TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “në fakt Rusia e të tjerë janë përpjekur ta përdorin apo më shumë ta keqpërdorin realitetin e ndryshuar në Ballkanin Perëndimor sidomos lindjen e Republikës së Kosovës për të justifikuar ëndrrat e tyre neo-imperiale apo makthet e tyre që kanë eksportuar në Ukrainë”.
Në fjalën e tij në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë në Debatin e Hapur të Nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit të mbajtur në selinë e OKB në Nju-Jork, Rama tha se “pavarësisht se sa përpiqeni, Kosova, pavarësia e së cilës është sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, kreu 14 i kësaj karte të Kombeve të Bashkuara. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm”.
Kryeministri Rama u shpreh se “abuzimi i përdorimit të së drejtës së vetos e ka mbajtur peng këtë KS, e ka paralizuar atë, por nuk e ka bërë të heshtë, ashtu siç mund të dëshmojë në këtë takim”.
“Në fakt, vlerat e rregullat që na sjellin bashkë nuk duhet të zëvendësohen nga rregulli i forcës. Bota po kalon në mënyrë të rrezikshme në një pikë ku mund të kthehet në tragjedi për të gjithë ne. Më lini ta përmbyll duke kujtuar përvojën e Ballkanit Perëndimor. Dua të kujtoj rrugën e mizorisë që mund të na sjellë dhe kostot e jashtëzakonshme që sjell për të gjithë, përfshi edhe ata që janë autorët”, nënvizoi Rama.
Kreu i qeverisë tha se “historia ka konfirmuar se ata që kanë parë luftën si rrugë të shkurtër për të arritur objektivat e tyre, në fakt kanë përfunduar duke u penduar vetë për të”.
/k.s/r.e/