Kulturë\Letërsi

Prend BUZHALA: AKTI HEROIK I MUJË KRASNIQIT DHE KËNGA QË NUK NDALET ASNJËHERË

(Lexime poetike. Poezia “Baladë” e Tahir Deskut, kushtuar Mujë Krasniqit dhe 36 të rënëve në Gorozhub, më 14 dhjetor 1998)Kur sot përkujtohet 22-vjetori i rënies dëshmor, më 14 dhjetor 1998 e komandant Mujë Krasniqit me 36 luftëtarë të rënë në Gorozhup në kufirin shqiptaro-shqiptar; qe dy dekada ende do të jehojnë vargjet e një kënge: Kreshtat e Kosovës kanë marrë ngjyrë të kuqe,Krushqit e Dardanit janë nisë me marrë nuse,Po u prin përpara shqipja e Kastriotit,lulëbozhure çelin nëpër flakë baroti.Ishin Beqir Gashi (luftëtar dëshmor, rapsod nga familja e njohur rapsodike e Sefë Mleqanit), që këndonte me Mujën, kur teleshikuesit do ta kenë parë tek këndonin në televizionin e njohur CNN, vargjet aq të njohura të kësaj kënge me tone lartësuese heroike. Kënga merr jehonë, merr jehonë nga vetëflijimi shqiptar, pandalshëm, digjet nga gjakimi për lirinë, nga atdhedashuria e pakufi. Është shtegu i ndritshëm i luftës për liri.1. Në hyrjeNga ana tjetër, kur poeti luftëtar Tahir Desku, shkruan poezi përkushtimore për luftëtarin epik të UÇK-së, Mujë Krasniqin, që ra dëshmor me 36 luftëtarë të tjerë në Gorozhup në kufirin shqiptaro-shqiptar; atëherë cilat vargje do t’i zgjedhë?Cilat fjalë?Cilat figura, si e strukturon poezinë e tillë?Gjithsesi, përpara do të na shfaqen skenat e qëndresës, pathyeshmërisë, pathyeshmërisë së shpirtit shqiptar prballë secilës forcë mizore, secilës intrigë diplomatike apo secilës histori katakombesh e varresh. Poeti e titullon thjesht këtë poezi, “Baladë”, me referencën tekstuale përkushtimore (në kllapa) të ngjarjes: “(Mujë Krasniqit dhe 36 të rënëve në Gorozhub, më 14 dhjetor 1998)”. Poezia është botuar te vëllimi poetik i këtij poeti, me titullin “Engjëjt e lirisë” (Buzuku, Prishtinë 2000).Poezia nuk ka nevojë për të dhëna të tjera, nuk ka nevojë as për parulla apo për përbetime e psherëtima tjera; aty ku pushon reporteri i luftës, aty nis të flasë poezia. Është një poezi antologjike, e cila i detyroi edhe krijuesit muzikorë të përkulen para tekstit të saj të ndjerë thellë dhe ta muzikojnë atë, siç bëri Ilir Shaqiri, për ta ngritu po në të njëjtin piedestal vlerash muzikore. Poeti vetëm teksa e jep me një penelatë lirike sfondin dokumentaro-historikE pra, Muja ishte edhe vetë rapsod. Që i ri, gjimnazist, në shoqëri me rapsodët nga Mleqani, Muja e donte këngën. Kur e organizuan celulën ilegale atdhetare, ishte viti 1984, kur Muja i kishte 17 vjet, për të qenë aktiv në këtë lëvizje deri në rënien e tij. Në lëvizjet e hapëta të protestave shqiptare që shpërthyen gjatë viteve ’80, Muja e Beqa i kishin ngritë peshë shpirtrat e revoltuar të prindërve, nxënësve e arsimtarëve, tek këndonin këngë shqiptare për figurat shqiptare që po i sulmonin serbomëdhenjtë e trabantët e tyre shqipfolës. Në Çabiq, gjatë viteve ’80, SHKA “Besa” në atë kohë vërtet kishte anëtarë që kishin renome në nivel të Kosovës si ishte Bege Gashi. Mujë Krasniqi ishte njëri ndër anëtarët më të rinj të kësaj shoqërie kulturo-artistike, por që në fillim u dallua si në ekzekutimin e veglave muzikore po ashtu edhe si solist. Mujë Krasniqi për një kohë të shkurtë u afirmua si këngëtar dhe u anëtarësua në SHKA “Jehona e Dukagjinit” në Klinë. Çdo këngë që e këndonte