Portreti/intervista

Prof. dr. Besnik Rameti. Mësuesi atdhetar Jetish Bislimi – Vishi dhe kontributi i tij për hapjen e shkollave shqipe

Besnik Rameti- ITSHKSH-Shkup

Jetish Bislimi Vishi
(1914-2003)

Kontributi i mësues Jetishit në hapjen e shkollave shqipe, një misonar dhe

veprimtar i devotëshm i atdheut

Jetish Bislimi-Vishi u lind më 1 maj 1914 në fshatin Verban të Anamoravës, në një
familje shumë anëtarësh patriarkale, por me traditë të pasur kombëtare. 1 Lindja e Jetish Bislimit
ishte 2 muaj para fillimit të Luftës së parë Botërore një periudh e vështirë për kombin shqiptar
posaçërisht të Anamoravës, fëmiria dhe rinija e Jetish Bislimit përjetoi periudhën e sundimit të
Mbretëris SKS dhe Mbretërisë Jugosllave kjo periudh e vështirë e shqiptarëve në trevat lindore,
veçanërisht në Anamoravë me krijimin e Mbretërisë SerboKroato-Sllovene më 1 dhjetor 1918,
ku do të vendoset ndarja e re administrativo-territoriale, e cila synonte ta mbante të copëtuar dhe
të përçarë popullin shqiptar. Në bazë të dekretligjit për ndarjen territoriale dhe ushtarake më 19
gusht 1919, territori i Serbisë së Vjetër ose ai i Serbisë Jugore, të ndahen në këto tri krahina,
përkatësishtë në divizione ushtarake: të Kosovës, të Vardarit dhe të Manastirit. Ndërkaq, me
Kushtetutën e Vidovdanit (28 qershor 1921), do të sjellen ligjet e reja të vendosura nga Mbretëria
SKS të fuksionimit shtetëror dhe ushtarako policor. 2
Pas vitit 1919, kur në Beograd formohet Ministria e Arsimit në krye me Pribiçeviqin,
fillon të behet edhe unifikimi i shkollave fillore, ndërsa aty fillon edhe përgatitja e plan-
programeve dhe miratimi i Ligjit mbi shkollat fillore, i cili aprovohet në gusht të vitit 1926. Me
miratimin e Ligjit të vitit 1929, pushteti serb kërkonte që sistemi edukativo-arsimor të vihet në
shërbim të unitarizmit jugosllav, me çka synohej të rritet “atdheu i përbashkët” dhe rregullimi
shtetëror si dhe besimi në Karagjorgjeviqët. Ligji i parë i Mbretërisë SKS për shkollat e
ashtuquajtura “popullore” u soll më 5. XII 1929, ndërsa më pastaj u korrigjua më7.VII.1930 dhe
u miratua në kohën e diktaturës së mbretit Aleksandër. 3 U morën vendime që të hapen shkolla
1 Ismet Jonuz-Krosi,Qendresa shqiptare në Jugosllavinë Titiste 1944-1990, Tetovë, 2018, f.53
2 Besnik Rameti, Pozita e shqiptarëve në Shkup me rrethin 1918-1941, Shkup, 2022, f.26
3 Po aty, f.146

