Shqipëria/Aktualitet

Kryeministri Rama në OKB: Dokumenti i Dick Martit dështim ndërkombëtar, prandaj pranoni kërkesën tonë

Në një fjalim të rëndësishëm, kryeministri Edi Rama ka ngritur lart zërin për interesin kombëtar, e ku është ndalur me një kërkesë të drejtpërdrejtë drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ashtu sikurse e kishte bërë me dije dhe më herët, Rama sot i kërkoi kësaj organizate, që të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të paraqitur një raport të ri, që kundërshton me prova dhe me fakte raportin e Dick Marty, që sipas tij ka nxirë qëllimisht UÇK-ja, por edhe vetë historinë e Kosovës. Rama tha se ky raport është një trillim dhe fantazi, por e cilësoi si edhe më të rëndë faktin që mbi atë se çfarë politikani zviceran shkruante në 2011, sot mbahen padrejtësisht në burg drejtuesit e UÇK-së.

“Në 2011, u soll raporti i Dick Marty ku akuzohej ushtria e kosovës për trafikimin e organeve, duhet të ishte paguar si tregimtar, por jo si raportues i Këshillit të Europës. Jo vetëm që shumë i besuan, po u shndërruan në faktorë kyç për ngritjen e dhomave të specializuara dhe u bë një nga rastet më të rënda të manifesti kundër pavarësisë së Kosovës. Asnjë grimë prove apo treguesi nuk u gjet askund në Kosovë dhe asnjë vend tjetër, e megjithatë, dhomat e specializuara kanë arrestuar pa padi Hashim Thacin, ai priti një vit në burgim deri sa u akuzua zyrtarisht, imagjinojeni njëherë, presidenti juaj, që merret nga zyra çohet në një vend të tretë që mbahet i ndaluar për një vit të tërë pa asnjë akuzë zyrtare, as edhe një fjalë e vetme e aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Europës, për krimin e pretenduar të trafikimit, një fantazi e tërë, dështim monumental në nivel ndërkombëtar, njollosje e një vendi. Ne mendojmë që Asambleja do të nevojë të vërtetën dhe do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë enjë organizatë kaq të rëndësishme”, tha Rama.

Ai solli në vëmendje edhe sulmet kibernetike në të cilat ra pre shteti shqiptar, jo një, por dy herë prapa së cilave qëndronte Irani. Numri një i qeverisë shqiptare tha se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhet të ketë një vëmendje të shtuar ndaj kësaj problematike, me qëllim parandalimin e tyre.

“Ne i bëjmë thirrje OKB-së të përqendrohet më seriozisht për sigurinë kibernetike për të ndihmuar në parandalim”, u shpreh ai.

Rajoni i Ballkanit, pati një rol të rëndësishëm në fjalimin e Ramës. Ai tha se shumëkush kur përmendet fjala “Ballkan”, i vijnë ndërmend “konflikte dhe traziara”, po ai tha se kjo gjë i përket të kaluara. E ardhmja, për Ramën, është bashkëpunimi, e si shembull të suksesit solli nismën “Ballkani i Hapur”, ku u duk se pati një ftesë për shtetet si Turqia dhe Turqia, për t’iu bashkuar.

“Ne e kemi kuptuar që mënyra për të ecur përpara është t’ia dalim sëbashku. Një sipërmarrje të përbashkët si pjesë e një kuadri të përbashkët. Kjo na bëri bashkë me Maqedoninë dhe Serbinë për Open Balkan. Një platformë për Ballkanin, për Malin e Zi, Kosovë, Bosnjën, Turqinë por edhe për Greqinë. Të lëmë pas të shkuarën dhe të gjejmë arsye të mira për të zgjedhur mosmarrëveshje” tha Rama.

Nga ana tjetër, i bëri të qartë Serbisë se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe se Serbia do duhet ta njohë atë si Republikë të pavarur dhe sovrane.

“Duke forcuar marrëdhëniet me Serbinë, Shqipëria nuk do të lëviz asnjë centimetër për mbështetje që të njohë Serbinë. Është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit dhe të bëjnë rolin e tyre për një marrëveshje të mbështetur nga BE dhe SHBA. Dialogu është i nevojshëm dhe Ballkani i Hapur do ta ndihmojë këtë proces”, u shpreh kryeministri.

Në fund dënoi luftën në Ukrainë, ku tha se ai nuk është vetëm sulm ndaj një shtetit, por i të gjithë të drejtën ndërkombëtare, prandaj duhet reaguar fort.

E në mbyllje, fjalimin zgjodhi ta përfundonte me mesazhin, “Nëse do të ecësh shpesh ec i vetëm. Nëse do të ecësh lart, ec krah për krah”.