Muja, e kishte edhe mesazhin atdhetar. Këngët e tij mirëpriteshin kudo si ne ahengje, dasma, koncerte e festivale. Po e shkëpus një fjali rrëfimi për rënien e tyre nga libri im “Ata hynë vetë në këngë” (kushtuar dëshmorëve Mujë Krasniqi, Beqir Gashi e Ali Krasniqi në këngët e festivalit “I këndojmë lirisë”, vëllimi i parë, Shtëpia Botuese «ROZAFA», Prishtinë 2015):“Për herë të fundit i mbylli sytë edhe Beqa, mbi gjoksin e Mujës, aty ku e kishte të mbështetur kokën. Ashtu, siç shihet nga incizimi, edhe në këtë betejë i kanë qëndruar afër njëri-tjetrit”, thotë vëllai i dëshmorit Beqir Gashit, Brahimi, duke i përkujtuar ato ditë.”2. Struktura tematike e baladës poetikeMenjëherë pas luftës, kur po mbahej Festivali i parë “I këndojmë lirisë” në Klinë, u kënduan dy këngët aq të njohura për Mujë Krasniqin, ajo e Ilir Shaqirit, me tekst të Tahir Deskut dhe ajo e Halit Gashit, me tekst Fadil Demakut. e oshtimat e luftës e me gjëmimet e vuajtjeve e të betejave, vjen poezia e Tahir Deskut, e kënduar nga Ilir Shaqiri. Tahiri ishte edhe vetë reporter lufte e luftëtar i lirisë. Poeti e hap perden. Në skenë lëvizin terri, mordja, vdekja. Atdheu shfaqet në perden e përhirtë. Poeti klith në monolog, diku, pranë një shkëmbi, në vetmi.Poeti ligjëron aty ku thuren legjendat e gjalla, aty ku mali ynë bëhet i shenjtë., legjendar e mitik, njëkohësisht, tek mban brenda vetes jetët e strehuara njerëzore e armët e lirisë. Ai ligjëron përpara një hapësire të ngushtuar të ekzistimit, para vdekjes e heroikes, po edhe para auditoriumi të paskaj, të pafund; para një auditoriumi të sëmurësh, të plagosurish, të uriturish, kryengritësish e përpara njerëzve nën armë.Kush është ai që zbret nga maliËshtë Mujo KomandantiËshtë ai, Muja vetë, me nëqind e dyzetNga po vjen, nga Tropoja a nga Vlora?Kah vjen ai shkrin boraVjen në borë vjen në shiNga Shqipëria në ShqipëriPyetja retorike (“Kush është ai që zbret nga mali”) shquan madhështinë e zbritjes jo të rëndomtë. Një zbritje që shënon historinë. Janë njëqind e dyzet luftëtarë. Një shtegtim i vështirë nëpër motin me borë e shi. Ai shtegtim i zbritjes së Mujo Komandantit, mu në kufi, që ndryshe as që mund të quhet përpos kufiri shqiptaro-shqiptar, po e bënte historinë, kyrehistorinë: një kufi dhune njëshekullore që po binte. Ishte kufiri i dhunës historike, i londrave dhe tyrezave të përgjakshme evropiane të diplomacisë. Dhe jo rastësisht poeti përmend Tropojë e Vlorë: pikën më të epërme të Shqipërisë londineze, ku nuk po shkrihej vetëm bora, po edhe kufijtë, edhe errësira historike. Poeti nuk i ndahet këtij shtegtimi të vështirë në tri strofat në vijim. Këto ndarje të epokës më dysh, të errësirës së dhunës dhe të kësaj që po vinte, e ndan vetëm një vijë e hollë kufiri. Ndryshe s’ka si të jepet përpos me krahasimin e territ si gjarpër i zi (si pusi e rëndë, ashtu si ka ditur gjatë historisë të zërë pusitë e tij armiku, si te ajo kënga e njohur e jugut “Aty diku më zunë pusinë”. Shumë pusi të tilla kanë ndodhur gjatë historisë. Shumë atentate i janë bërë ëndrrave liridashëse. Aty secili hap ishte një pusi a pritë e errët, si gjarpër i zi.As hëna nuk kishtë dalëRrëzë bjeshke atë natëVetëm terri shtrihej si gjarpër i ziTerri që ndante atdheun në dyshAtdheun e moçëm nën qiellin griDhe pjesën tjetër nën shi…nën shi…Vetëm një hap