serbe në vendet e pushtuara, ku rinia do të arsimohej në frymën e pushtetit, edhe pse në disa
gazeta të Beogradit njoftonin se do të debatohet për ligjin shkollor. Jetishi në fillim mësimin
fillestar e ndoqi në gjuhën Serbe, ndrsa gjatë viteve 1932-1939, ndoqi mësimet në medresen “Isa
Beu” të Shkupit, këtu u pais me dituri dhe kulturë të gjërë, ai u vetëdisua edhe me dije atdhetare
duke e kuptuar vuajtjet e popullit shqiptare dhe trimërin e pathyeshme dhe vepra e Hamit
Kokollarit “Kosova djep i shiptarizmit” 4
Jetish Bislim Vishi e dinte se populli shqiptar, duke qenë i paluhatshëm dhe i pathyeshëm
për mbrojtjen e nderit dhe të dinjitetit kombëtar, për mbrojtjen e sovranitetit popullor dhe të
integritetit teritorial të tokës atërore, nëpër etapat historike dhe në formacionet
ekonomiko–shoqërore, gjithmonë ka bërë rezistencë të armatosur dhe asnjëherë nuk e ka pranuar
veten si vasal, e as të huajin si sovran mbi jetën dhe tokën e tij. Që nga koha e lashtësisë, në
traditën e vet kombëtare ai kishte krijuar një bazament të fuqishëm origjinal të atdhedashurisë, i
cili mbështetej në ndërgjegjen kombëtare, të mishëruar dhe të udhëhequr nga besa dhe drejtësia.
Jetish Bislim Visah e dinte mirë se mbi popullin shqiptar janë bërë shumë eksperimente
në kurriz të kësaj populate të pa fajshme shqiptar, se në atë drejtim, serbo-sllavët nuk kursyen
asgjë, ata, me reformat agrare i shpronësonin shqiptarët, i shtypnin, me qëllim që të
shpërnguleshin nga trojet e tyre etnike, më pas, në pronat e tyre, vendosnin kolonë sllavë. Jetish e
përjetoj edhe shpëlrngulen e shqiptarve nga vatrat e tyre të Marveshjes Jugosllavo-Tturke të vitit
1938. 5
Kjo shpërngulje u realizua deri në fillim të Luftës së Dytë Botrore dhe u ndërpre në vitin
1941, me fillimin e Luftësë së Dytë Botërore, Jetish Vishi, me ide atdhetare e vizionare të kohes
ishte angazhuar dhe organizuar për zgjidhjen e drejtë të çështjës shqiptare, të cilën e shikonte dhe
kuptonte të pandare nga shkollimi dhe zhvillimi ekonomik e kulturor i shqiptarëve. Në përputhje
me bindjet e tij liridashëse dhe arsimdashëse, sepse vetm shkollimi I popullit shqiptar ësht vlerë e
e vtëdijes andaj u angazhua pa hezituar Jetish Vishi, për hapjen e shkollës së parë shqipe në
fshatin e tij të lindjes, në Vërban. Jetish Vishi u bë themeluesi dhe mësuesi i parë i kësaj shkolle
shqipe, e cila u hap me 1 qershor të vitit 1943. Për mësues, ai kishte mbaruar edhe kursin
pedagogjik të asaj kohe, me çka kishte fituar të drejtën e mësuesisë… Shkolla shqipe në Vërban
4 Hamit Kokollari, Kosova djep i shqiptarizmit, ideologu dhe furnyzuesuesi kryesor i Jetish Vishit gjatë periudhës
kur ai mësonte në medresen e Isa Beut, njeriu që i mundësoi ndjekjen e kursit pedagogjik në Tiranë. Në Tiranë u prit nga sekretari i Ministrisë Thoma Luarasi i cili e ndihmoi realizimi e misionit.
5 Hajredin Hoxha, Elemente të presionit ekonomik ndaj shqiptarëve në Jugosllavinë e vjetër, f.323; Vasa
Çubrilloviq, Shpërngula e Arnautëve (shqiptarëve).

ishte edhe prej shkollave të para në Kosovë dhe në hapsirën shqiptare të pushtuar nga
Jugoserbia. 6
Gjatë karrierës së tij pati fatin të hapë shkolla për herën e parë në gjuhën shqipe në 4
vende: në Vërban më 1 qershor 1943, në Rashçe të Dervendit të Shkupit më 10 shkurt 1945, në
Zhelinë të Tetovës më 1 shtator 1945 dhe në Chicago të SHBA më 1 shtator 1973 deri më 30 maj
1977. 7
Par juve do të lexoj një nga kujtmet e Jetish Bislimit Vishtit për në f.Rashçe.
I hypëm trenit vogël për Radushë, kaluam Gjorçe-Petrovin, Kondovën, Sfillaren e
Poshtëme dhe zbritëm në fushë të Rashçes. Kaluam urën e Vardarit drejt në Rashçe, prej ku
arritëm në fshat mbas 10-15 minutash. Iu paraqitëm Këshillit të fshatit. Kryetar i Këshillit kishte
qenë Rufati, i cili të lente përshtypjen e një burri të mirë. Na priti shumë mirë dhe u përpoq me
na i plotësu të gjitha nevojat. Menjiherë na i gjeti nga një krevat me drrasa, të cilët kishin nga një
dyshek të mbushur me lecka. Këtu ishte mjaft vështirë me fjet, sepse dysheku ishte si gurë – qurë,
por kur e krahasojsha fjetjen ulur mbi dru pran zjarrit në Lug të Lejthijave (një vend në malet
tona, në Vërban), dhe duke pritur për çdo çast se kur do t’ma kërcasin pushkë, dysheku më dukej
si të ishte me pendla rose. 8
Rashçja, mbasi se ishte fshati më i madh në Derven të Shkupit, në atë kohë ende nuk
kishte as furrë, as dyqan. Por, Rufati shpirtmirë na e organizoi edhe sjelljen e bukës te shkolla.
Të shumtën e herave na i prushin nga nji vorbë me groshë, sa që na dukej si me na i pru nga një
pulë të pjekur, sepse, grosha e Rashçes ishte krejtë në vadë, prandej edhe ishte e njoftur nga
kualiteti në Dervend. Ndonjeni na i pruke me gjizë me speca, por dhe këjo ishte shumë e mirë.
Shumherë na i prushin edhe me pekmez. Buka të shumtën ishte e përzier, grurë e thekër.
Në Rashçe shkuam më 9 shkurt, e ia filluam mësimit më 10 shkurt 1945. Skolla ishte e
ndërtuar pak kohë më parë dhe me plan: 3 dhoma mësimi, një banesë për mësues, zyrë dhe sallë
të mësuesve. E kompletueme me të gjitha orenditë shkollore: banka të mira, drrasë të zezë,
tavolinë, karrika, e tjera. Aty fillova për të parën herë me zhvillu germen në gjuhen shqipe për
këtë fshat. Për këtë shkak fshatarët e Rashçes u gëzuan dhe na pritën krahhapur.

