Organizimi i LPK-së në Malishevë ne vitet 90 -ta
Riorganizimi i LPK-së ne vitet 90-ta me angazhimin dhe me propaganden e vet e argumentoj konceptin se pa liri nuk ka demokraci, dhe se duhej te hiqej iluzioni se gjoja ka mundesi qe te ndertohej demokracia pa e çliruar vendin,ende pa e fituar lirin.
Per shtrirjen e LPK-së u angazhua Haki Morina i cili ishte caktuar si kordinator per Klinë dhe Malishevë nga Halit Krasniqi (anëtarë i kryesis se LPK-së).
Konsultimet per riorganizimin e LPK-së për Malishevë Hakiu i kishte ber me Bashkim Kryeziun ,Vllaznim Kryeziun dhe me mua.
Pas kontaktev qe kishim filluar ne teren shoket me pelqimin e Hakiut vendosen qe un te jem perfaqesues i Këshillit te Rrethit per Malishevë.
Këshillin e Rrethit per Malishevë e perbenin Asllan Kastrati,Ragip Shala,Naim Zogaj (i ndjerë),Malsore Zogaj dhe unë Ramë Bashota.
Rrjeti i organizates u shtri edhe më gjerë sidomos me sistemin e treshevë.
Te gatshem me ju bashkangjit e pa prites u shprehen Kajtaz Krasniqi Drenovc,Ramadan Mazreku Malishevë,Izet Shala Banjë,Sali Ulluri e Tefik Ulluri Marali,Hamez Kryeziu Çerkin Dukolli Osman Kryeziu Bubavec,Zymer Zogaj Bellanicë,Azem Krasniqi Pagarushë,Maliq Kryeziu e nje pjesë e Forumit Rinor Sahit Morina,Milazim Morina,Negjmi Kelmendin,Sylejman Mazreku (i ndjerë).
Per arsye te shumë rrethanave dhe aktivitetit politik e kombetar qe ndiqej nga okupatori Haki Morina u detyrua te arratisej ne Shqiperi.
Atë e zavendesoj Sahit Berisha ish i burgosur patriot e atdhetar i palodhshem per qeshtjen kombetare.
Per arsye te njejta u arratis per Gjermani edhe Sahiti.
Pas largimit te tij tani ishte caktuar te mbajë lidhjet e LPK-së me ne Sokol Bashota,njeri prej figurav kyqe te historis dhe te qeshtjes kombetare në organizimin dhe shtrirjen e UÇK-së.
Këshilli i Rrethit te LPK-së Malishevë dhe me gjithë nen këshillat e vet ju bashkangjit formacioneve te armatosura te UÇK-së deri ne çlirimin e vendit nga forcat policore e ushtarake serbe.
add a comment