Lëvizja\UÇK

MUSTAFË XHEMAILI: PIKTURË MONUMENTALE KUSHTUAR HEROIT: PIKTURË MONUMENTALE KUSHTUAR HEROIT

PIKTURË MONUMENTALE KUSHTUAR HEROIT
Heroi i Kombit Kadri Zeka, ishte njëri ndër udhëheqësit kryesor të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës në kuadrin e organizatës OMLK, gjatë viteve 70-ta dhe 80-ta të shekullit të kaluar. Ai u vra me atentat nga UDB-ja serbojugosllave, më 17 janar 1982, në Untergrupenbach në ish Gjermanin Perëndimore, së bashku me vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla, (tash heronj të Kombit).
Kjo pikturë (teknika vaj në pëlhurë) realizuar në vitin 1985, nga piktori, veprimtari dhe politikani Emrush Xhemaili, shprehë në mënyrë estetike, emocione të veçanta për Heroin e Kombit dhe epokën e tij. Piktura është një vepër arti ku, gjithashtu, shprehet vizioni, karakteri dhe qëndrimi i vendosur revolucionar, realizuar me qartësi dhe vlerë të larë e të qëndrueshme artistike.
Piktura është një monument arti që i kushtohet Kadri Zekës, njeriut shembullor, vizionarit e ushëheqësit të madh të luftës për liri të Kosovës dhe bashkim kombëtar.
Lavdi Heronjve të Kombit!