Shqipëria/Aktualitet

Rindërtohet KULLA e suliotit Llambro Xhavella në Sulin e Çamërisë

Zjarri është ndezur sërish në shtëpinë e Llambro Xhavellës në Sulin e Çamërisë.

Mediat e Athinës shkruajnë se pas më shumë se dy shekujsh është thyer “mallkimi i Ali Pashë Tepelenës”, i cili kishte thënë se kjo godinë nuk do hapej kurrë më. Të dielën, u hapën dyert e kësaj godine ku janë vendosur objektet historike që ruheshin nga pasardhësit e Xhavellës.

Shiriti i inaugurimit është prerë nga zv/ministri i Mbrojtjes Alkiviadis Stefanis. Konstantino Xhavella, pasardhës i brezit të 8-të i Llambro Xhavellës theksoi: “Në këtë rrugëtim që familja jonë ka nisur 36 vite më parë, ajo ka dhënë shpirtin e saj mbi të gjitha  dhe do të bëhet një monument i mrekullueshëm i Sulit dhe një pikë tërheqëse për çdo udhëtar të zonës. Në shtëpinë e Xhavellos çdo vit do të ekspozohen objektet e vjetra të familjes sonë”. Kulla ishte shkatërruar në vitin 1803 nga forcat e Ali Pashë Tepelenës! Në vitin 1985 pasardhësit e Xhavellos nisën përpjekjet për të rikthyer banesën stërgjyshore në formën e saj origjinale, me synimin për të “tymosur” sërish oxhakun e një shtëpie në Sul, duke “thyer” mallkimin e Ali Pashë Tepelenës.