HISTORIANI I NJOHUR KRISTO FRASHËRI: “Historianët që përkrahin tezën se pavarësinë e Shqipërisë e farkëtuan Fuqitë e Mëdha dhe jo vetë shqiptarët, i përkasin kryesisht historiografisë serbe dhe greke. Si argument kryesor në mbështetje të tezës së tyre ata përdorin faktorin gjeopolitik-pozitën gjeografike të Shqipërisë në brigjet e Adriatikut jugor dhe interesat strategjike që kishin disa prej Fuqive të Mëdha në këtë sektor.”
KOMENTI IM: Kemi edhe në Prishtinë historianë, politikanë, publicistë e analistë që mbrojnë dhe propagandojnë teza të këtilla, të huazuara ose kopjuara kryesisht nga historianët dhe nga propaganda “zyrtare” serbe e greke, kur shkruajnë e flasin për lirinë e Kosovës, të cilën e konsiderojnë (dhuratë nga qielli, nga faktori i jashtëm, NATO -ja, etj., duke mohuar dhe “përbuzur” faktorin e brendshëm, popullin shqiptar në Kosovë dhe viset e saj, shtetin tonë AMË dhe Mërgatën shqiptare! Janë kryesisht ata që për çlirimin dhe lirinë e Kosovës nuk kanë dhënë as qimen e flokut, nuk kanë dhënë as një qindarkë dhe nuk kanë thënë as një fjalë e nuk kanë shkruar as një rresht në kohë e duhur… Janë nga soji i atyre titistëve dhe esadistëve (kolaboracionistë) që edhe krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare e konsiderojnë dhe propagandojnë si vepër të jugosllavëve, tamam si historianët serbë e grekë!!… “I marroftë i madhi Zot!”
add a comment