Organizata Dëshmorëve: Xhaferr Hakani shembull i atdhetarizmit në çdo kohë që jetoi
“Në prillin e 39-ës, kur Italia shkeli kufijtë e shtrenjtë të vendit tonë, Zogu dhe tradhtarët e tjerë e lanë mëmëdhenë në dorë të pushtonjësve. Por populli, ndonëse i tradhtuar, shpërtheu në demonstrata të fuqishme kundër pushtimit fashist të vendit… Atje, në radhët e para të turmës që zjente nga urrejtja, në mes të djalërisë ndodhej edhe Xhaferr Hakani, atdhetari dhe demokrati revolucionar, që vitet e kishin thinjur, po s’ia kishin shterur energjitë…”
Para dhe pas vitit 1900 në Elbasan shpërthejnë turbullira të mëdha kundër autoriteteve turke. Më 1905 krijohet Komiteti i Fshehtë i Manastirit. Më 1906 fshatarët e krahinës së Çermenikës kundërshtojnë dhe nuk paguajnë taksat. Në krahinën e Shpatit krijohen çeta të vogla.
Kjo situatë revolucionare si në qytet dhe në fshatrat e Elbasanit influencoi shumë për krijimin dhe forcimin e ndërgjegjes patriotike te Xhaferr Hakani. Është pjesëmarrës në ngritjen e Flamurit në qytetin e Elbasanit më 25 nëntor 1912. …përfshihet në grupin “Popullor” e Fan Nolist të Elbasanit. Duke qenë se ishte antizogist e antifeudal, merr pjesë aktive në Revolucionin Demokratiko-Borgjez të qershorit të vitit 1924, duke dhënë ndihmesën e tij”.
“Xhaferr Hakani ka qenë një atdhetar i shquar për çështjen e atdheut dhe për këtë ka bashkëpunuar me atdhetarë, si me Aqif Pashë Elbasanin, Ibrahim Dedejn, Fetah Ekmekçiun, Riza Cerovën, Myslym Pezën etj.”
“Në prillin e 39-ës, kur Italia shkeli kufijtë e shtrenjtë të vendit tonë, Zogu dhe tradhtarët e tjerë e lanë mëmëdhenë në dorë të pushtonjësve. Por populli, ndonëse i tradhtuar, shpërtheu në demonstrata të fuqishme kundër pushtimit fashist të vendit… Atje, në radhët e para të turmës që zjente nga urrejtja, në mes të djalërisë ndodhej edhe Xhaferr Hakani, atdhetari dhe demokrati revolucionar, që vitet e kishin thinjur, po s’ia kishin shterur energjitë…”
“…më 1943 zgjidhet kryetar i Këshillit ANÇ të lagjes “Perinaga”, ndërsa Myrteza Demeti – kryetar i Këshillit ANÇ të lagjes “Dylgjer Hyseni”. Mbas Konferencës së Pezës bëhet një aktivist i dalluar jo vetëm në lagjen e tij, por edhe në qytet.
Në muajin nëntor 1943 me “pushtimin” e qytetit të Elbasanit nga forcat ushtarake balliste, Xhaferr Hakani kaloi në ilegalitet, kjo edhe për faktin, se djali i tij, Petrit Hakani, ishte komandant i Batalionit Partizan të Dumresë që vepronte edhe në zonën e Shpatit dhe kishte nxjerrë jashtë çdo veprimi si politikisht dhe ushtarakisht forcat e Ballit, të komanduara nga Xhaferr Bali, që ishte edhe banor i Dumresë.
Për hakmarrje kundrejt Xhafës, por edhe të djalit të tij, Petritit, në fillim të muajit janar 1944 ballistët i djegin shtëpinë, e cila do të ishte një nga shtëpitë e para që digjej në qytetin e Elbasanit nga ata. Për arsye pune Xhafa disa ditë më vonë hyn ilegalisht në qytet, por në ato ditë tradhtia e bën punën e saj… Krerët ballistë, si Xhaferr Bali dhe Jorgji Mema, më 24 janar 1944, Xhaferr Hakanin e nxjerrin jashtë qytetit dhe, në buzë të ullishtes, e lidhën mbas një ulliri…”
Xhaferr Hakanin e masakrojnë në mënyrë të tmerrshme…
Nga ajo ditë, Xhaferr Hakani është një nga pishtarët e lirisë së Atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë, por, në të njëjtën kohë, edhe ndaj bashkëpunëtorëve të pushtuesve, të cilët, Shqipërinë e kishin plaçkë tregu, ndërsa moralin e tyre, një… aromë të rëndë.
Familja Hakani, na ka lënë pasardhës të denjë, të cilët, idealin e paraardhësve të tyre, dhe të gjithë idealistëve të sinqertë atdhetarë, e mbështesin me të gjitha mundësitë, sepse, për njerëzit e ndershëm të këtij kombi, liria fitohet me çdo çmim, si dhe pushtimi dhe tradhtia, dënohen me përçmim dhe luftohen me vetëmohim!
Xhaferr Hakani ishte dhe mbeti shembulli i atdhetarizmit, në çdo kohë historike që ai jetoi.
Na mungon fizikisht një nga pinjollët e kësaj familje, Kozmai, i cili përçoi tek trashëgimtarët, të njëjtat ndjenja atdhetare dhe vetëmohuese, si të brezave nga ai erdhi, nga të cilët u rrit dhe u edukua me dinjitet.
OKDA Elbasan, ka në anëtarësinë e saj të kryesisë dhe të tërë organizatës, trashëgimtarë me moral të fortë nga Familja Hakani, të cilët, ia rrisin nderin dhe krenarinë përkushtimit të Dëshmorëve dhe OKDA sonë!
Lavdi ndër breza, Dëshmorit të Atdheut Xhaferr Hakani!
add a comment