Lëvizja\UÇK

Ramadan Avdiu: Në kujtim dhe nderim të Jashar Salihut

Menjëherë pas çlirimit në vitin 1999, do të mesojmë lajmin e hidhur se Gjenerali i çështjes shqiptare si e quanim ne Jashar Salihun, vuante nga një sëmundje e rëndë. Më shumë se një vit luftoi me sëmundjen, por ndonëse çdo betejë më heret e kishte fituar kësaj nuk ja doli. Shumë shpejt pa e shijuar frytin e punës së tij Lirinë, Jashari na la duke krijuar një zbrasëtirë të madhe në familjen Salihu nga Botusha, në mesin e bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve.Jashari vërtetë ishte gjeneral i shqiptarizmës!Ai do të kujtohet me pietet brez pas brezi!Lavdi jetës dhe veprës së Gjeneral Jashar Salihut!