Shqipëria/Aktualitet

Qytetarët e Kosovës shqiptare do të udhëtojnë në BE pa viza nga viti 2024

Kosova shqiptare, viktimë e dhunës, terrorit, masakrave dhe gjenocidit të pushtuesve jugoserbë, ishte e dënuar edhe nga BE – ja, e cila, pasi i kishte mohuar të drejtën e bashkimit me shtetin e saj, ia mohonte edhe të drejtën e lëvizjes së lirë popullit të saj shqiptar! Këtë të drejtë e kishin “fituar” të gjitha vendet e Ilirisë, madje edhe shkaktarja e të gjitha luftrave, konflikteve, vrasjeve dhe shkatërrimeve në Siujdhesën Ilirike, Serbia, e kishte “fituar” këtë të drejtë! Me mohimin e kësaj të drejte themelore BE – ja i kontribuoi shumë shpërnguljes dhe ikjes së rinisë shqiptare nga Kosova e tyre… Duket që ky edhe ishte qëllimi i BE – së, sidomos i disa  vendeve të saj, që Kosovën e duan shumë, por pa shqiptarë! (GL)

STRASBURG, 18 prill /ATSH-DPA/ – Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Bashkimin Evropian pa viza nga viti 2024, pasi Parlamenti Evropian dha sot dritën jeshile.

Votimi nga legjislatura e BE-së në Strasburg ishte hapi i fundit ligjor i kërkuar për të lejuar udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës, pasi shtetet anëtare dhanë mbështetjen e tyre në muajin mars.

Sipas rregullave të reja, të cilat mund të zbatohen edhe para vitit 2024, personat me pasaportë të Kosovës do të mund të udhëtojnë në BE pa vizë, dhe të qëndrojnë deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore.

“Vendimi i sotëm për liberalizimin e vizave është fitore për popullin e Kosovës, për demokracinë dhe për unitetin evropian”, shkroi në Twitter presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kosova shqiptare është vendi i fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që i është lejuar udhëtimi pa viza në bllok.//a.i/