6 Xhevat Bislimi, Vitia edhe Sivjet e harroi mesuesin dhe atdhetarin veteran, Jetish Bislimin-Vishi, 15 mars 1015.
7 Agron F. Bislimi, 20 gusht 2012.
8 Kujtimet në dorëshkrim të mësuesit Jetish Vishi në f. Rashçe të Shkupit 1945, marrur nga Xhevat Bislimi.

Shqiptarët e Rashçes, si dhe të fshtarave tjera të Dervenit, ishin me plot virtyte dhe tradita
të kombit, si nga besa, nderi, mikpritja, trimërija, e tjera. Shkollës ia filluam me dy klasë,
gjegjësishtë paralele, por pak më vonë, mbasi filluam me ardh, hiç pa i ftuar nga fshati Kopanicë,
i cili i kishte më se 200 shtëpi, gjithashtu një dhomë mësimi ishte e lirë, e lutem inspektorin e
shkollës, Mahmut Dumanin, me na i pranu edhe Mulla Xhymshitin e atyhit, i cili ende nuk i
njifke mirë germat shqipe, mbasi se shkollen fillore 4 klasshe e kishte krye në kohë të
Jugosllavisë së kralit. Mirëpo pranimi i tij, mua më kushtoi shum "shtrenjtë", mbasi se më shumë m‘u deshke me e përgaditë atë për me dhënë mësim, se sa veten. Vështirësinë më të madhe ma
dha kur mbrriti te zhvillimi i germës "Y". Këtë germë edhe po t‘ia këputsha gjuhën, kurrsesi
s‘munda me mësu me i thanë si duhet, por veç "U" "O", e tjera.
Mirëpo, edhe pse ma dha këtë mundim, më vonë ia fala, mbasi se ai më vonë u bë
flamurtar i arsimit dhe i kulturës, jo vetëm në Rashqe, por edhe në tërë territorin e Dervendit. Ai,
i pari në Dervendë u kufalifikua me anë të kurseve pedagogjike për mësues. Gjithashtu, të parët
djemtë e tij kryen fakultete. 9
Në këtë fshat qëndruam vetem deri në fund të vitit shkollor 1944/45Gjatë viteve 1945-
1957, si arsimtar do të punonë në fshatin Zelinë të Tetovës, i pa knaqur nga pushteti Jugosllavë
Jetish Vishi do të inkuadrohet në Organizatën e NDSH-së ndrsa më 9 shtator 1946 Jetish Vishi u
arrestua për veprimtarinë e tij politike-atdhetare dhe u dërgua në burgun e Idrizovës. Fillimisht
kërcënohej me denim me vdekje, ndërsa më vonë, në mungesë provash dhe pasi "dëshmitarët" ishin tërhequr, ai u denua me shtatë vite burg. 10 Mësues Jetish Bislmi Vishi pasi u liru nga burgu ka punuar deri në pension në arsim duke shpërnda dije dhe mbrojtur interesin kombëtar.
Ne si banorë të fshatit Rashçe të Shkupit çdoher kur flitet për mësuesit e pare të gjuhës
shqipe kujtojm mësuesin Jetish Bislim Vishin qoftë përjetshm kujtimi për këtë dijetar, veprimtar
e atdhetar por mbi të gjtha edhe arimdashës duke e përhapur arsimin në shqip si rreze dielli që
nuk shuhet kurrë.

Lum Vërbani që të lindi!

Lum shqiptaria që të priti,

9 Kujtimet në dorëshkrim të mësuesit Jetish Vishi në f. Rashçe të Shkupit 1945, marrur nga Xhevat Bislimi.
10 Ismet Jonuz Krosi, Vepr e cit, f.57.

Vepra juaj rreze drite,

Tu e përhapur shkollën shqipe.

Kumtesën time do e përfundoj me një thënje të një veprimtari, atdhetari dhe ideologu
kryesor i pavarsisë së Shqipërisë, Luigj Gurakuqi thot: “Njё popull qё nderon burrat e vet, njё
popull qё pavdekson kujtimet e tyre, jo vetёm nё faqet e historisё, por edhe ne rrasa dhe
monumente, ai popull tregon se ka ndёrgjegje, se ka ndjesi të hollё, se ka miradije, e ka dёshirë
me u sjellun e me drejtuem mbas shembullit tё tё mёdhenjve tё vet”.

Lavdi veprës dhe misionin që ka kryer Jetish B. Vishi!

Faleminderit për dëgjimin dhe vëmendjen.

26 maj, 2023, Prishtinë