duhet ta bësh Të parin dhe shtegtimi merr udhë. Ai vendim për jetë a vdekje ishte marrë që më parë. I pandalshëm. Shtegtim që shënon gjithnjë pikën e rritjes, nëpër drama tragjedi të pafund. Muja bën atë që është e drejtë, duke e jetuar secilin çast e secilin hap me ritmet e frymëmarrjes së atdheut e të lirisë. Ashtu, me ritmin e një kënge. Jeta në luftë e ka të veçantën e tij. Gjithçka frymon me tjetër ritëm, me tjetër domethënie. “Jeta është një shtegtim që duhet të udhëtohet pa marrë parasysh sa të këqija janë rrugët dhe akomodimet” thotë Oliver Goldsmith, shkrimtar anglo-irlandez. Udhëtimi i vështirë nuk është edhe udhëtim i errët, i verbëtr. Është ai që merr flakë nga dashuria për atdheun dhe lirinë: E rruga ishte e largët tek zhdukej në pafundësiAi vështron fushat e paskaj të KosovësE mendon për zogjtë:Nuk ka vend më t’bukur fluturimiKur flet me lumenjtë thotë:Është vend i papushtuarKur numëron plagët shton:Vetëm vdekja ia shton bukurinë Lirisë!Poeti në disa vargje, i sintetizon, i bën njësh, figurat e esencat e luftës (e bukura – liria apo: pranvera, shtegtimi – rima). Aq afër Kosova dhe aq e largët rruga. Është vendi që nuk pushtohet, sado që aty janë armiqtë. Në ligjërimin e tillë poetik s’ka zhgënjime apo disponime të ngrysura e të ngërthyera në kornizat e një bote egocentrike. Lufta s’i pranon këto. Sepse ajo bëhet për t’i hapur horizontet e gjera etike. Prandaj, edhe jeta të ligjëron aq e aq natyrshëm; jeta e vënë në zgripin e saj. Sa poezi jetësore ka në vetë aktin e ballafaqimit me armën, me vdekjen, me vetësakrifikimin e ndërgjegjshëm! Këndimi merr gjithnjë e më shumë impulse të tilla baladike, me refleksione të tilla thellësisht të gjakuar. Aty shquhet guximi i luftëtarëve. Poeti nuk zgjedh figura tribunale, të fryra. Por jep esencat: si ta kapërcesh këtë sfidë, edhe nëse rruga aty mbaron?! Armiqtë kanë harruar se sekreti i këtij veprimi historik, i armës përmbi të gjitha armët, është guximi. Është trimëria proverbiale shqiptare.Në Antikën greke logos-i dhe ethos-i, dija dhe virtyti, ishin e njëjta gjë; ishin dy faqet e së njëjtës medalje. Kurse praxis-i e kishte pjesë të veten, të pandarë, theorisis-in. Nga ky këndvështrim, trimëria, guximi, heroizmi, përbëjnë një etos të veçantë kombëtar, virtyt e dije, mendësi të veçantë të edukimit etnik, si një nga mënyrat më të sigurta për të realizuar e për të bartur mesazhe tek ndërgjegjja kolektive; të cilin etos krijimtaria popullore e ka memorizuar në kujtesën e kombit, nëpërmes këngëve e formave tjera të krijimtarisë.Prandaj, nga edukimi i tillë estetik e etik. edhe Kënga për Mujë Krasniqin tashmë është ridimensionuar dhe ka marrë formën shumëplanëshe të shpirtit artistik.Por paritmas vjen çasti kulmor i rënies. Tashmë sfondi i peizazhit ndryshon, numërimin e të rënëve mund ta bëjë, si kumt të zi, vetëm një ëndërr e keqe:Pastaj zbardh dita e plogështDhe ëndër e keqe numëron 36 herëDhëmbja shtron gjakun për dheVashat shamizeza ulur nën një bregKanë ndalur pranverën e bimët që mbijnëDiku në një shteg…diku në një rimëShtegtimi u ndal. Mu te kufiri shqiptaro-shqiptar, i aq e aq reminishencave refleksive-historike. Aq të rinj, ku vashat tashmë janë shamizeza, ndonjëra për vëllain, tjetra për të dashurin e saj, për prindin a të afërmin. Se skena të tilla janë përsëritur gjatë