Lëvizja\UÇK

Nufri Leka: Ka pushuar së rrajuri zemra e Veteranit të Lëvizjes dhe të Luftës Çlirimtare Qani Dehari

NJOFTIM MORTOR!
KA PUSHUAR SË RRAHURI ZEMRA E VETERANIT TË LËVIZJES DHE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE, ATDHETARIT DHE VEPRIMTARIT TË DALLUAR, QANI DEHARI
Qani Dehari (1941 – 2024)
Qaniu, nje pinjoll i Deharve te Sllupçanit (Kumanove) lindi ne kohet e luftrave dhe me vete mori si femije kujtimet e riokupimit te territoreve shqiptare ne Kosoven lindore kjo beri qe ne bisedat e tij gjate viteve tetedhjeta te thoshte shpesh: “Jo, bacit pa grykehollen nuk mund i dalim zot vatanit”.
Familja Dehari ishte ne sy te armikut te kohes dhe persekutohej si ne aspektin politik ashtu dhe atë ekonomik. Djemve te Deharve u eshte dasht te ndesheshin me burgje e tortura, kurse Qaniut i ra hise te dal ne gyrbet e te perpiqet te sigurojë ekonominë e familjes.
Pas ardhjes ne Norvegji ne vitin 1974 behet nje prites dhe ndihmes per te gjithe gyrbetçaret qe vinin pas tij.
Duke pas familjaret e perfshir ne struktura klandestine (Avni Dehari) e natyrshme ishte qe Qaniu kishte busollen e duhur qe te ndihmonte ku ishte nevoja.
Me riorganizimin e LPK-së, ne vitet 1986/1987, zgjerohen dhe forcohen strukturat e saj gjithandej, duke perfshire edhe Norvegjine. Qani Deharit i jepet mundesia te veprojë aktivisht me strukturat e organizuara te LPKs ne Norvegji. Por, per shkak te specifikes se veprimtaris se saj çlirimtare, LPK-ja kujdesej per te mos dekonspiruar aktivistet e vet, te cilet formalisht ishin «me pune te perkoheshme» dhe leviznin per ne atdhe.
Prandaj, per shumicen e bashkatdhetarëve, Qaniu ishte vetem nje mërgimtar mikprites dhe fjalepak, por ne fakt ishte bartesi kryesor i logjistikes se LPK-s ne Norvegji.
Baca Qani nuk u kusye asnjeher t’u ndihmonte edhe «legalistve» te LDKs e partive nga Maqedonia shqiptare.
Posaqerisht duhet cekur se
Baca Qani shtepinë e tij e kishte vënë në dispozicion te Bace Adem Demaçit dhe aty jane mbajtur takime te rendesishme nga viti 1993 e deri ne çlirimin e Kosoves. Shpesh në gojët e aktivistve te LPKs ne Norvegji thonim: Te shkojmë tek rezidenca e Baces Adem.
Te gjithe qe e njohen dhe posaçerisht, ata që bashkepunuan me Bacen Qani, tek ai gjeten nje burre te kauzes kombetare, i cili edhe pse ne moshe, kur krisen pushket e lirise ne Iliride u kthy ne Sllupçan per të qenë përkrah djemve te pushkes dhe popullit te vuajtur liridashës.
Lavdi jetes dhe vepres se Qani Deharit!
(Shoku, bashkëveprimtari dhe bashkëluftëtari Nufri Leka)