TI QË URRENË SKËNDERBEUN
Ti që urrenë Skënderbeun
S”e ke idenë për Atdheun
Ke mendje të shpërlarë
Je me zëmër joshqiptar
Sa një gomar ske vlerë
Facë njeriu, por pa nder
Gjakun ujë n’damarë e ke
Më i keq se një armik je
S’din fare të turpërohesh
Nga askush të frikohesh
Pos shpatës së Skënderit
Edhe grushtit të Enverit
Gjergjin ore njeri i marrë
Fqinjët duan me n’a marrë
Me ngritë të tyren histori
Mbi gënjeshtra si gjithënji
Kemi njerëz si ti që pallin
Atdheun synojnë t’na kallin
Pallin e nuk pushojnë
Armiqt haptaz i ndihmojnë
Me mendje jo të kthjellta
Kanë qellime të errta
Veshën t’na e bëjnë të huaj
E gjuhën të n’a e shuajnë
Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Është emblema vet Atdheu
Është për kombin flamurtar
Kryeheroi i jonë kombëtar
Te Heroi ynë është një gabim
Emrin duhet ta kishte
Kryetrim… As Gjergj as Skënderbe
E mbiemrin Atdhe, Atdhe
Gëzuar 28 Nëntori!
HISTORIA E KOSOVËS SË RE / THIRRJE
Mbaroj paqësorja nga LDK-ja
Nisi luftën shpresa LPK-ja
Më pastaj u quajt UÇK-ja
S’bashkëpunonin njëra me tjetrën
Serbia vazhdonte t’bënte t’vetën
E para të dytën xhelozonte
Luftën heroike ia vështirësonte
Nga Serbia populli u masakrua
Ndihmë e madhe nga NATO u ofrua
U fitua me luftë pamvarësia
U vërtetua me drejtësi shtetësia
Çka bënë politikanët tanë ?!
Filluan njëri – tjetrin t’a “hanë”
N’pozita e kollare u dashuruan
Menduan që te Zoti shkuan
Truri më shumë nuk u punonte
Populli e Atdheu s’ju interesonte
Sytë iu errësuan pas egoizmit
Rjepën vendin përmes privatizimit
Me hajni s’dinin të ngopeshin
T’pamençurit dot s’dorëzoheshin
Bashkëkoheshin vetëm për t’luftuar
T’mençurit politik të pa provuar
Armikun e lanë krejtësisht n’harresë
Ndaj dëshmorëve u bënë t’pabesë
Kjo kohë kështu me vite zgjati
I tillë ishte i mëmëdheut fati
Ku je tani ore i shumëvuajtur popull?
Ke mbetur duke u sjellur rrotull
T’paditurve u besove tepër gjatë!
Ke mbetur n’mes të rrugës i ngratë
Lufta çlirimtare po t’sulmohet
Sakrifica gjakderdhja po t’mohohet
Shkaku i prijësve tu të paditur
Armikun keq e kanë llogaritur
Kthjellu ore popull i lashtë shqiptar
Shpejt dhe një orë e sa më parë
Të korruptuarit prap po bashkohen
Kurrë nuk pritet që të përmirësohen
Pushtetin duan t’a kenë me çdo kusht
Që t’mbajnë popullin peng e n’grusht
Secili dëshiron t’bëhet president
Edhepse n’mendje t’gjithë janë dement
S’kanë ndërmend fare të dorëzohen
Në një qeveri t’re duan të harrnohen
Edhe një herë t’na turprojnë para botës
Duke shkelur ligjin dhe vlerën e votës
O popull bujar e i urtë shqiptar
Ndalojë njerëzit e marruar grabitqar
Që edhe me armikun bashkëpunojnë
Vetem e vetem karriket mos t’i lëshojnë
Falin tokë, ujë, bjeshkë edhe male
S’mërziten fare për të tuat halle
O popull shqiptar dikur krenar
Mos lejo t’udhëheqësh me t’pambarë
Eja i tëri me diellin dhe hënën
Gëzoje babain dhe nënën
Sqarim : LDK- lidhja demokratike e Kosovës, LPK- Levizja Popullore e Kosovës, NATO- aleanca ushtarake perendimore. Me “babain” mendoj Atdheun, Me “nënën” mendoj Mëmëdheun
dhjetor 2020