historisë! Skena të pritjes së lajmit kobzi.Për një çast ndalon pranvera. Ndalon e bukura, për të marrë hov të ri, të magjishëm, të paparë. Balada mishërohet, sintetizohet me aktin heroik, bëhet njësh me shtegtimin, rima bëhet njësh me pranverën e ndalur, bimën dhe shtegtimin: (“Kanë ndalur pranverën e bimët që mbijnë/ Diku në një shteg…diku në një rimë”). Kjo nuk është çfarëdo shkrirje. Kjo shkrirje sugjeron strofën në vazhdim:Ai sërish ngritet dhe nis këngën e moçmeQë këndohej në anët tona:Nuk po mundem or shokë me folëSe m’ka ra do gjak në gojë…Pra, figura e Mujës tashmë u shtri e u shkri në përmasat e gjithë Atdheut duke u kënduar me frymë tirteiane e homerike, me artin fisnik në portretizimin e heroit luftëtar. Për të këndohet e shkruhet si për gjithë universin shqiptar: në Kosovë, në Shqipëri, në Çamëri, në Shkodër, në Prishtinë, në Shkup, në Vlorë: si për dramën tragjike e të rëndë, për dhembjet e pafund e për qëndresën mbinjerëzore të popullit të tij, për holokaustin, për golgotat e për eksodet biblike shqiptare. Vargjet fundore “Nuk po mundem or shokë me folë/ Se m’ka ra do gjak në gojë…” përpos tonit të baladës, sugjerojnë shumëçka tjetër: pritën e zezë, tradhtinë e rëndë, përfundimin e një udhëtimi, por ai është në këngë (“Ai sërish ngritet dhe nis këngën e moçme”). Duke i përsëritur ato dy vargje të këngës së moçme, aq sa e moçme është e keqja dhe tradhtia. Kodi estetik i poezisë arrin edhe shkallën më të lartë semantike të njohjes, sepse “jeta e popullit shqiptar është një histori përpjekjesh dhe luftërash për liri dhe tokë…Këngët historike janë dëshmi shumë e gjallë e rrugës së vështirë, po heroike, , në të cilën ka ecur populli ynë gjatë shekujve. Këngët historike kanë mbajtur lart ndjenjat e mëdha luftarake e patriotike të popullit…ato e kanë frymëzuar popullin për beteja të reja çlirimtare”(HLSH, fq 79).3. Në daljeDiku te këngë për Mujën klndohet:Këndon Tirana, këndon Prishtinazemër hapur i pret KlinaNiset kënga prej Çabiqit,vjen në shesh të Mujë Krasniqit.Në derdhjet e tilla të figurimeve letrare e të përjetimeve të ndjeshme, krijuesit nuk shfaqin shpirtngushtësinë e tyre apo egoizmin e barrikaduar ideologjik; në krijimet e tyre nuk ka “seleksionim figurash” apo “taborre dëshmorësh” të ndarë nga njëri-tjetri. Kurrsesi. Ata, të gjithë së bashku, në këtë testament lënë një gjurmë nderi a një vazhdë të ndritur shpirti.Te ky krijim kemi një trini të të madhërishmes: Muja me 36 të rënë, lufta e UÇK-së dje poeti luftëtar, Tahir Desku. Në arte, megjithatë, është i njohur parimi i ndriçimit të krijimtarisë me vetë aktin jetësor, ashtu sikundër do të përfshinte ky parim edhe ndriçimin e aktit jetësor me anë të krijimtarisë. Në këtë drejtim krijuesit e këngës, duke e trajtuar figurën e Mujës, kanë arritur ta shpërfaqin një komunikim krejt të ri artistik. Një komunikim, i lindur mundimshëm nga vdekja e nga heroikja, ngërthehen në një ligjëratë të drejtpërdrejtë poetike. Një komunikim aq universal që vë lidhje me njerëzoren. Tek e fundit, ky komunikim shkrin dhe shfaq më vete përmasën humane, njerëzore, si dhe atë katarzën e njohur aristoteliane me efekt çlirues: lufta dhe liria janë vepër e të gjithëve, janë fitore e mundimeve, e vuajtjeve dhe e sakrificave të përbashkëta kundër atij terri shekullor.(Rishkrime, 14 dhjetor 2020)