Shqipëria/Aktualitet

OSBE – ja uron Republikën e Shqipërisë dhe Kryeministrin Rama për zgjedhjet

Pas SHBA – ve edhe OSBE – ja përgëzon Ramën për fitoren: Urime! Presim bashkëpunim të ngushtë.

Kryesuesja e OSBE-së, Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde, ka përgëzuar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 Prillit në Republikën e Shqipërisë.

“Urimet e mia më të ngrohta kolegut tim të dashur Edi Rama për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Shqipërisë. Në pritje të bashkëpunimit tonë të ngushtë e të vazhdueshëm në OSBE”, ka shkruar Linde.