Një shekull gati përditë

Jemi djegur për Rritë

E Kemi luftuar me ditë

E sot, sot…

Me diell e dritë

Gjaku , loti e hapi n´ blerim

Flasin për dritë

Si fanar dite n´dritësim

Heu Xhemaj Fetahaj !

Hero i Shqipërisë Etnike .

Në Pranverë e n´ t´ Madhen Rritë

Dy lindje tua lartësohen n´ Dritë

Në 22-të vjetorin e Lavdisë

Dhe n´ 57 vjetorin e Lindjes

O Xhemajl Fetahaj!

O Heroi ynë!

Lindja Lindjen rritë

Lindja përjetë Dritë

Lavdia ecë´ me Rritë

Lavdi e ditë me Dritë.

27. 05. 2021

Me Ibish Nezirin