Vështrim/Analizë

Mevi Rafuna: Shamija fetare si simbol i robërisë

Shamija si simbol i robërisë
Në shoqëritë përparimtare, femrat kanë qenë ato të cilat kanë nxitur dhe krijuar idetë nga të cilat ne gëzojmë frytet e asaj që njihet si civilizim.
Tek ne ka qenë fati ndryshe pasi që kemi qenë të pushtuar dhe mjerisht është dashur kohë që femrat ta fitojnë lirinë dhe emancipimin e femrës. Pak më herët e lexova të madhin Abdyl Frashëri që kërkonte me ngulm emancipimin e femrës shqiptare,pasi që ai e shihte shtyllë kryesore në formimin e një familje të edukuar dhe ngritjes së kombit në hierariktë më të larta.
Kam njohur shumë femra të guximshme dhe të sukseshme që kanë qenë dhe mbeten frymëzim për mua. Mjerisht ky soj i këtyre femrave nga ajo që kam pa nuk përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës. Zakonisht, deputetet femra janë aty për përmbushjen e kuotës gjinore, që i përkasin një grupi apo interesi të caktuar por kurrë emancipimit të femrës shqiptare në përgjithësi. Disa nga to përfundojnë mandatin qoftë më shumë se një dhe se di a marrin mundin të flasin dy tri herë. Ndihen mirë përderisa bëjnë selfie dhe sfilata aty brenda.
E disa nga to kur flasin dhe kapin një kauzë të caktuar rrallë që është në të mirën e përgjithshme.
Psh nga ajo që hulumtova pashë këtë deputeten nga PDK e cila në emrin e të drejtave të njeriut kërkon me ngulm futjen e shamisë nëpër shkolla tek minoret.
Do kisha dashur që kjo deputetja në fjalë ta kishte ngritur si kauzë punësimin e femrave shqiptare, gjithë ato studente që diplomojnë e sillen rrugëve,apo maltretimet që ato kanë edhe kur punojnë qoftë në sektorin privat apo publik.
Por jo deputetja Musliu- Shoshi e paska marrë me siklet këtë kauzën e cila para së gjithash është rrezik kombëtar dhe rikthim i femrës shqiptare nën mjerim.
Tani kjo tjetra deputete minoritare Balje e cila ma shumë njihet për provokimet me veshjet e saja në Kuvend, sesa ta ket mbajtur gjithë këto vite një fjalim të mençur, e paska marrë këtë çështjen e shamisë shumë seriozisht.
Kjo me ngulm në shumicën e intervistatve të saj e rrok këtë temë.
Më falni por në cilin vend të botës minoritetet vendosin ta ndërrojnë kulturën e një kombi.
Kur e rrok këtë gjë me kaq ngulm cilës kauzë i shërben sepse këtu më nuk bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, por këtu kemi një pushtim nën heshtje pasojat e të cilit do i kemi barrë si shtet i cili kërkon të futet në BE.
Dhe më thoni a nuk duhet të jenë shkollat tona laike, por jo dikush ta mbajë shaminë, tjetri kryqin e tjera gjëra dhe kështu përgjithmonë të rikthehemi nën petkun fetar të cilin Rilindasit tonë e paguan me jetë të na e çrrënjosin.
Kujt i shërben më shumë kjo kauzë sesa atyre që na lanë nën mjerim tejshekullor.
A duhet që në shekullit XXI femra shqiptare të përqafojë përsëri pektun e robërisë që na e portrerizon shamija si simbol?